Aurel Dasareti: Ëndrra nuk mund të vdesë, për aq kohë sa shqiptari jeton
Ëndrra nuk mund të vdesë, për aq kohë sa SHQIPTARI jeton

Armiqtë janë të elektrizuar nga ëndrra se me
veprimet antishqiptare do të arrijnë shkombëtarizimin e tyre dhe një ditë, do
të ushtrojnë një kontroll të plotë mbi ta. Kodoshët shqipfolës, në bashkëpunim
me armikun e jashtëm, duan ta shtrydhin Atdheun tonë. Misioni i tyre është të
vazhdojnë të na bezdisin me llomotitje të çoroditura dhe në thelb të pakuptim.
Lehjet e tyre janë një përzierje e shushatur vetëmburrjeje primitive,
përgojimesh të gjithçka-je shqiptare dhe
profeci të flakta të predikuesve injorantë përçarës antikombëtar.
***
Kombi është një
bashkësi njerëzore e qëndrueshme, e lindur mbi bazën e bashkësisë së gjuhës, të
territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit shpirtëror që shprehet në
bashkësinë e kulturës. Kombet kanë një shpirt të përgjithshëm dhe një
unitet moral të vërtetë që i përfton ashtu siç janë. Ky unitet shfaqet sidomos
nëpërmjet GJUHËS. Shqiptari i cili është duke flakur tej gjuhën amtare, zakonet
e nderuara, dhe duke shkelur me këmbë dogmat kombëtare, ai fyen pikërisht
ZOTIN.
Për një komb të
caktuar, me rrënjët e veta-gjenealogjinë, me një kujtesë etnike, me një
popullsi të dhënë, territorin, me zakonet e tij, gjuhën e tij, situatën
gjeopolitike, pasuritë, cilësitë e mira e të këqija, duhen gjetur ligjet që i
përshtaten.
***
Edhe pse shqiptarët
nuk kanë druajtje të tepërt prej sundimtarëve, janë tejet të bindur dhe
verbuar. Janë prej atyre kombeve që nënshtrohen jo pse autoriteti iu shkakton
aq frikë, por sepse ata kanë aq frikë - jo nga
autoriteti, por prej jetës - sa kërkojnë një pushtet të cilit t`i nënshtrohen.
Ndërkaq, sundimtarët e tyre injorantë, kanë nevojë për një prijë të fuqishme,
të fortë, që të kompensojnë ligështinë e tyre. Dhe,
e gjejnë te fqinjët. Prandaj Shqipërinë e urdhëron Greqia, Kosovën Serbia,
Turqia...
Kohët e fundit kam
përshtypjen që jeni të vetëdijshëm se gjendeni në një botë të huaj dhe ju ka
kapluar ndjesia e pafuqisë që rrjedh prej kësaj. Kjo lehtësisht mund t`ju
mposhtë. Nëse do të ndjeni veten tërësisht pasiv, një objekt i thjeshtë, do
të privoheni prej vetëdijes se keni një vullnet, një histori të lashtë dhe një
identitet legjendar pellazg/ilir/shqiptar.
Nuk ka rrezik tjetër
si ai kur mendja të ngulet në një pikë e nuk luan vendit, kurse unë jam vërtet
nga ata që gjatë përmbushjes së detyrës, kanë nevojë për emocionet e lidhura me
rreziqe e me marrje rreziqesh përsipër, për ta pasur mendimin të kthjellët. Ky
është element i prirjeve të mia.
Një mik më pyeti: “Aurel, nga e nxjerrësh këtë kënaqësi emocionale,
nga dashuria apo rreziku që vjen nga kjo lojë?”
Përgjigja ime
ishte: “Nga rreziku. Sepse më
nxit. Por, të lutem, mos më keqkupto, rreziqet nuk më pëlqejnë, më
pëlqen t`u bëj bisht. Kështu u hapet rrugë energjive të mia.”
Ata që nuk kujdesen
për ndjenjat e të tjerëve mund të bien shpejt në telashe. Shumica e vendimeve
të marra janë të bazuara në emocione. Kjo ndoshta nuk duket ashtu sepse ne i
maskojmë me fjalë të arsyeshme dhe shpjegime, por shpesh janë "ndjenjat e
barkut" ato që vendosin.
Emocionet janë nxitës
të fuqishëm në njerëz, për të mirë dhe për të keq dhe diçka që ne dëgjojmë me
vëmendje kur ne të hasim në diçka që na sfidon. Janë instinktet origjinale
indigjene që na tregojnë nëse ne duhet të ikim ose
të luftojmë.
Të njohësh vetveten do
të thotë të fitosh një kuptim thelbësor në rritje, mendore dhe ndijore, për
pjesën tjetër deri më atë kohë të panjohur të psikikës vetjake. Ajo shkakton
një shtim të energjisë, që çlirohet prej përgjegjësisë për të mbështetur
kapërcimet; kështu pra, sa më tepër që njeriu është në ndërlidhje me realitetin
e tij të brendshëm, aq më tepër është i dritësuar dhe i lirë.
***
Sa e shkurtër është
rruga nga normal te i çmendur?
Çfarë është çmenduri
dhe çfarë është normalitet? Kjo është një pyetje e lashtë me shumë përgjigje.
Tradicionalisht ne e perceptojmë shpesh çmendurinë në lidhje me
mangësinë e realitetit. Njerëzit që përjetojnë botën në një mënyrë krejtësisht
të ndryshme se publiku i gjerë, shpesh konsiderohen si të sëmurë psikik, me
çrregullime shpirtërore. Shumica e njerëzve e kuptojnë marrëzinë dhe çmendurinë
si e kundërta nga e arsyeshmja.
Ne duhet të jemi
sinqertë. Ka grupe në shoqërinë tonë që kanë një kokë bosh, gojë të madhe dhe
një zë të lartë, por të cilët nuk janë myslimanë të vërtetë. Dhe, këta krijesa
nuk përfaqësojnë shqiptarët mysliman. Ekstremizmi i tyre ka të bëjë me
ideologjinë dhe jo Islamin. Më injorantët dhe më të çmendurit prej tyre:
propagandojnë mësimin
fetar islam në shkolla
propagandojnë
mbulesën me jorgan të femrave
kërcënojnë me dhunë
të përhapin islamin politik
Politikanët injorantë, servil, tradhtarë
dhe të korruptuar deri në vesh:
dhe plaçkitën të
gjitha pronat shoqërore
motivojnë / detyrojnë
ikjen e shqiptarëve dhe boshatisjen e vendit
përpiqen të zvogëlojnë
numrin e shqiptarëve të Kosovës, duke ua ndaluar lindjen e fëmijëve
ua dhurojnë fqinjëve
KOASH-in, qytetet (Mitrovicën), minierat (Trepçën), lumenjtë (Vjosa, Radika),
detin, kodrat, fushat, malet, tokën, qiellin, ajrin...
Botëkuptimet e tyre të
përdredhura për çështjet dhe gjërat, janë fuqia më shkatërruese për Kombin dhe
Atdheun.
***
Nacionalizmi
i shqiptarëve është vrarë si pasojë e “pastrimit të trurit”, ndërkaq fqinjët
shovinist e përforcojnë gjithnjë e më tepër. Megjithatë, nuk ka probleme me të cilat
nuk mund të ballafaqohemi. Përvoja, njohuritë dhe besimi në vetvete na tregojnë
se si ato duhet të trajtohen. Doemos, edhe shoqëria shqiptare të pastron
plehrat nga kopshti vet, të krijojë strukturë dhe institucione të mirëfillta,
të përhershme, që i sigurojnë asaj qëndrueshmëri.
***
Në shtator 2012, me
disa miq dhe bashkëluftëtarë të mi ishim në Shqipëri. Afër dy muaj u stërvitëm
në bjeshkët madhështore dhe ujërat e kaltra të Ksamilit. Natën e fundit para
ikjes, në ditarin tim shkrova:
Fryrë zemrat dhe faqet
me ngjyra të ndezura, homazh të dashurit Atdhe. Emri i shenjtë. Gjumi im është
i heshtur, dhe askush nuk mund të ëndërrojë në mënyrë të lehtë dhe kështu të
heshtur, kur malet dhe deti bie në gjumë, dhe askush nuk mund të buzëqeshë në
mënyrë të qetë dhe të lumtur, kur zërat lundrues mbinatyror vdesin. Dhe, pyjet
janë duke fjetur në luginë.
Shqipëri, Shqipëria ime, ma jep mua
pranverën tënde, me diell mbi ujërat që lëkunden, por më dëgjo mua, më dëgjo
mua kur ditët kalojnë dhe hijet e mbrëmjes mbulojnë ballin tim. Pastaj më mëso
të zbehem, o Shqipëri moj nëna ime, dhe të hipi në një krevat në tokën tënde të
shenjtë, kur vera e lënë vendin...
***
PS: Kjo letër e imja (ky artikull) u botua në
disa gazeta kombëtare në mars të vitit 2015.
Më poshtë sot (16.07.2026) shkrova një shtesë
për të:
Kjo thënie e imja (publikuar
shpesh në shtypin shqiptar), trajton debatin rreth vetëdijes kombëtare dhe gjeopolitikës
në rajon.
Këndvështrimi i im ndahet në dy elemente kryesore:
1) Zbehja e
nacionalizmit shqiptar: U përpoqa të
argumentoja se ndërgjegjja kombëtare është dobësuar për shkak të ndikimeve të
jashtme, propagandës dhe ndryshimeve sociale.
2) Agresiviteti i
fqinjëve: Unë theksova se,
përballë këtij pasiviteti, shtetet fqinje që kanë pushtuar trojet tona, vazhdojnë
të konsolidojnë politikat e tyre fashiste apo shoviniste, terroriste (siç jam
shprehur në artikujt e të botuar në shumë gazeta/portale shqiptare.
Ky qëndrim (jo vetëm
i imi por i disa atdhetarëve tjerë) nxit shpesh diskutime në opinionin publik
lidhur me raportin mes patriotizmit, integrimit rajonal dhe ruajtjes së
identitetit kombëtar.
Argumenti se
nacionalizmi shqiptar është dëmtuar nga një formë e "pastrimit të
trurit" është një tezë që shpesh diskutohet në publicistikën dhe
sociologjinë shqiptare. Ajo ngrihet për të shpjeguar zbehjen e vetëdijes
kombëtare dhe faktorët e jashtëm që kanë ndikuar te shqiptarët.
Kjo tezë mbështetet
në disa pika kryesore:
1) Deformimi i
Historisë: dokumentohet se
historiografia është manipuluar gjatë periudhave të ndryshme politike (sidomos
gjatë regjimit komunist dhe ndikimeve pasuese), duke çuar në një perceptim të
gabuar të rrënjëve dhe vlerave kombëtare.
2) Ndikimi i
Agjendave të Huaja: Dokumentohet (kam
theksuar ) se qarqe të caktuara, shpeshherë shoviniste fqinje, kanë investuar
për dekada në nxitjen e përçarjes fetare, krahinore apo ideologjike për të
dobësuar kohezionin shqiptar.
3) Humbja e Identitetit
Autentik: Argumentohet se
përmes indoktrinimit dhe imponimit të kulturave të huaja, shoqëria shqiptare është
larguar nga nacionalizmi tradicional (bashkimi përtej dallimeve partiake,
fisnore, krahinore...) dhe është drejtuar drejt një pasqyre të dëmshme vlerash
(pothuajse aspak nuk mërziten për kombin por për fenë që ua imponojnë armiqtë
tradicional që mjerisht i kemi me shumicë.
***
Në kontrast me këtë
këndvështrim, studiuesit e historisë dhe sociologjisë (siç evidentohen tezat e disa
studiuesve të njohur mbi lëvizjen kombëtare) e përkufizojnë nacionalizmin
shqiptar si një model unik. Ky model historikisht u ndërtua mbi parimin e
ndarjes së fesë nga përkatësia kombëtare, duke i lënë vendin bashkëjetesës...
PS: Shqipëria dhe Kosova (dhe trojet nën okupim) janë
vend laik.


