Gjon Keka: Faktet historike janë kokëforta, na pëlqyen apo jo

17h më parë

Faktet historike janë kokëforta, na pëlqyen apo jo

Nga Gjon Keka

Faktet historike janë kokëforta, na pëlqyen apo jo duhet thënë, sepse arsye që ne dhe ju flisni ende shqip, e shprehni lirë atë gjuhë, madje me të njëjtën gjuhë të ëmbël arbërore(shqipe) që na lanë paraardhësit edhe i sulmoni, njollosni, shani e kërcënoni dhe mbi të gjitha e shprehni qartë injorancën, është pikërisht fal Gjergj Kastriotit, Pal Engjëllit, Gjon Buzukut, Pjetër Bogdanit, Gjergj Fishtës etj. Çka do të thotë se me gjuhën që na lanë ata ju po e sulmoni vetë gjuhën që po flisni, po i sulmoni dhe mohoni e njollosni themeltarët e kombit dhe ruajtësit e gjuhës sonë, identitetit tonë kombëtar dardan-arbëror europian.

Nuk mund të krahasohet Dioqeza Prizren-Prishtinë me BIK-un filialen apo satelitin e Turqisë në Kosovë. Sepse, janë si drita me terrin. Dioqeza i ka rrënjët te Justiniani I., Konstantini i Madh, Gjergj Kastrioti, Pal Engjëlli e Pjetër Bogdani, ndërsa BIKU i ka rrënjët te Sulltan Mehmeti II., armiku i Gjergj Kastriotit dhe kombit tonë.

Kontributi i Dioqezave në ruajtjen e gjuhës,identitetit, figurave kombëtare dhe traditave kombëtare dardano-arbërore dihet historikisht.

Nëse nuk do të ishin Pal Engjëlli, Dhimitër Frangu, Gjon Gazulli, Gjon Buzuku, Pjetër Bogdani, Pjetër Budi, Gjergj Fishta etj, ne vështirë se do të kishim se ku të mbështeteshim, ishin pikërisht këta që na ruajtën gjuhën dhe e dokumentuan në veprat e tyre rrënjët e gjuhës sonë dhe identitetit tonë kombëtar arbëror europian.

Mjerim në çfarë gjendje ka ardh një pjesë e popullit tonë, Zoti ia ndriçoftë mendjen e zemrën  dhe ndoshta një ditë i ktheheni vetes dhe e kuptoni se po vetmallkoheni duke i sulmuar figurat e shenjta( themeltarët) të kombit tonë.