Gani Pllana: Prof. Dr. Zamir Dika - Dibrani, i cili shkëlqeu si profesor, dekan dhe rektor
PROF. DR. ZAMIR DIKA-DIBRANI QË SHKËLQEU SI PROFESOR, DEKAN DHE REKTOR NË UNIVERSITETIN E EVROPËS JUGLINDORE NË TETOVË

Prof.
Dr. Zamir Dika, lindi më 5 janar 1969 në Dibër. Shkollën fillore dhe të mesmen
i kreu në vendlindje. Në vitin 1992, u diplomua në Universitetin e Prishtinës,
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, si studenti më i mirë i gjeneratës së tij.
Studimet
pasuniversitare i vazhdoi në Universitetin Politeknik të Tiranës, Shqipëri, si
kandidat doktorature me specializim në "Automatizimin
e Proceseve Teknologjike" me notën 10 (dhjetë), dhe përfundoi me
sukses mbrojtjen e doktoraturës, në vitin 1997 me temën: "Kontribut në zgjidhjet optimale në teknologjinë e kontrollit të
sistemeve digjitale asinkrone sekuenciale - minimizimi i gjendjeve".
Në
vitin 1992, u zgjodh asistent ligjërues në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike
në Universitetin e Prishtines.
Në
vitin 1998, u zgjodh ligjërues për lëndët në fushën e rregullimit automatik në
Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Në
vitin 1999, u emërua ushtrues detyre Dekan i Fakultetit të Shkencave
Kompjuterike në këtë universitet.
Në
vitin 2002, u zgjodh docent në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive
Bashkëkohore në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë (UEJL).
Në
vitin 2007, u zgjodh profesor inordinar (profesor i asocuar) në fushat e
sistemeve të informacionit dhe shkencave kompjuterike në Fakultetin e Shkencave
dhe Teknologjive të Komunikimit në Universitetin e Europës Juglindore.
Paralelisht, ligjëroi edhe në studimet e doktoraturës në Universitetin
Politeknik në Tiranë. Në vitin 2009, u zgjodh profesor i rregullt në
Universitetin e Europës Juglindore në fushat e sistemeve të informacionit dhe
shkencave kompjuterike.
Në
Universitetin e Europës Juglindore, punoi në disa pozicione drejtuese, si:
Drejtor i Qendrës Kompjuterike, më pas Dekan i Fakultetit të Shkencave dhe
Teknologjive të Komunikimit, ndërsa në vitin 2005 u emërua Prorektor për
Çështjet Akademike.
Në
vitin 2010, u zgjodh Rektor i Universitetit të Europës Juglindore, dhe në vitin
2014 u rizgjodh në të njëjtën pozicion nga Bordi i Universitetit.
Njohuri i gjuhëve të huaja: maqedonisht, serbokroatisht dhe
anglisht.
Specializime jashtë vendit

Për
zhvillim profesional, në vitin 2013 përfundoi Programin e Arsimit Ekzekutiv në
Shkollën e Biznesit të Harvardit (Harvard Business School).
Në
vitin 2020, iu bashkua kompanisë së njohur ndërkombëtare “Ecolog International”, në rolin e Drejtorit të
Përgjithshëm të “nd group” me seli në Eindhoven të Holandës për Menaxhimin e
Projekteve në rajonin e Ballkanit.
Anëtar në projekte ndërkombëtare
Prof.
dr. Zamir Dika është i përfshirë në disa projekte ndërkombëtare të Komisionit Europian
për kërkim shkencor, në projektin “TEMPUS” dhe në projekte të tjera relevante
që lidhen me interesin e tij kërkimor shkencor.
Zakonisht merr pjesë në disa konferenca
ndërkombëtare dhe ka botuar punime në revista shkencore ndërkombëtare dhe konferenca
shkencore kombëtare. Gjithashtu merr pjesë në Komitetet e Programit për
organizimin e konferencave ndërkombëtare relevante në fushën dhe interesin e
tij të kërkimit shkencor dhe është gjithashtu recensues i jashtëm i punimeve
kërkimore shkencore, në disa revista shkencore.
Në vitin 2014 ai u ftua si recensues i
jashtëm i revistës prestigjioze ndërkombëtare IEEE "Transactions on
Engineering Management" dhe anëtar i komitetit të programit për
organizimin e Konferencës Ndërkombëtare të Shoqatës prestigjioze për Zhvillimin
e shoqërisë së informacionit (IADIS), 2011-2015.
Që nga viti 2017, është shpallur Anëtar
i Akademisë Botërore të Arteve dhe Shkencave.
Lista
e disa prej punimeve shkencore dhe profesionale të botuara dhe aktivitetet
kërkimore shkencore
a)
Punime
shkencore të botuara në revista shkencore dhe në konferenca ndërkombëtare:
1. “Evaluating
web frameworks for personal learning decision?making: A comparative analysis”. International Journal of Computational and
Experimental Science and Engineering, 2025, Vol. 11(2), p. 3365?3374.
2. “E-learning
Technology in Higher Education: A Review”. Proceedings
of 4th International Conferences on Science and Technology
Engineering Science and Technology, Budva, Montenegro, 2021, p. 428-441. ISBN:
978-605-70965-2-4.
3.
"Applied
Text-Mining Algorithms for Stock Price Prediction Based on Financial News
Articles". Managing Global Transitions International Research Journal, Publisher:
University of Primorska Press, ISSN 1854-6935, Volume 17 , Number 4, p. 335 -
352, 2020, Slovenia.
4. ”A Study on Comparative Analysis of COVID-19 Datasets”. SEEU Review - International Scientific Journal. Pulbisher: Sciendo -
DeGruyter. Volume 15, Issue 1, pp. 104-120, 2020.
5.
"Quo vadis,(e-) service quality?
Towards a sustainability paradigm", International Journal - Total Quality
Management & Business Excellence,
(Print ISSN: 1478-3363; Impact factor:
1.526; 2017 5-Year Impact Factor: 1.971; Journal Citation Reports®
Clarivate Analytics, 2018) Volume 30, 2019 - Issue 7-8, Pages 792-807 / 2019.
6.
“Qualitative Analysis of ERP System
Issues and Challenges in Higher Education: Evidence from Survey Data. 3rd
International Scientific Conference on Business (ISCBE). June, 2019, pp.
613-625. Publisher: Faculty of Business and Economics, South East European
University – Tetovo, Republic of North Macedonia. ISBN: 978-608-248-031-2.
7.
“The influence of IS on knowledge
sharing in multinational manufacturing networks: Experiences from Albanian and
Macedonian plants”,11th IADIS International Conference on
Information Systems (IS2018), pp.211-216, 2018, Lisbon, Portugal,
ISBN:978-989-8533-74-6.
8.
"Migrating Google Cloud SDK to the cloud. Case
Study: GAE Launcher", 11th
IADIS International Conference on Information Systems (IS2018),
pp.211-216, April 2018, Lisbon,
Portugal, ISBN:978-989-8533-74-6.
9.
”Using an
Integrated Framework for Conceptual Modeling”, International
Journal of Advanced Computer Science and Applications, Volume 9 (11), pp.
522-536 / 2018, (ISSN: 2158-107X Emerging Sources Citation Index by Thomson
Reuters Clarivate Analytics Web of Sicence), England, United Kingdom.
10.”Integrated Development Environment as a
Service (IDEaaS) - Models and Architecture part of the Google Cloud Core
Services”, International Journal of Computer Applications, Foundation of
Computer Science (FCS), NY, USA, Vol. 182 – Nr. 6, pp 44-50, 2018.
11.
“Knowledge Transfer in Manufacturing Plants and the role of Information
Systems (IS): Case study on Macedonia manufacturing plants”. 8th International
Conference on Information Systems and Technology Innovations: fostering the
As-A-Service Economy, 2017, pp. 31-38, Department of Statistics and Applied
Informatics Faculty of Economy, University of Tirana, Albania, ISBN:
978-9928-148-67-4.
12.
"Bank
employees’ internal and external perspectives on e-service quality,
satisfaction and loyalty", International Journal - Electronic Markets, Vol. 26, Iss.
3, pp. 291-309. Impact Factor: 1.864.
13.
“Integrated
Approach to Conceptual Modeling”, International Journal of Advanced
Computer Science and Applications, 7(12), 213-219 (ISSN: 2158-107X Emerging
Sources Citation Index by Thomson Reuters), 2016, England, United Kingdom.
14.
"A
Sustainable E-Service Quality Model", Journal of Service
Theory and Practice (formerly, Managing Service Quality), Vol. 25, Iss. 4, pp.
414-442. DOI: Impact Factor: 1.098.
15. “Making impact with data in a
University Setting – the case of SEE-University”. 12th
International Conference on Informatics and Information Technologies, CiiT2015,
pp. 135-141. Faculty of Computer Science and Engineering, Bitola, Macedonia, 4
/ 2015. ISBN 978-608-4699-05-7.
16. "Absorbing Capacity Using
Knowledge Management Systems ?n
Emerging Countries ?n
Manufacturing Plants", International Journal of Science,
Innovation & New Technology,
Vol.
1, No. 13. July, pp 27-31, Tirana, Albania. Printed ISSN: 2223-2257; Online
ISSN: 2225-0751.
17. “Performance and load testing of cloud
vs. classic server platforms (Case study: Social network application)”, Published
in Proceedings of 3rd IEEE Mediterranean Conference on Embedded Computing, pp.
301-306, Print ISBN: 978-1-4799-4827-7, MECO – 2014, Publisher: IEEE. Budva,
Montenegro.
18.“The Use of ICT in the Decision Making
Process: The Case of Macedonian Entrepreneurial Businesses”. In:
Springer New York, Heidelberg, Dodrecht, London: Springer publishing, pp.
339-366, ISBN: 978-3-642-36576-8.
19. ”2B or Not B2B? The future of B2B and
the role of Small and Medium-sized Enterprises from SEE”.
6th Balkan Conference on Informatics, pp. 158-161, BCI 2013, ISSN: 1613-0073
20.
“The
Effect of ICT Capabilities on the Experience of Using E-Services in Banks”, Published
in International Journal of Computer Theory and Engineering, pp. 788-792, 2012,
ISSN: 1793-8201, Vol. 4, No. 5.
21. “A Step Towards the Virtual (Open)
Campus: the Role of Multimedia Communication Services”, In: "Video Conference as the Tool for Higher Education”,
published by Firenze University Press, ISBN: 978-88-6655-102-7, 2012, Italy, p.
75-83.
22.
“Semantic
Multicast Notifications: Increasing information timeliness and efficiency with
ad-hoc mapping of operational events and organizational data”.
World Scientific Engineering Academy and Society International Conference on
Computer Engineering and Applications (CEA '10), 2010, ISBN: 978-960-474-153-3,
pp. 27-33. University of Harvard, Cambridge, USA.
23.
“Secure
and Reliable Modular Web-based solution – Integrating the Process of Grade
Submission to the University Information System”. International
Association for Development of the Information Society Conference on
Information Systems, 2009, Barcelona, Spain, IADIS Press, Page 387-393, ISBN
978-972-8924-79-9.
24.
“Managing
Security in a New Learning Management System (LMS)”. ITI
2009 31st International Conference on Information Technology Interfaces, (IEEE,
2009), pp. 337-342. University Computing Centre - University of Zagreb, Cavtat,
Croatia. ISBN 978-953-7138-15-8.
25.
“Virtualizing
a campus: a SEEU case study. ACM, 3rd International Conference on
‘Digital Interactive Media in Entertainment and Arts’, 2008, Athens, Greece. Page 215-218, ISBN: 978-1-60558-248-1.
26.
“A
study of evaluation papers and surveys about Learning Content Management
System”. World Scientific and Engineering Academy and Society, 7th
International Conference on ‘Software Engineering, Parallel and Distributed
Systems’, 2008, Cambridge, UK. pp. 158-162, ISBN -ISSN: 1790-5117,
978-960-6766-42-8.
27.
“Common;
a framework for developing Knowledge-Based Systems dedicated to
Competency-Based Management”. IEEE, 28th International Conference,
Information Technology Interfaces, 2006, Cavtat-Dubrovnik, Croatia. Page
419-424, IEEE Catalog 06EX1244. ISBN 953-7138-05-4.
28.
“New
Course Management System as a transitional tool for improving E-Learning
performances”, Published in the SEEU Review, Vol.2/
No.2, Tetova, Republic of Macedonia, 2006.
29.
“Technology-Side
Reasoning in E-Commerce”, Published in SEEU Review, Vol.1/ No.1,
2005, Tetova, Republic of Macedonia, 2005.
b)
Publikime
– kërkime shkencore mbi metodologjitë e të nxënit, mësimdhënies dhe sigurimit
të cilësisë në arsimin e lartë:
1. “Challenges of contemporary educational
leadership in North Macedonia. International Academic Institute, Vienna, Austria,
2022. ISSN 2671-3179, pp. 76-80.
2. “The Covid-19 pandemic: Lessons for autonomy: England and
North Macedonia”, International Journal for Education Law and Policy, Vol. 16,
p. 243–252.
3. “Towards measurement of academic performance – the case
of South East European University (SEEU)”, Journal of the
European Higher Education Area, Special Volume of 12th European Quality
Assurance Forum, 2018. DUZ (Deutsche Universitätszeitung) Academic Publisher,
Berlin.
4. “How the Triangle of Bologna Quality Assurance, a National
Legal Framework and Internal Quality Enhancement Supports Institutional
Improvement”, SEEU Review, Volume 12, Issue 1, Pages 113–124, ISSN (Online)
1857-8462.
5.
“Enhancing the
quality of higher education learning and teaching - a case study from the South
East European University”,‘Teacher Education Policy in Europe. A Voice of Higher
Education Institutions’. Monograph for the Journal of Research in Teacher
Education. University of Umea, 2008. pp. 265-293. ISBN 978-91-7264-600-1 ISSN
1651-0127.
6.
“Teaching
Observation: Does it Develop Teaching? A Case Study from South East European
University (SEEU)”, European Forum for Quality Assurance,
‘Trends in Quality Assurance’, November 2008, Budapest.
7. The Influence of South East European
University's flexible language policy in curriculum and instruction on student
awareness about the existence of other cultures and mutual understanding”. 3rd
Conference of the Association for Teacher Education in Europe, ATEE, 2008,
Brussels.
8. “Quality Assurance, Theoretical
Implications, and Practical Implementation: Quality versus Standards in the
Case of SEEU”, European Forum for Quality Assurance,
‘Embedding quality culture in higher education’, November 2006, Munich.
9. “Implementing Learning Outcomes in
Eight European Universities: Experiences and challenges”, "The
Quality of Higher Education", May 2006, Vytautas Magnus University,
Lithuania.
c)
Kërkime
shkencore dhe projekte përkatëse:
1.
European Cooperation in Science and Technology – Project. ” Information and Communication Technologies – COST. Action IC1202”.
2. Norwegian
Ministry of Foreign Affairs’ HERD - program.
3. Swiss National Foundation. (Strengthening
the role of Eastern European Manufacturing Sites in Manufacturing Networks: The
influence of Absorptive Capacities).
4. European
Commission under the Lifelong Learning Programme:
539461-LLP-1-2013-1-BG-ERASMUS-ENW (FETCH, Future Education and Training in
Computing).
5. TEMPUS: 144650-TEMPUS-2008-IT-JPGR
(Video Conferencing Educational
Services- VICES).
6. TEMPUS: JP 144949-2008 (Example of Excellence for Joint (Degree) Programme
Development in SEE" - JOINSEE)”.
7.
TEMPUS:14165-TEMPUS-1-2008-1-SE-TEMPUS-SMEHS (Designing and Implementing the National
Qualification Framework).
8. TEMPUS: CARDS JEP-40045 (Workflow and Document Management Infrastructure
towards Integrated University - WODOMI).
9. TEMPUS: CARDS CD
JEP 18046-2003 (Management and (E)Business Education in Computer Science Curricula - MABECS).
10.TEMPUS: SCM No C009B05 (Sustainable Multicultural Interoperable Environment - SMILE).
11. TEMPUS:
SCM-C006B03-2003 (Exchange of best practices in
establishing ECTS).
12.
Projekti i Universitetit të Evropës Juglindore: Intranet
Gateway Project.
13. Projekti i Shoqatës së
Universiteteve Evropiane (EUA) - Quality Culture III - Network 4. Teaching and Learning: Implementing Learning
Outcomes.
Tekste
shkollore dhe universitare
1. Dika, Z.;
Luma, A.: “Dizajnimi dhe zhvillimi i
web-it – koncepte bazë”, 2007, Logos-A, Shkup, ISBN: 998958253.
2.
Dika, Z.: “Rregullimi automatik I”, 2000,
Publikimi i Universitetit të Tetovës – ligjërata të autorizuara.
Mentorimi
i kandidatëve të doktoraturës
1. 2013-2023:
Orges Çiço;
Teza: "Development and testing
business related Cloud applications ", Universiteti i Tiranës,
Fakulteti i Ekonomisë, Tiranë, Shqipëri.
2. 2013-2017:
Lindita Nebiu
Hyseni: Teza: "Integrated Framework
for Conceptual Modeling ",
Universiteti i Europës Juglindore,
Tetovë.
3. 2011-2017: Blerta Abazi;
Teza: "Optimizing Information
Systems in Higher Education Institutions ", Universiteti i Europës Juglindore, Tetovë.
4. 2007-2012:
Shqipe
Gërguri; Teza: "The role of IT in
the strategic decision making process within large organization in Republic of
Macedonia ", Universiteti i Europës Juglindore, Tetovë.
5. 2008-2012:
Adrian Besimi; Teza: " A web based
framework for Business-to-Business (B2B) process integration: An approach for
Small and Medium Enterprise’s (SME)", Universiteti i Europës
Juglindore, Tetovë.
6. 2008-2911:
Gjoko Stamenkov; Teza: "Modeling
Quality Assurance of ICT-based Services - Banking Industry in Republic of
Macedonia", Universiteti i Europës Juglindore, Tetovë.
7. 2006-2012:
Lejla Abazi Bexheti; Teza: " A
modular approach to Learning Content Management System modeling ",
Universiteti i Europës Juglindore, Tetovë.
Anëtar
në organe profesionale dhe përkatëse në vend dhe në botën e jashtme
1. 2017 –
Anëtar i Akademisë botërore të arteve dhe shkencave (Akademia Botërore e
Arteve dhe Shkencave.
2. 2017 – 2020, Anëtar i Komisionit
kombëtar për UNESCO-n i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
3. 2004 – 2016, Anëtar i Ekipit Kombëtar
të promovuesve të procesit të Bolonjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
4. 2008 - 2014, Anëtar i Komisionit të
kornizës kombëtare të kualifikimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
5. Anëtar i Komitetit të Ekspertëve në
Ministrinë e arsimit dhe shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për
Përmirësimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë 2010-2012.
6. Anëtar i Bordit Editorial të
Konferencës së 5-të ndërkombëtare "Sistemet e informacionit dhe
inovacionet në teknologji: Trendet e planifikimit për ekonominë e re",
2013 Tiranë. Revista ndërkombëtare e shkencës (The International Journal of
Science, ISSN: 2223-2257).
7. Anëtar i komitetit të programit për
organizimin e Konferencës Ndërkombëtare të Shoqatës për zhvillimin e shoqërisë
së informacionit (IADIS), 2011-2015.
8. Anëtar i Bordit të Konferencës së
inovacionit të TIK-ut, 2009-2015, Maqedoni e Veriut.
9. Recensues i jashtëm i revistës
ndërkombëtare IEEE “Transactions on Engineering Management” – 2014.
10.Anëtar i Bordit të Konferencës së
Doktoraturës në lëmine e Shkencave kompjuterike dhe teknologjitë e
informacionit 2014.
11. Anëtar i Komitetit të Shoqatës
Ndërkombëtare për Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit 2009, 2010,
2011, 2013.
12. Anëtar i Komitetit të Simpoziumit
ndërkombëtar të kompjuterikës në
Matematikë dhe Informatikë 2013.
13. Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Institutit
për demokraci parlamentare në Maqedoninë e Veriut 2011-2014.
14. Anëtar dhe recensues i Komitetit të
programit të "Konferencës Ballkanike të Informatikës" BKI,
2007/08/09/10/11/12.
15. Recensues në Konferencën e 17-të
Evropiane mbi Sistemet e Informacionit (ECIS), 2009, në Verona, Itali.
16. Anëtar i Komitetit drejtues të
Simpoziumit të 1-rë mbi Informatikën e Biznesit në Evropën Qendrore dhe Lindore
në "Konferencën e 9-të ndërkombëtare të Informatikës së Biznesit"
2009, Vjenë, Austri.
17. President i Bordit Kombëtar të
Fondacionit të "Universitetit të Evropës Juglindore" (2000-2002).
18.Anëtar i Bordit të Universitetit të
Evropës Juglindore, Tetovë (2002-2007).
19. Anëtar i Senatit të Universitetit
"Shën Kirili dhe Metodi", Shkup (2000-2004).
20.
Anëtar i
Bordit për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e
Maqedonisë (2000-2002).
21. Zëvendëskryetar i Bordit të Drejtorëve
të SH.A. "Telekomunikacioni Maqedonas" (1999-2002).
22.
Anëtar i
Bordit Drejtues të SH.A. "Mobimak" (1999-2002).
23.
Anëtar i
Bordit të Kompanisë kombëtare të gazifikimit "GA-MA" (2000-2002)
24.
Anëtar i
Komisionit të Ekspertëve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së
Maqedonisë të Veriut për Ligjin e ri për Arsimin e Lartë, (1999-2000).
25.
Anëtar i
Qendrës për Integrim Evropian në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut
(1999-2001).
Arritje shkencore dhe profesionale
Arritjet e larta në kërkimin shkencor
nuk mund të arrihen pa pjesëmarrje aktive në projekte të përbashkëta kombëtare
dhe ndërkombëtare, përmes të cilave forcohet dimensioni krahasues dhe dukshmëria
e punës shkencore me kolegë nga universitete të tjera që punojnë mbi çështje në
këtë fushë. Lista e pjesëmarrjeve në projekte relevante që lidhen me fushat e
kërkimit të Profesor Dikës është një garanci e rëndësisë së punës së tij
kërkimore shkencore.
Figura e Prof. dr. Zamir Dikës në inxhinierinë
moderne të sistemeve të informacionit përfaqëson një simbiozë unike midis
rigorozitetit shkencor dhe zbatueshmërisë praktike. Veprimtaria e tij
kërkimore, e dokumentuar edhe në revista prestigjioze të indeksuara në Web of
Science, shënon një rrugëtim evolutiv që nis nga hapat e parë të intraneteve
deri te kornizat komplekse të epokës së Cloud Computing.
Nga sistemet modulare deri te inteligjenca e
Universitetit
Në qendër të
veprimtarisë së tij qëndron zhvillimi i një kornize teorike unike për hartimin
e sistemeve të informacionit përmes një qasjeje modulare. Ky vizion inxhinierik
u konkretizua në ndërtimin e sistemeve për menaxhimin e të nxënit (LMS) dhe, më
tej, në krijimin e një sistemi të integruar për menaxhimin e universiteteve.
Sfida kryesore e adresuar nga Prof. Dika mbetet gjetja e sistemeve optimale që
janë njëkohësisht të lëvizshme dhe lehtësisht të adaptueshme ndaj ndryshimeve
të shpejta teknologjike. Vërtetësia e kësaj qasjeje është eksperimentuar dhe
konfirmuar përmes platformave funksionale si libri.seeu.edu.mk dhe
my.seeu.edu.mk, të cilat shërbejnë si laboratorë praktik të integrimit të uebit
semantik dhe sigurimit të cilësisë së shërbimeve.
Inxhinieria ndërdisiplinore: Mbështetja për biznesin
dhe sigurinë
Kontributi i Prof.
Dikës shtrihet përtej spektrit akademik, duke u zgjeruar edhe në fushën e
tregtisë dhe biznesit elektronik. Ka projektuar modele specifike për
marrëdhëniet B2B, me një fokus të veçantë te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
(SME) në Maqedoninë e Veriut. Për këto subjekte, të cilat shpesh përballen me
mungesë kapacitetesh financiare, ai propozoi një model teorik modular që ofron
funksionalitete minimale por efikase, duke u mundësuar atyre ruajtjen e
konkurrueshmërisë përmes aplikacioneve të thjeshta dhe të zgjerueshme. Kjo
veprimtari shoqërohet me kërkime të thelluara mbi sigurinë e sistemeve dhe
rolin e teknologjive në vendimmarrjen strategjike të ndërmarrjeve të mëdha, si
dhe në cilësinë e shërbimeve elektronike në sektorin bankar.
Inxhinieria e dijes dhe sigurimi i cilësisë
Për Prof. dr.
Zamir Dikën, ekselenca në inxhinieri është e pandashme nga metodologjitë e të
nxënit dhe cilësia në arsimin e lartë. Ai ka dhënë një kontribut të çmuar në
zbatimin e modeleve të vëzhgimit të mësimdhënies në mjedise shumëgjuhëshe dhe
shumëkulturore, duke përdorur përvojën e tij në komitetet kombëtare për
zhvillimin e arsimit dhe zbatimin e parimeve të Procesit të Bolonjës. Përmes
pjesëmarrjes në projekte të Komisionit Evropian, si Programi i Mësimit gjatë
gjithë jetës për Shkencat Kompjuterike, ai vazhdon të formësojë standardet e
cilësisë që kërkon profesioni i inxhinierit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Përmes këtij rrugëtimi, Prof. Dr. Zamir Dika ka dëshmuar se inxhinieria e
sistemeve nuk është thjesht ndërtim softueri, por një kornizë mendimi që
integron teorinë, sigurinë dhe përgjegjësinë sociale për të krijuar zgjidhje që
i rezistojnë kohës.
Përfundim
Prof.
dr. Zamir Dika gjatë përvojës së tij të punës, ka kryer edhe funksione të
rëndësishme shoqërore, siç është zgjedhja si deputet në Kuvendit e Republikës
së Maqedonisë së Veriut në vitin 1998, duke dhënë një kontribut të veçantë si
anëtar i Komisionit për Zhvillimin e arsimit dhe Komisionit për Marrëdhënie
ndërkombëtare.
Prof. dr. Zamir Dika ka një rol aktiv
në reformimin e sistemit të arsimit të lartë të Republikës së Maqedonisë,
përmes anëtarësimit në Ekipin kombëtar të ekspertëve për inkorporimin dhe
zbatimin e Procesit të Bolonjës; anëtarësimit në Komisionin për përmirësimin e
arsimit të lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Shërbeu edhe si anëtar i
Bordit të Akreditimit të Republikës së Maqedonisë; anëtar i Komisionit për
Kornizën kombëtare të kualifikimeve, pasuar nga punime të botuara relevante mbi
cilësinë në arsimin e lartë me pjesëmarrje në konferenca dhe projekte
ndërkombëtare në këtë fushë. Në periudhën 2000-2002 ai kryesoi Bordin kombëtar
të Fondacionit për Themelimin e Universitetit të Europës Juglindore, ndërsa në
periudhën 2002-2007 u emërua anëtar i Bordit të Universitetit të Europës
Juglindore.
Paralelisht me angazhimin e tij
akademik, në periudhën 1999-2002, prof. dr. Zamir Dika ishte anëtar i disa
subjekteve të rëndësishme të kompanive të lidhura ngusht me profesionin, si
nënkryetar i Bordit të Telekomunikacionit të Maqedonisë; anëtar i Bordit të
Mobimak; dhe Kompanisë Kombëtare të Gazifikimit "Ga-Ma".
Prof.
dr. Zamir Dika në karrierën e tij si studiues spikat në fushat e sistemeve të
informacionit: teoria e sistemeve të informacionit, konstruktet, projektimi dhe
analiza e sistemeve të informacionit; fushë ndërdisiplinore e integruar me
shkencën kompjuterike në lëmi specifike të tregtisë elektronike dhe sigurisë së
aplikacioneve elektronike, cilësisë së shërbimeve elektronike dhe vendimmarrjes
strategjike bazuar në sistemet e informacionit. Arritjet e tij shkencore janë
zgjeruar edhe në punime shkencore të botuara për përmirësimin e metodologjive
të të nxënit, mësimdhënies dhe sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
Prof.
dr. Zamir Dika, në punime ka një emërues të përbashkët-kornizën teorike për
hartimin e sistemit të informacionit, e cila përmirësohet gradualisht duke
ndjekur metodologjitë më moderne për kërkimin në sistemet e informacionit dhe
zhvillimin e shpejtë të teknologjive që përfaqëson një sfidë për studiuesit në
përgjithësi.
Prof.
dr. Zamir Dika gjithashtu identifikon saktësisht mjedisin për kryerjen e
eksperimentit – aplikacionin, pikërisht në institucionet e arsimit të lartë -
si një qendër për prodhimin e njohurive të reja dhe inovacionit.
Bibliografia
1. Dika, Z.;
Luma, A.: “Dizajnimi dhe zhvillimi i
web-it – koncepte bazë”, 2007, Logos-A, Shkup, ISBN: 998958253.
2.
Dika, Z.: “Rregullimi automatik I”, 2000,
Publikimi i Universitetit të Tetovës – ligjerata të autorizuara.
3. Dokumente nga arkivi i UEJL, Tetovë,
2025.


