Florim Zeqa: Cili është misioni i Vjosa Osmanit?!
Cili është misioni i Vjosa Osmanit?!

Ish presidentja Vjosa Osmani, e
ngazëllyer me deshtimin e zgjedhjes së Presidentit dhe gëzimin e shkuarjes së
vendit në zgjedhje, me 'sabah' (fillim-mëngjes) doli me një video-lidhje, e
mbushur katarosh me "znaçka" në bluzën e kuqe (simbol i Lëvizjes
Vetëvendosje), e cila fillimisht na kërkoj që të shprehim dashuri për vendin
(veten e saj)!
Shtirrja e Vjoses për atdhedashuri,
hipokrizi e kulluar
Në sfondin e kësaj video-lidhje ndodhej
fotografia e pashpirtë (bardh e zi) e presidentit historik Ibrahim Rugova, e
cila simbolizon antirugovizmin e Abdixhikut dhe klikës së tij antirugoviane në
LDK!
Përmes
kësaj video-lidhje, Vjosa Osmani u mundua t'na jepë leksione se si duhet atdheu
edhe në momente të vështira, duke proklamuar shpresën për qytetarët në vend të
frikës që ajo e ka prej Albin Kurtit!
Foli
për propagandë dhe shpifje pa e ilustruar me asnjë rast të vetëm, duke ju
kërkuar qytetarëve që t'i besojnë të "vërtetës" që e thotë ajo!
Vjosa
Osmani shkojë aq largë saqë i ftojë qytetarët e vendit që t'i bashkangjiten në
misionin e saj, pa e sqaruar, cili është ai mision!
Vërtetë
duhet me qenë tepër naiv apo i ç'mendur për t'iu besuar fjalëve të një
mashtruesje dhe përçarsje fatale të elektoratit rugovian!
Vjosa
foli shumë për të vërtetën, por në fakt është karriera e saj politike është e
mbushur me plot hipokrizi, gënjeshtra dhe djallëzi politike!
Rruga
e Vjosa Osmanit është e shtruar me plot padrejtësi dhe tradhëti ndaj
elektoratit rugovian, të cilëve u kërkoj publikisht që t'ia hapin rrugën e
mbyllur nga "padrejtësitë" e Albin Kurtit!
Në
fakt, rrugën nuk ia mbylli Albin Kurti, por, ajo vetes ia ka mbyllur rrugën në
LDK dhe në qeverisjen e vendit në përgjithësi!
Misioni
i Vjosa Osmanit nuk është shteti dhe as interesi i qytetarëve, por është
pushteti dhe pasurimi i mëtutjeshëm mbi kurrizin e qytetarëve të varfër të
këtij vendi!
Po
të ishte ndryshe, Vjosa Osmani do të shquhej për humanizëm dhe atdhedashuri,
për punë vullnetare dhe sakrificë për vendin siq njihen athetarët e vërtetë në
të gjitha periudhat historike!
Pa
dashur të hyjë më thellë në analizën time politike, gabimin fatal me ose pa
dashje e bëri kryetari aktual i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, i cili u kap keq
pas emrit të Vjosa Osmanit, rrënueses fatale të LDK-së, e cila për kënaqjen e
egos personale i dha goditjen më fatale subjektit që e rriti dhe e ngriti në
karrierë politike!
Kjo
e keqe mund të ndodhë vetëm në LDK dhe në asnjë subjekt tjetër politik!
Personi
që ia mundësoi zgjedhjen presidente nga radhët e LVV-së, u mundua ta rikthejë
sërish në të njëjtën pozitë tradhtaren e partisë, si kryetar i dhunshëm i
LDK-së!
Me
këto veprime, Lumir Abdixhiku e ka vënë edhe më tepër në lajthitje elektoratin
e LDK-së, saqë më askush nuk po e di a është në shërbim të rrënimit të LDK-së
apo të kundërshtarëve politikë, "a është me ujkun apo me arushën" siq
e thotë populli?!
P.S: Po të folte për
atdhedashuri një veprimtarë i orëve të para, një i persekutuar politik, një
ushtarë i lirisë së vendit tim apo një mërgimtarë që e ka ndarë kafshatën e
familjarëve të tij për shtetin e Kosovës, jo vetëm që do t'i besoja, do t'i
përulesha para kërkesave të tij/saj!
Hipokrizive të Vjosa Osmanit nuk iu beson më askush!









