Gjon Keka: Milazimat e llojit të haxhiqamilit nuk mund ta ndalin Lëvizjen Skënderbeane të Deçanit

Milazimat e llojit të haxhiqamilit nuk mund ta ndalin Lëvizjen Skënderbeane të Deçanit

Po
përsëritet historia, milazimat e llojit të haxhiqamilave kanë nxjerrë kokat e tyre të gjarpërit dhe po
kafshojnë dhe helmojnë kombin tonë, Kosovën që e shpëtuan miqtë si ShBA, vendet
mike europiane dhe NATO.
Si
atëherë në kohën e haxhiqamilit edhe sot haxhiqamilat thërrasin "duam
babën", dhe po të kishin fuqi do ta bënin Kosovën islamike e turke.
Por,
ja që ka ende bijë e bija që kanë në venat e tyre gjakun e Gjergj Kastriotit
dhe me ndihmën e mikes sonë ShBA dhe vendeve mike europiane nuk do të lejohet
një gjë e tillë të ndodhë, si dhe me daljen e Lëvizjes Skënderbegiane të
Deçanit ëndrrat e tyre do të shuhen përgjithmonë.
Po
të kishte shtet dhe të ishim në udhën e Gjergj Kastriotit që e ndoqi më pas
edhe presidenti i urtë dhe vizionar Ibrahim Rugova , mbetje të tilla, renegat e
haxhiqamila të kohës sonë të mishëruar në milazima e lloji tij, nuk do të duhet
të lejohej të punonte në universitetin e Prishtinës ku edhe helmon studentët, e
as t'i jepej hapësira për të mbrojtë një ideologji fatale për kombin tonë sikur
është ideologjia islamike që ai i shërben verbërisht.
Aq
sa kanë mundur t'i bëjnë Kështjellës së pamposhtur të Krujës dhe Kuvendit të
Bashkimit në Lezhë sulltanët otoman me Perandorinë e tyre, aq mund të bëjnë sot
mbetjet, renegatët,haxhiqamilat e ballabanat e tyre.
Vetëm
mbetjet otomane janë kundër Lëvizjes së Deçanit.
Lëvizja
kombëtare e Deçanit nuk mposhtet, sepse ka si frymëzim Gjergj
Kastriotin(Skënderbeun) e pamposhtur.


