Dorian Hatibi: Çfarë kishim para pushtimit Turk (Osman)
Çfarë kishim para pushtimit Turk (Osman)…
Para Turqisë Shqipëria ishte sikur Parisi

Sot,
dua ta përkujtoj Skënderbeun duke bërë një listë me gjërat që kishim para
pushtimit turk e që “vëllezërit” Turq, nga dashuria për ne, na i hoqën për 5
shekuj:
–
Kishim një Universitet në vitin 1380 në Durrës. Qe te krijoni idenë: Gjermania
e ka hapur universitetin e parë 6 vjet pas Durrësit (Heidelberg University).
–
Kishim 6 qytete plotësisht të zhvilluara po aq sa Firence, Venecia, Marseja apo
Parisi. (Durrësi, Shkodra, Drishti, Lezha, Berati dhe Preveza)
–
Kishim klasën tonë aristokratike me 8 familje bujarësh (Balshajt, Topiajt,
Muzakajt, Kastriotët, Arianitët, Zebenishtët, Shpatat dhe Dukagjinët) të
lidhura në martesë deri edhe me Habsburg-ët dhe Bourbon-ët.
–
Kishim filozofët tanë humanistë që bënin “kërdinë” në Europë me idetë e tyre
dhe ishin këshilltarë të familjeve perandorake në Hungari, Itali dhe Austri.
(Gjon Gazhuli, Pal Engjëlli, Leonik Tomeo dhe Gjon Durrsaku)
–
Qytetet tona kishin Statute dhe qeveriseshin me Demokraci, ndërkohë që Amerika
fjala vjen qeverisej nga indianët Cherokee apo fiset Azteke që pinin akoma gjak
njeriu dhe jetonin si kanibalë.
–
Në Durrës intelektualizmi ishte aq i lartë sa kemi të dokumentuar në shekullin
e XII për herë të parë notën e protestës së një Metropoliti Ortodoks, i cili i
shkruan Konstandinopojës, kundër skllavërisë 300 vjet përpara se në Europë të
fillonte si debat.
–
Në Durrës bëhej tregti deri edhe me Tunizinë, Ukrainën dhe me Francën që në
shekullin V-VII. Ndërkohë që për shembull vendet skandinave jetonin ende duke
adhuruar pemën apo malin.
–
Kisha e Shqipërisë kishte nxjerrë kardinal (dhe kardinal nuk ishte gjë e vogël
atëherë).
Çfarë
ndodhi më pas? Asgjë! Thjeshtë erdhi Turku (Perandoria Osmane).










