Milazim Zeqiraj: Mërgata dhe roli i saj në Kosovë
Mërgata dhe roli i saj në Kosovë

Pas zgjedhjeve – një debat që nuk
duhet shmangur
Pas
përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë është hapur një debat i gjerë politik dhe
shoqëror mbi orientimin politik të vendit dhe mbi ndikimin e votës së mërgatës
në rezultatin zgjedhor. Vota e mërgatës në zgjedhjet e fundit krijoi një raport
disi ndryshe nga votuesi brenda Kosovës, gjë që ka nxitur diskutime dhe
pikëpyetje të shumta.
Në
zgjedhjet e fundit, për shkak të mungesës së një alternative bindëse, si nga
pozita ashtu edhe nga opozita, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve zgjodhi
të mos votojë. Pjesëmarrja në votime ishte rreth 37%, afërsisht 10% më e ulët
se në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Kjo mund të interpretohet si shenjë e
pakënaqësisë së qytetarëve me qeverisjen, por edhe e mungesë të besimit të
opozitës, Si rezultat, elektorati tradicional mbështeti partitë që kishte
votuar edhe më parë pa kurrfar kauze politike.
Qeverisja
e LVV-së
Sipas
mendimit tim, në disa vende ku qeverisin partitë e majta është vërejtur mos
zhvillimin ekonomik dhe dobësim i demokracisë. Si shembuj për mosknaqësi
përmenden protestat në Shqipëri që po kërkojnë dorëheqjen e
kryeministrit, ose protestat në Serbi kundër presidentit, si dhe zhvillimet
politike në Maqedoninë e Veriut, ku partitë shqiptare të majta janë pjesë e një
koalicioni qeverisës me parti nacionaliste sllavo maqedonase.
Kam
përshtypjen se partitë e majta, të mbështetura në retorikë populiste, po humbin
gradualisht mbështetje në Evropë, një tendencë po reflektohet edhe në Kosovë
dhe Shqipëri.
Në
përceptimin tim, e majta ka një qasje kritike ndaj ekonomisë së tregut të lirë
dhe ndaj disa politikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky është një
vlerësim personal dhe mendoj se meriton debat serioz.
Për
shembull, pas Marrëveshjes së Uashingtonit në shtator 2020, qeveria e udhëhequr
nga Avdullah Hoti u rrëzua, ndërsa LDK pësoi një rënie të ndjeshme elektorale.
Gjithashtu, kur marrëdhëniet ndërmjet Presidentes Vjosa Osmani dhe
administratës amerikane arritën në nivel të mirë, ajo nuk mori mbështetjen e
LVV për një mandat të dytë presidencial edhe pse ajo ishte pjesë e LVV.Shembull
mund të merret edhe refuzimi i projektit për gazin e langshem amerikan në
Kosovë.
Të gjitha këto me jepin përceptim se
nuk i bëjne mirë vendit, kur dihet se pa SHBA ne nuk do të ishim këtu ku jemi
tani. Megjithatë, ky mbetet një interpretim përsonal dhe jo një fakt i provuar.
Mërgata
dhe vota e saj
Një nga
çështjet që më ngre më shumë pikëpyetje është rezultati i votimit të diasporës
dhe zgjedhja si deputetë e disa kandidatëve që jetojnë jashtë Kosovës.
Lëvizja
Vetëvendosje dhe vota e diasporës
Lëvizja
Vetëvendosje fitoi zgjedhjet me rreth 42% të votave në nivel vendi, ndërsa
përfaqësues të saj kishin deklaruar më herët se prisnin 70–80% mbështetje nga
mërgata. Kjo ka ngritur pyetje se si mund të bëheshin parashikime kaq të sakta
për rezultatin e votimit në diasporë, duke pasur parasysh se në sistem
pluraliste një rezultati i till është i paparashikueshëm.
Nga
përvoja ime personale, në takime të ndryshme me bashkatdhetarë në mërgatë pata
krijuar përshtypjen se mbështetja për LDK-në ishte më e madhe. Natyrisht, kjo
mbetet vetëm një përceptim përsonale dhe nuk mund të përgjithësohet për të
gjithë diasporën.
Rezultatet
e votimt tani janë çertifiku, në një demokraci funksionale, çdo dyshim i
arsyeshëm duhet të trajtohet me profesionalizëm, në mënyrë që të ruhet bësimi i
qytetarëve në procesin zgjedhor.
Mërgata
nuk duhet të jetë "fajtori i përhershëm"
Më
shqetëson fakti se në disa studio televizive dhe në debatin publik është
krijuar një klimë gjithnjë e më kritike ndaj mërgatës. Nuk mund të them nëse
kjo ndodh me vetëdije apo jo, por një retorikë e tillë është e dukshme dhe
rrezikon të krijojë ndasi mes shqiptarëve.
Që nga
paslufta, mërgata shpesh është etiketuar me terma nënçmues, ndërsa kohët e
fundit, në disa raste, është paraqitur edhe si shkaktare e problemeve politike
në vend. Edhe unë personalisht kam përjetuar situata të tilla.
As
idealizimi dhe as demonizimi i mërgatës nuk i shërbejnë interesit publik.
Mërgata nuk duhet të kujtohet vetëm gjatë fushatave zgjedhore. Problemet e saj
mbetën të pazgjidhura edhe pas zgjedhjeve. Një ndër to është mungesa e
organizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, i cili dikur ishte.
Po ashtu, nuk mund të konsiderohet
ndihmë për mërgatën subvencionimi i kompanive ajrore nga buxheti i Kosovës apo
politika të tjera siq ëdhtë ligji për shtetësi etj që, sipas kritikëve, nuk
adresojnë nevojat reale të saj, ky ligj qon uji në mullirin e huaj siq thot
populli.
Debati
demokratik për mërgatën duhet të zhvillohet mbi bazën e argumenteve dhe
fakteve, jo mbi etiketime politike. Narrativa se vota e mërgatës po e dëmton
Kosovën duhet të mbështetet me prova konkrete. Në të kundërt, ajo vetëm sa
thellon ndarjet artificiale mes qytetarëve që jetojnë në Kosovë dhe atyre që
jetojnë jashtë saj.
Kontributi
i mërgatës
Mërgata
shqiptare ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe
ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare, në mbështetjen financiare të
familjeve, në zhvillimin ekonomik dhe në afirmimin e shqiptarëve në vendet ku
jetojnë.
Gjatë
luftës në Kosovë, mijëra mërgimtarë kontribuan me mjete financiare, aktivitet
diplomatik dhe pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në luftë. Shumë prej tyre ranë
dëshmorë. Emra si Agim Ramadani, Sali Çeku, Ahmet Krasniqi, Fehmi dhe Xhevë
Lladrovci, Rrustem Bruqi, Abeja, Sadri Ramqaj dhe shumë të tjerë mbeten pjesë e
historisë së rezistencës shqiptare.
Edhe
sot, mërgata vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm ekonomik, kulturor dhe
profesional. Shqiptarët në diasporë drejtojnë biznese të suksesshme,
kontribuojnë në shkencë, sport, kulturë dhe përfaqësojnë me dinjitet kombin
shqiptar në shumë vende të botës.
Hendeku
që nuk duhet të thellohet
Kam
frikë se hendeku mes një pjese të opinionit publik dhe mërgatës po zgjerohet.
Mendoj se kjo ndarje është ushqyer ndër vite nga retorika politike dhe nga
përpjekjet për t'i ndarë shqiptarët në "ne" dhe "ata".
Në vend
që mërgata të shihet si një partnere strategjike e zhvillimit të Kosovës, ajo
shpesh bëhet objekt akuzash politike sa herë që rezultatet zgjedhore nuk i
përshtaten një pale të caktuar.
Përfundim
Mërgata
meriton respekt, trajtim të barabartë dhe përfaqësim dinjitoz. Debati për votën
e diasporës duhet të zhvillohet mbi bazën e transparencës, fakteve dhe
respektit për të drejtën demokratike të çdo qytetari.
Kritika
ndaj institucioneve është legjitime në demokraci, por ajo duhet të mbështetet
në argumente dhe jo në etiketime. Vetëm përmes dialogut, transparencës dhe
përgjegjësisë politike mund të forcohet besimi i qytetarëve dhe të ndërtohet
një Kosovë më e zhvilluar, më demokratike dhe më e bashkuar.


