Sokol Demaku: Mirënjohje poetëve Basha dhe Hoxha
Mirënjohje poetëve Remzi Basha dhe znj. Qibrije Hoxha
Nga Sokol Demaku
Ende nuk është
vonë po qe se themi se para disa muajsh (shtator (2011), redaksia e revistës "Shqip.dk",
shpalli një konkurs për "Poetin e vitit". Në ketë konkurs u përfshinë
një numër i madh poetësh me vargjet e tyre, ku të gjithë u shquan për përmbajtjen
e tyre të pasur. Lexuesi pati rastin të njihet me poetin dhe shkrimtarin tonë nga
Suedia, zt . Remzi Basha. Duke lexuar poezinë e tij, çdokush e kupton mallin që
ai e ndjen për vendlindjen dhe sa me dashuri dhe përkushtim i shkruan ato
vargje. Poezia e tij është frymëzuese, burimore dhe e gjallë, që del nga forca
vigane e këtij njeriu që nuk ka ditur kurrë të ndalet. Dëshira e tij është e
madhe që kudo që flitet gjuha shqipe, kudo që i thonë tokë shqiptare, të jenë bashkë
dhe siç shprehet dhe vetë poeti:
“I dua
trojet e mija të gjitha bashkë, e të shëtis pash me pash se është vendi im, është
toka bekuar e te parëve tanë. Toka e atyre që dhane jetën për te.” Dhe pena e
poetit nuk ka të ndalur. Ai shkruan për heronjtë e rënë në luftë për liri. Në vargjet
e tij ka lot malli dhe vuajtje, por dhe ngazëllim gëzimi e fitoreje, sepse çdo
aktivitet i tij vullnetar nuk i shkoi kot, sepse Kosova u çlirua dhe ajo tashmë
është e lirë dhe e pavarur. Remzi Bash nuk ndalet. Ai shkruan dhe shkruan. Dhe
kur flet me të thotë se ka edhe shumë për të thënë e për të shkruar: “Nuk janë asgjë
10 librat që kam bërë. Nuk di të ndalem. Dua te shpreh e të kujtoj ata që nuk
janë më, dua t’u them se amaneti i tyre u bë realitet.”
Krahas
librave të tij në gjuhen shqipe, disa sosh janë përkthyer edhe ne gjuhën
angleze dhe atë suedeze. Ai ka mall për Çamërinë dhe në shkrimet e tij ai e
shpreh më së miri ketë gjë. Ai ka shëtitur në çdo cep të Shqipërisë që e kish ëndërruar
dhe dëshiruar që një ditë ta shihte këtë vend, ku dhe ne gjumin e natës shihte ëndrra,
se si një ditë do të ishte atje, dhe kjo u bë realitet. E sot Shqipëria është e
lirë, siçç e lirë është edhe Kosova dashuria e përjetshme e poetit. Suhareka është
vendi i lindjes që ai me aq mall i kushton poezitë e tija. Ndaj duke parë gjithë
këtë punë voluminoze, ketë poezi kaq të thjeshtë, por aq kuptimplote, ai pati
nderin të jetë fituesi i këtij çmimi të caktuar nga redaksia.
Ky çmim,
në shenje respekti e mirënjohje iu dorëzua poetit nga Kryetari i shoqatës Alba -
Dansk, z. Arben Hoxhaj. Pastaj Kryeredaktori i "Shqip.dk", Luigj
Shkodrani, i dorëzoi znj. Qibrije Hoxha "Mirënjohje",për kontributin
e saj te shquar në çështjen e Kosovës, por dhe një ndër aktivistët më të shquara
në Skandinavi e më gjerë. Zonja Qibrije shquhet për kontributin e dhëne edhe ne
përkthime te ndryshme nga gjuha shqipe në suedisht, dhe anasjelltas, nga
suedishtja në gjuhën shqipe. Ajo gjithë jetën ja ka kushtuar çështjes kombëtare.
Është pjesëmarrëse e rregullt ne te gjitha organizimet qe janë bërë në Skandinavi,
duke dhënë kontributin e saj të çmuar. Ajo ka marrë pjesë në kongreset e
Lidhjesh Shqiptare në botë, ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës. Dhe ajo
vazhdon sot e kësaj dite të kontribuojë në çështjet më madhore të shqiptarëve,
pra, edhe kjo sokoleshë Kosove nuk din të ndalet dhe nuk ka të ndalur. Një mirënjohje
e veçantë për poetin Remzi Basha, u nda këto ditë edhe nga redaksia e revistës
Shqiptari në Bukuresht.










