Selim Hasanaj: Pse shqiptarët nuk shohin më larg se përtej hundës së vet?
PSE SHQIPTARET NUK SHOFIN MA LARG SE PERTEJ HUNDES SË VETË ?!?

Selim Hasanaj
Nga Selim Hasanaj
Të dielen që lam mas u ngrita heret dhe posa lëshova Tv-në per të pa a ka ndonji lajm apo dicka tjeter , pash se kishte kjen tue u transmetue si zakonisht emisioni KAFE E MENGJESIT që po praktikohet ka shumë kohë. Këtu reperter të RTK-së shkojnë e vizitojnë persona të jetes politike, publike e kulturore. Këtë radhe reporteri ishte musafir në banesen e shoqes Flora Brovina. Nuk e kalova kanalin diku tjeter thjesht nga kurreshtja sepse zakonisht programe të tilla unë nuk i shikjojë. Me vemendje e percolla krejt c'ka thoshte shoqja Brovina. Mu duk vetja se si shqiptarë isha largue pak ma larg se hunda ime, andaj instiktivisht e preka hunden per tu sigurue se e kamë atë në vendin e duhun ku ma ka falë i Madhi Zot. Nji dajë i babës tim ( ndjes pastë) që asht quejt Isuf Cetina diku në vitet e 30-ta të shek të kaluem masi i kishte pas do djem jo fort të hajrit tregojshin se kishte pas thanë: " Tanë dynjeja marren e mbulojnë mos me jua pa kush ndersa djemet e mijë e veshin dhe dalin në mes të katundit dhe piskasin per ti shti të tjret ti shikjojnë dhe thojë : shifeni , shifeni cka kam vesh "!!!
Kishte shumcka që shoqja Flora e tregojke budallakun e vetë dhe do të kisha shkrue. Por unë këtu po perqendrohem në nji fjali të saj e cila më bani pershtypje, e cila më këthej mbrapa me kujtesen kur menjiherë pas clirimit dhe futjes së KFORIT në Dardani unë erdha nga Norvegjia me zonjen time dhe atje në fashatin Ramun tek familja e saj mbramjeve mblidheshin vëllaznit , kusherinjet dhe dajallaret e saj dhe diskutonin per luften, per shpernguljet, per maskrat që kishin ba shkijet, per hajnit që i kishin ba njani tjetrit vetë shqiptaret e per cka jo tjeter. Nji djalë i hallës së zonjes time që asht njikohësishtë edhe djalë i dajes së saj që quhet Naser kishte telashe me "TRIMAT" e UCK-së dhe me ithtaret e tyne. Dhe të gjithë këta ishin vëllazen dhe djemet e axhes së vetë Naserit. Naseri perlahej me ta dhe thoshte. Zoti e bekoft Dr. Ibrahim Rugovën, Zoti e Bekoft Ameriken dhe popullin e saj dhe Zoti e Bekoft NATO-n.
Unë dhe axha i zonjes time Dr. Haxhi Hoxha që të dyt kishim ardh nga mergimi, unë nga Norvegjia e ai nga Zvicrra ku per katerdhet vite punojë si mjek anesteziolog ndegjonim atë perlamje të nji të meqmi e mases tjeter të budallave. Naseri ka nji vëlla që asht ma i madhi nga pesë ta që janë gjithsejt dhe quhet Salih i cili jeton në Prishtinë ndersa Naseri asht ma i vogli vëlla. Salihi kishte pas nji djalë që ju kishte pas bashkangjit UCK-së diku neper Drenicë.Pikrisht per shkak të propagandes shterrpe të majtistve drenicar djalit të Salihit ju kishte shperla truni dhe thoshte se asht kjen luftarë dhe per këtë mburreshin baba e axhallaret e farefisi. Dr. Haxhi Hoxha e pyeste nipin e vetë ushtarin e UCK-së; hajt tregona ku keni luftue dhe cka keni ba. Ai pergjigjej. Jo nuk kemi luftue por kemi qel ROVA ( gropa per tu mshef, rov asht fjalë serbe ) neper ara dhe male. E cka hajshit e pyeste prap Dr. Haxhi Hoxha. Paj thershim ndonji viq apo dele por ma së shumti pula të fshatarve që kishin mbet pa zotë neper shtepitë e tyne. Ky ishte muhabeti i veres së vitit 2000 në Ramun të Pejes në mes vëllaznive dajave dhe kusherive.
Të dielen me 08.02 2009 shoqja Flora Brovina po sikur ai djali i Salihit , ushtar i UCK-së që tregonte per ROVAT dhe se si janë ushqye me pulat e vjedhuna të shqiptarve të shkret që pikrisht per shkak të uniformave ROVAGJINJÊ që provokonin forcat serbe ishin detyrue të ikin per ta shpetue jeten dhe kishin lanë shtepi e pasuni të cilen tash per të mbijetue per veti e vjedhin hajant e vetquejtun ushtar të UCK-së. Edhe shoqja Flora Brovina në pyetjen e gazetares se cka janë këto fotografi me lula (të cilat i kishte shoqja Brovina në rame dhe të vendosuna në mur të kuzhines) ajo u pergjigj se e adhuron natyren, i donë lulat dhe andaj shumë herë edhe i fotografon ato. Por këtu kamë nja dy foto kujtime të lulave që i kishte mbledh nji ushtarë i cili ma vonë ( sipas Flores) u ba epror i UCK-së i cili kur shoqja Flora Brovina paska pas shkue në terenet e Llapit diku në bjeshkë per të pa ( sipas saj) se a mund të ndertohet nji spital per të plagosunit e UCK-së atje, ai far ushtari paska pas mbledh lula dhe ato ja paska pas dhurue shoqes Flora Brovina. Kjo tash nga malli per at ushtar që kjenka ba epror ma vonë i ka fotografue ato dhe i ka fut në ram dhe i rune si kujtim. Luje macë kryet e buellit thotë ajo popullorja.
Unë që besojë se jamë mësue të shof pak ma larg se hunda ime u inspirova të shkruej këtu per rastin. E para , fare nuk muj e kuptova shoqen Brovina se si edhe ajo vetë nuk shef jo vetem pertej hundes, por as deri te hunda e saj!? Në radhë të parë po e garantojë lexuesin se as këtu në Skandinavi ku civilizimi asht ndoshta ma i madhi në botë,grueja e martueme , nanë e fëmijve kurr nuk do të thoshte publikisht se ato lula i ka mbledh per te nji ushtar. Ajo ato i ka fotografue dhe tani per mall i ruen në ram. Nuk do thotë sepse shef ma shumë se pertej hundes dhe asht e vetdijshme se nji deklaratë e tilë ua hap gojen gojëkëqinjve. Vallë cka paskan pas ba ushtaret në kohë lufte?! Paskan pas luftue ata apo paskan mbledh lule per shoqet e veta?! Shoqja Flora Brovina mue personalisht per të saten herë më bindi se ajo jo vetem se nuk shef pertej hunde, por ajo nuk po shifka as deri te hunda e sajë. Veq kësaj deklarate ajo reporteres i tha se në atë hymjen e saj kanë banue paramilitar, se si e kanë arrestue etj etj , të gjitha këto budallaqe që njeriut që shef ma larg se tek hunda ja gerrditin UCK-në dhe luften e sajë.
Nuk ka faj shoqja Flora edhe ajo asht shqiptare, bile e madhe sepse po sikur populli i saj nuk shef ma larg se deri te hunda e vetë. Populli po të shifke ma larg kurr nuk do ishte shoqja Flora Brovina e shumë e shumë shoqe e shok tjer të nivelit të saj në Parlament të Dardanisë.


