Sami Islami: Individi dhe bota

16.06.2012, 06:28 PM (GMT+1)

INDIVIDI DHE BOTA

Njerëzit shumë veprime të kota,
I bëjnë  sepse  ashtu i do bota,
Duan të duken ashtu…
Sepse ashtu e do bota
Të vishen ashtu …
Sepse ashtu e do bota
Të flasin ashtu…
Sepse ashtu e do bota
Të ecin ashtu…
Sepse ashtu e do bota
Të rrijnë ashtu…
Sepse ashtu e do bota
Të hanë ashtu…
Sepse  ashtu e do bota
Të qeshen ashtu…
Sepse  ashtu e do bota
E  të bëjnë për qefin e vet
Gjë nuk munden të shkretët
Kështu mendojnë të mjerët,
Nuk jetojnë për vete,
Jetojnë për të tjerët.

Sami  ISLAMI
Londër, 13.06.2012