Përparim Hysi: Ku ishit ju Adamë?!
Ku ishit ju, ADAMË?!!!
"Të
heshtësh bën akt terrorist!"
DEAN FANTE
Nga
Përparim HYSI
Kam
një pyetje që nuk më lë të qetë,
Kam
një pyetje që kërkon përgjigje:
-Të
gjithë ju, ADAMË, ku qetë,
Kur
në SHQIPËRI u bënë krime?
Ku
qetë kur TRIFON XHAGJIKËN vranë me plumba
Vetëm
e vetëm se"Atdhenë e pa lakuriq"
*
JU
veshët me dyllë, nga goja:vuva!
E
bëtë sehir kur e vunë në kryq!!!
Dhe
Vangjel Leshon e vranë dhe FAdil KOKOMANIN
(Por
ju nuk i patë se"sytë i kishit mbyllur")
Po
si mund të hidhnit poshtë partinë e komandantin?
Se
ju, besnikërisht, me partinë qetë lidhur.
Krijimtaria
juaj shkonte"fjollë" dhe partia u vinte dafina
Se
në prozë a me vargje"zbukuronit oborrin e partisë"
Gojën
hiç nuk e hapët as kur u prishën xhami e kisha
Se
ju kot nuk ishit"krenaria e kulturës dhe e letërsisë".
Heshtët
dhe kur u vranë dy POETË në LIBRAZHD
(UH,
po si në LIBRAZHD të ketë poetë?!!!)
Me
partinë e pushtetin kullotnin në një grazhd
Dhe
për ju sahati i konfortit rrinte tetë!!!
Kurba
e terrorit ngrihet ca më lart
Në
KUKËS varën POETIN HAVZI NELA!!!
Heshtët
se në shpirtëra kini natë
Dhe
për ju, ADAMËR, më kap e vjella.
Tani
zini e flisni, zbrazni pushkë pas luftës,
Dhe
gati"bini therorë" me tuajat shkrime
Nuk
kini kokrrën e kripës, as druajtje prej krupës
Se
jini bashkëfajtorë në krime.
Pendesë
nuk njihni dhe hiqeni inoçentë
"Qe
kohë e keqe dhe qe diktaturë!"
Secili
që dje heshti, sot gati të shpallet disidentë
Ç'është
më e keqja:-Ndonjë rreh gjoksin se qe burrë!
ADAMËR!
JU nuk e hapët gojën, kur duhej folur,
Dhe
partia e pushteti ju mbuloi me çmime
Patjetër,
kur erdh demokracia, pendesë duhet të kishit njohur
(këto
vargje të mia, e presin një përgjigje)
* varg nga TRIFON
XHAGJIKA.









