Naim Aliaj: Fjala

01.08.2010, 10:21 AM (GMT+1)

Naim Aliaj

 

Fjala

 

Fjalët i përdor

...Si muzikanti notat në tastierë

E kështu bëhen kor

Rreshtash që prej shpirtit

Dalin si nga ndonjë minierë

 

Fjalët i vendos

Si materialin në mure gradaçelash

Që deri në kozmos

Të depërtojë vështrimi

Kthyer tashmë në trofe brezash