Muharrem Sfarqa: Atje ku afaristët gjerman lavdërojnë shqiptarët
02.01.2010, 07:51 PM (GMT+1)
Në Köln të Gjermanisë Atje ku afaristët gjerman lavdërojnë shqiptarët
Nga Muharrem Sfarqa
Sot, kur tanimë zyrëtarisht është e njohur, se mbi 700 mijë shqiptarë jetojnë dhe veprojnë jashtë Kosovës dhe pjesa më e madhe e tyre përmes punës së përditshme sigurojnë bukën e gojës për vete dhe familjet e tyre, duke mos harruar për asnjë castë vendlindjen dhe ndonjë familjar tjetër që jeton atje, nga ndihma e mërgimtarëve.
Dhe tani edhe dhjetë vite pas luftës, sado që është për keqardhje, është i madh numëri i tyre që akoma i mbajnë sytë kah ata që punojnë jashtë atdheut, nga ndihma e të cilëve tashë një kohë të gjatë kanë lidhur muajin me muaj dhe vitet me vite. Ky fakt tashmë është i ditur madje edhe për punëdhënësit e mërgimtarëve kosovar, një numër i të cilëve ka një kohë të gjatë që bashkëjetojnë me problemet e punëmarrësve shqiptarë, duke ua ditur hallin dhe nevojat e tyre për të ndihmuar familjet e tyre në vendlindje dhe Kosovën në përgjithësi. Lidhur me këtë konstatim u bindëm sidomos gjatë kremtimit të kërshëndellave të këtij fundviti që e lam pasë në qytetin e Kölnit të Gjermanisë tek po bisedonim me pronarin e grupës së ndërmarrjeve " Maier Gruppe", zotin Edmar Maier, i cili tek po sodiste qytetin e stolisur nga dritaret e hotelit të anijës që po lundronte mbi lumin e Rinit, po na numëronte me kënaqësi objektet mbi dy brigjet e lumit, të cilat ishin vepra të ndërtimtarëve shqiptarë. Ai, madje disave prej tyre po ua përmendëte emrat me kënaqësi dhe me një theks të pastër shqip. Një numri jo të vogël të punëtorëve të tij shqiptarë ai madje po ua dinte edhe humbjet nga pasojat e luftës, për përballimin e të cilave ai u kishte ndihmuar edhe materialisht, si për ndërtimin e shtëpive të djegura në Kosovë, gjatë kohës kur Evropa dhe
![]() |
| Afaristi Gjerman Edmar Maier |
Miqësi të ndërsjella shqiptaro-gjermane sot janë gjithnjë e më të shumta, mungon vetëm aftësia e jonë për t'i hulumtuar dhe për t'i zbuluar, që në një të ardhme jo të largët mund t'i shohim në shoqatat e miqësisë shqiptaro-gjermane që mund të shëndrrohen në zërin e Kosovës për integrim gjithëandej.
Të Tjera
Në Fokus



