Miradije Gashi: Adem Demaçit

15.04.2015, 06:16 PM (GMT+1)

MIRADIJE GASHI

 

NJË SHPRESË E VETME

(Adem Demaçit)

 

Njëzeteshtatë dimra të gjatë;

Njëzeteshtatë vjet natë.

 

Njëzeteshtatë vjet në luftë

me djaj;

Njëzeteshtatë vjet vuajtje

e mall.

 

Dhe vetëm një shpresë...

 

Një shpresë e vetme,

Që në buzë i kish' mbirë

- ATDHEUN TA SHIHTE TË LIRË.