Milazim Zeqiraj: Drita kundër hijeve

3h më parë
Milazim Zeqiraj

Drita kundër hijeve

Shqipëria e lënduar rëndë,
nga bijt e vet të veshur më pushtet,

Kur ata e shitën vendin e rrënjeve tona,
shqiptaret thyn heshtjen,
botës i treguan,
se  Shqipëria është vendi me diell e qiell.
2.
Nga varret heronjtë thërrasin:

„ Atdheu në rrezik nga  hijet e mashtrimi,
Mos i lejoni hijet të luajnë me tokën,
për lavdi të rrejshme. "

Në Shqipërit tona,
ata mbollën plan ogurzi.

Në vend ka mbirë ferrë,
dhe tel me gjemba,
ndërsa e vërteta po hesht,
si gur i vetmuar në fund të pusit.
3.
Kur gënjeshtra u kuptu ,
rinia shpërthyen si lule në pranverë,
si era që zgjon valët e detit në Vlorë,
si drita që çan mjegullën mbi Bjeshkët e Nemuna,
duke mbajtur gjallë flakën e jetës,
dhe amaneti i të parëve,
që dielli ta rrezaton përherê. Shqipërinë tonë,
4.
Nga prushi nën  gur,
shpërthej flaka si uragan,
që do i kall hijet e zeza në
vatrat tona.

Ju pranverë ecni, se koha ka ardhur.
Ajo rrjedh si lumi pa kthim.
Kujdes,
ajo me vete mund ti merr endërrat e juja,
dhe lë pas jehonën e pendimit.
5.
Në vendin e Skënderbeut dhe martirve,
nuk lejohet të ngrihet altari i marrëzisë,
e ne,
në të ardhmen,
të vuajmë për një pikë ujë,
ndërsa kujtimi për të parët tanë,
të mbetet vetëm
në gurë,
në këngë,
e në lot.

Flamuri kuqezi të valëvitet, nga duart që njohin vlerën e atdheut,
peshën e gjakut,
dhe barrën e historisë.
6.
Shqipëria me rrënjë në gurë,
nuk përkulet para stuhive.

Nuk është fron për hije,
as plaçkë për treg.

Ajo është:
buka,
gjuha
dhe kujtimi ynë.

Është fryma dhe dielli
që na mban në jetë.
7.
Vendi të ruhet nga dora e tradhtisë,
sepse Shqipëria nuk
shitet për flori.

Ajo jeton në gjakun tonë
dhe ngrihet sa herë që liria thërret.

Qershor 2026