Përparim Hysi: Po t'më besonte Zoti?!

6h më parë

Po t'më besonte ZOTI?!!!


Nga Përparim Hysi


Po t'më besonte mua ZOTI

Dhe çelësat si SHËN PJETRIT për  në Parajsë,

Unë asnjë burrë në Parajsë nuk qas.


Burrat (dhe unë) janë veç "derra të  kënaqur"  *

Në Parajsë vetëm gratë qasë,

SE të gjitha gratë janë "SOKRATË  të vuajtur".


Gratë bëhen copë për burrat e fëmijë

Burrat kapërdisen si maçoku në thekër

Asnjë nga gratë nuk kërkon lavdi

Për lavdi janë burrat se janë si"specie tjetër".


Ah,sikur bota të qeverisej nga gratë!

Sa e bukur do qe bota! E bardhë si paqa!

Po ku të lënë burrat,këta"të lavdishëm delirantë"

Ndaj nën pushtetin e tyre,jetojmë me "andralla".


Unë i urrej këta "derra të kënaqur"

Që për lavdinë e tyre,botës i vënë zjarr.

Jam me gratë,këto"SOKRATË të vuajtur"

SE me zemër e shpirt,duan paqen e bardhë.


* në thonjëza fjalët e MIGJENIT.

Tiranë, 11 qershor 2026