Milazim Zeqiraj: Dita kur lindi drita e lavdisë kombëtare

1h më parë

Milazim Zeqiraj

Dita kur lindi drita e lavdisë kombëtare

(Kushtuar 6 majit, ditëlindjes së Skënderbeut)

Më 6 Maj,

nën hijen e flamurit kuq e zi,

shqiptaria feston,

ditëlindjen e kryetrimit Skënderbe.

Arbëria më 6 Maj 1405,

agoi me diell e dritë.

Nga  Gjoni e Vjosa,

në jetë erdhi një djalë

që një ditë do të bëhet,

shqiponje mbi mal,

dhe historinë do ta ndryshoj.

Prindërit ndijnin  gëzim,

se lindi një trim.

Ata gjatë menduan,

djalin e porsalindur,

Gjergj e emëruan.

Në Arbëri kënga filloj,

dollia u ngrit

se Kastriotve  u lindi një dritë,

që një ditë atdheut do t'i dhuronte liri,

Evropës qetësi,

vetë do të mbetet legjendë,

që nuk vdes kurrë.

At ditë në qiell u ndezën yjet,

nga malet e larta,

në flamurin e kuq,

zbriti një shqiponjë.

Nga ajo ditë,

flamuri kuq e zi,

si flakë e lirisë,

në duart tona valvitet,

dhe nuk u lëshua kurrë.

Me emrin e kryetrimit Skënderbe,

dhe flamurin kuq e zi,

ne të gjitha betejat për liri i fituam,

dhe mbeti i gjallë në përjetësi.

Maj 2026