Shyqyri Fejzo: Pse më dole moj këmbëzbathur!?

09.08.2026, 06:25 PM (GMT+1)

Shyqyri Fejzo


Pse më dole moj këmbëzbathur!?


Në përrua që me natë

Në sup mbaje goxha shatë

Duhej ruajtur nga shakatë

Se mikja s'ta bën të gjatë


-Sytë e tu rrezatojnë jetë

Paske kthyer ujët përpjetë

Nuk e di si e paske gjetë

Ta tha njeri a e bëre vet?-


-Hajde,në ta mban te bregu

Takohemi atje tek shelgu

Sot i lirë është e shtegu

Pa fyshek brenda dyfegu


-C'ke me mua,moj amani

Mirë thot Kozeta Shabani

Ajo shatë ka shenjë alarmi

Ule poshtë se u bë nami


-Nuk të pinë ujë shakatë

S'është e mirë kjo shatë

Bishtin  ka shumë të gjatë

Nuk vërtitet poshte e lart


Do të rrah sa të bëj  petë

Se sot ne jemi vet i tretë

Ky në bark nuk erdhi vetë

Je ti i babai tij i vërtetë


Pa nisu shpejt nga shtëpia

Sa pa marrë vesh njerëzia

Të valojë dasma e gostia

Gatit shpejt gjërat e tija


-Hajde, hajde, lum si ne

Ishim dy do bëhemi tre

Eja të puth buzë e gojë

Vogëlushi të na dëgjojë.