Sevdail Hyseni: Misioni i deputetit

Satirike
Misioni
i deputetit
U
zgjodh një deputet,
nga
populli me vota,
dha
shumë premtime,
por
edhe fjalë të kota.
“Do
të jem zëri juaj,
gjithmonë
aktiv!”
Sapo
mori mandatin,
u
bë shumë pasiv!
Në
fushatë i njihte mirë,
me
emër e me derë,
për
vete kërkon zgjidhje,
për
qytetarët - asnjëherë.
Deputetit
në Parlament,
kurrë
mos i qofsha falë,
kur
erdhi koha e votimit,
kishte
një mision global!
Nuk
merrej me të papunin,
as
me pensionistin e gjorë,
që
pret i kërrusur nga halli,
me
letra e fatura në dorë.
Ai
nuk merret “pa lidhje”
me
këto “çështje të vogla”,
për
një burrë kaq madhor,
këto
janë “dushk për gogla”!
Dhe
kështu po vazhdon
misioni
i filan deputetit,
me
fjalime fort të mëdha
për
shqetësimet e planetit.
Populli
mbetet poshtë,
me
problemet në derë,
kurse
deputeti hip lart,
me
privilegje përherë.
Ka
një seancë Kuvendi,
që
kurrë nuk e harron:
kuptohet,
atë të pagës,
ku
aty Ai voton!
(Karikatura marrë nga
interneti)


