Kristaq Turtulli: Sa herë...
03.12.2013, 07:06 PM (GMT+1)
Kristaq
Turtulli
SA HERË...
E dashur
Sa herë të ledhatoj,
Besoj,
Se me flladin dhe erën luaj.
Sa herë...
Buzët lag me mushtin e puthjeve,
Besoj,
Se tutje flak petkun e vjetër të viteve.
Sa herë...
Gishtat në gjinjtë e tu ngatërroj
Besoj,
Se shtegun e koraleve kerkoj.
Sa herë...
Me imazhin tënd hapësirave fluturoj,
Besoj,
Se planetë të tjerë zbuloj.
Sa herë...
Të Tjera
Në Fokus










