Jahja Drançolli: Nga thesari i trashëgimisë kulturore të Pejës!

2h më parë


Kjo trashëgimi e rëndësishme kulturore ndodhët te Gryka e Rugovës, ku përmes “Via ferrata” sot mund të arrihet fare lehtë. Vendndodhja në fjalë ka tërhequr vëmendjen e arkeologëve me famë botërore gjatë dy shekujve të fundit. Sir Arthur Evans (1883–1885) e përshkroi atë si një fortesë, ndërsa arkeologu i madh hungarez Dr. Buday Arpad dhe studiues të tjerë arritën në përfundimin se ishte një vend prehistorik apo edhe një monument i hershëm i krishterë, i njohur në këto zona që nga agimi i krishterimit. Muri i jashtëm përbëhej nga një mur guri me formë të çrregullt, i mbuluar me një sasi të madhe llaçi gëlqeror. Muret ishin të pambrojtura dhe lejonin kalimin nga njëra shpellë në tjetrën. Dyshemeja dhe pjesa qendrore e shpellës ishin të mbuluara me një shtresë zhavorri të imët. Pjesa tjetër e shpellës shtrihej për rreth 40-50 metra. Hyrja dhe fasada shtriheshin lart, duke mbyllur hyrjen me një mur.

Atje, në buzë të Lumbardhit, një rrugë e lashtë lidhte Pejën me shtetin e Dioklesë (Mali i Zi i sotëm). Kjo rrugë e njohur shtrihej nga "Via de Zenta" (në Malin e Zi të sotëm) deri në qytetin e Pejës, i cili në atë kohë shërbente si urë lidhëse midis qyteteve bregdetare të Adriatikut dhe qyteteve të Kosovës. Në këtë kontekst, një rrugë karvanësh që kalonte nga bregdeti këtu, duke lidhur Pejën me Novobërdën dhe Prizrenin, përmendet në vitin 1378: "in Novam Montem-Pech et Prisren"!

Burimi: Arkiv familjar!