Përparim Hysi: “Lulet” në “oborrin shpirtëror” të poetit dhe shkrimtarit Adnan Mehmeti
“Lulet” në “oborrin shpirtëror” të poetit dhe shkrimtarit Adnan Mehmeti
Libri "Simfonia e udhëtimeve"
(ese)

Më
së fundi, Poeti dhe Shkrimtari ADNAN MEHMETI, vjen para lexuesëve me librin
"Simfonia e udhëtimeve". Për librin ka shumë nominime nga autorë të
ndryshëm, por unë zgjodha një metaforë nga POETI SPANJOLL, LORKA(1898-1936) që
ka thënë:"Çdo libër është një oborr.
Lum ai që di si ta mbjellë dhe me ato"lule" ushqen shpirtin e
vet". Kështu ndodh, faqe pas faqeje, në librin "Simfoni e
udhëtimeve". Autori "ushqen shpirtin e vet" dhe nuk kursehet që
të na "ushqejë" dhe ne, lexuesit, me këtë nektarlulesh
shumëngjyrëshe. Ky"oborr" (po
të futemi nën lëkurën e LORKËS, sigurisht) nuk është dhe aq i vogël. I madh si
vet shprti i auorit dhe"lulet" janë shumëngjyrëshe.
*
Udhëtimi
është i gjatë: përshkon Amerikën, Kanadan,
Meksikën dhe kudo feksin përjetimet e autorit. Përshkruan çfarë i sheh syri, por, tej
realitetit, shquhet njeriu i penës:në
prozë dhe, kur ky realitet prek "pejzat e shpirtit", shpërthen me vargje. Duke e parë me këtë sy,
hyj në hamendësime, dhe them:-Pse ndodh
kështu? Dhe tak më vjen ndërmend thënia e NIÇE:-Kemi artin që të na shpëtojë
nga realiteti. Autori në këto udhëtime, nuk është kronikan dhe aq. Në këto
udhëtime ai është dhe historian, dhe
arkeolog, dhe folklorist dhe, mbi të
gjitha, POET që e shpirtëron mbresën nga një shtet në shtetin tjetër; nga një qytet në tjetrin; nga një ishull, në
tjetrin. Po të përdorja pak një gjuhë nga matematika, mund të them:"
Emëruesi i përbashkët i gjithë këtyre udhëtimeve, është postulati: Asgjë njerëzore nuk është e huaj për
mua". Dhe me të vërtetë:në këtë" Simfoni udhëtimesh" gjen
histori si ato"vende e popuj"; gjen doke e rite që nga lashtësia e deri në ditët tona.
ADNAN MEHMETI nuk është vetëm udhëtar,
por një studiues skrupuloz i historisë
në vendet ku shkel. Si krjues serioz, ai në këtë libër ka bërë atë që ka thënë ZARA
MHIC (1927-1990), Doktoresha e Filologjisë nga ESTONIA që thotë:" Ja cila
është detyra themelore e çdo njeriu të kulturuar: të mos lejoj që të zhduket
ajo pjesë e historisë, dëshmitar i së cilës, ësht dhe vet ai". Po, që nga
lashtësia, PINDARI ka thënë;-Prova e çdo njeriu, qëndron në veprën e tij. Dhe
vepra që po citoj, është si një dokument, ku shihet ashiqare: Poeti dhe
Shkrimtari, ADNAN AHMETI.
*
Nga
perifrazimeve drejt e tek libri.
"Vatra e shkrimtarit, nuk
është shkolla, por njerëzimi, -thëtë
EMERSON.Dhe autori, aty mes njerëzve, e ngriti këtë"simfoni" ku i
gjen që të gjitha dhe mungon vetëm
muzika.
Fillon
me MISISIPIN, gati lumi më i madh në botë,
që ka qenë, së pari port
përskllevërit nga Afrika, por dhe më shumë se kaq..., tani tek autori,
shpërthen poeti:" Për lumin e qeshur/ që u futet fushave, shtëpive e deri
tek"gratë e përdala që qajnë për dashuritë e paputhura". Në qytetin
Xhekson "takon" Mark TUEN atë humorist aq të madh që veç"TOM
Sojerit" e HEKËLBERt Fini ka lënë ca thënie shumë domethënëse dhe, ngaqë
jam pak i dhënë pas tij, s'kam si lë pa përmendur;" Nga hidhërimi lind
humori i madh" dhe tjetra:" Unë e di
që librat e mirë, janë verë, kurse të miat janë ujë. Por shumica e njerëzve ujë
pijnë!!!"
Në
ÇIKAGO, në qytetin SULFUR:"Kujdes nga korkodilat".Vendësit i pjekin
në hell.
Në
TENESI "takon" kënëgtarin famoz, ELVIS PRESLI dhe veç tij , Doktor
MARTIN LUTER KING që, pasi"Shoh një ëndërr" e pushkatuan në vitin
1968. Vetëm në vitin 1975, me dekret të Presidentit Xhonson, zezakët fituan
barazinë me të bardhët(Ëdndra e DR:MARTIN LUTER KINGUT
Në Arkansas një takim me PRESIDENTIN e shquar,
BILL KLINTON që saj tij, KOSOVA fitoi pavarësinë. Prekëse" prishja e
protokollt" për t'i shprehur mirënjohjen që ngre lart sa PRESIDENTIN, aq
dhe miërnjohësin që ka gjakun nga ato treva. Në atë mori udhëtimesh,
autori Në Boston evokon figurën e NOLIT
që"kurdisi" PRESIDENTIN UILLSON që një"zë" ta
kishte
për të mbrojtur SHQIPËRINË. Diku flet për një PRESINDET tjetër si KEVIN KOLLIZH
që në shtator të vitit 1928 ka ndihmuar MBRETIN ZOG për të ardhur në Fron/
Në
Teksas, sa flet për"litarin e
kaubojsit", tak dhe qëndron tek një shtëpi vogël. Kjo shtëpi e vogël ka
një histori të madhe.Në atë shtëpi të vogël në vitin 1836, dyqind burra nga
TEKSASI, u vranë për liri.
Aty.i
prekur në shpirt, shpërthe POETI:
_Një
shtëpi e vogël,
E
zhveshur nga mobiljet
Si
një klithmë e madhe dëshmon...
Dhe
hisori të tjera vazhdojnë:
Me
poetin LOGFELLOY" ai që lufton luftën e lufton/, spas NOLIT për poemën për
"SKËNDERBEUN".
Poetin
tjetër, EDGAR ALLAN POE me "Korbin" e tij.
Në TEKSAS
ka pasazhe nga takimi i parë i
SHOQATËS së SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-Amerikanë ku auori, u laurua me"Pena e
artë" për poezi.Për mos u larguar nga ky moment, është vendi për një
kortezi, për KALORSIN E POEZISË MBARËKOMBËTARE SHQIPTARE;GJEK MARINAJ(mtafora
është imja) që në vitin 2001 e krijoi këtë shoqatë dhe, po GJEK MARINAJ zgjodhi PRESIDENT të
SHOQATËS, ADNAN MEHMETIN dhe kryetarët e SHOQATËS, çdo dy vjet me qarkullim. *
Nuk
munda ta mbyll këtë ese time, pa
qendruar në DETROIT apo Michigan jo vetm se ka një komunitet të madh
shqiptarësh, por se attje është PJETËR JAKU me bashkëshorten ELINDA MARKU që
mbajnë gjallë një bërthamë të madhe krijuesësh në prozë e poezi.
"Simfonia"
e Udhtimit, të ADNAN MEHMETIT vazhdon dhe me pasazhe të tjera, por unë"
jam plak e jam zhgatërru/rrugët e gjata, s'janë për mu."
I
uroj autorit jo vetëm jetë të gjatë, por dhe krijmtari të mbarë!
Tiranë, 25 gusht 202


