Gjon Keka: Epoka e Gjergj Kastriotit e ka pasuruar historinë e Arbërisë dhe të Europës

18.01.2022, 08:40 PM (GMT+1)

Epoka e Gjergj Kastriotit e ka pasuruar historinë e Arbërisë dhe të Europës

Nga Gjon Keka

Epoka e Gjergj Kastriotit e ka pasuruar historinë jo vetëm të Arbërisë, por, edhe atë të Europës,

Fatosi ynë Gjergj Kastrioti është arbërori i madh e fisnik që la vepra, emër dhe udhën e bekuar dhe të vërtetë të kombit tonë se kah është e ardhmja e tij e natyrshme.

Nuk ka vepra e studime, kronika etj,  mbi Europën e të mos përmendet emri i kryezotit tonë Gjergj Kastriotit.

Edhe kjo vepër e vitit 1774 i kushton një kapitull të veçantë emrit të Gjergj Kastriotit, jetës së tij veprat dhe ndikimin që ai pati për fatin e atdheut të tij arbëror të Europës dhe shpëtimit të saj.