Elida Buçpapaj: Mesazh një ish kryecensori

21.10.2013, 07:27 PM (GMT+1)

MESAZH NJË ISH KRYECENSORI

Poezi nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

Këtë mesazh

po ia nis

një kryecensori

që bëri karierë brilante

si në diktaturë

dhe në tranzicion -

njëherë si kryebesniku

i diktatorit -

ndërsa

në tranzicion

si vëllami

me nanë

pa babë

i një kriptohorri

 

këtë mesazh

po ia nis

me emër mbiemër

një ish-kryecensori

që në tranzicion

nuk hoqi kurrë dorë

nga zanati i vjetër

një mi gjirizesh ishte -

e mi gjirizesh mbetet...

VOAL, 18.10.2013