Dhimitër Pojanaku: Litarët e kambanores

24.03.2015, 07:43 PM (GMT+1)

Dhimitër Pojanaku

 

Litarët e kambanores

 

Ditë e natë,

Bie një kambanë vetëm për mua!

Kambana,

Po,

Ajo!

Oshëtin!

Kambanarët,

Rrinë etthshëm në radhë,

Fërkojnë duart,

Askush nuk lodhet,

Mllefi u jep fuqi magjike.

 

Shpresa ime,

Të egërsohen litarët

 

Sa t`u lidhin duart kambanarëve.