Dedë Preqi: Trualli shqiptar lind dhe tradhtarë
Dedë Preqi
PSE KY TRUALL SHQIPËTAR
LIND EDHE TRADHËTARË?
Pse ky truall shqipëtar lind edhe tradhëtarë
Këtë djallëzi se kemi pasur traditë më parë,
Cili dreq po i rekruton e trurin ua shpërlanë
Qumështi i nënës shqipe u qoftë „haram“.
Shqipëria, Kosova nga barku i një nëne
Janë rrezet e një dielli dhe drita e një hëne,
Që lindën e rritën plot heronjë e trima
Dhe bija humanitare, princeza e heroina.
Ku e gjejnë motivin tradhëtarët e motit
Që tradhëtojnë vendin dhe farën e kombit,
Kurrë s‘bëhët vëlla fara e huaj e anadollakët
Dhe italianët, e serbët që erdhën nga Karpatet.
Nuk lejojmë fytyrat historike të përdhosën
Nuk lejojmë që veprat e tyre të fundosën,
Gjaku i tyre është i shenjtë dhe lum i lirisë
Që ndryshuan epokën dhe faqën e historisë.
Tradhëtarët e kanë vendin e vet të „merituar“
Bashkë me mësuesit e tyre që i kanë rekrutuar,
Përndryshe s‘kanë vend në sofren shqiptare
Sespe e kanë hijen e qelbur dhe tradhëtare.
Tradhëtarët i gjykoj dora e Kastriotit me shpatë
Dhe pushka e Adem Jasharit me tytë të gjatë,
Penda e Rugovës, ua shembi pallatet e vjetra
Dhe urata e Nënë Trerezës me lutje e me vepra.









