Blerim Rrecaj: Alarm aktual

Alarm aktual
Shqipërisë kush
Ju paska turr
Për me ia ndërtu' edhe një mur
Po shqiptari më s'duron
Të gjitha muret po i rrënon
Skaj stacioni
Fundmaj
Dola
Në stacion
Të nisesha
Për bregdet
Çuditërisht
S'shoh
Askë
Çuditërisht
S'vjen
Asnjë
Tren
Kontrast
Nga gjërat e errta
Të kësaj mynxyre
Hidhem në detaje
Të ndritshme natyre
Sa koha shkoi
E kjo lojë s'ndërron
Kontraste ka kjo jetë
Dhe barrë këtë tranzicion
Dhunës t'i zëmë pritë
Dhunë mes vete
A jemi në vete
As ishim
As jemi
Mendtë që na kanë mbetur
Sa më parë t'i mbledhim
Kohë për reflektim
Ishte edhe mbetet
Thellë mes nesh
Valle hedhin dreqërit
Andaj t'i largojmë
Sa s'është bërë shumë vonë
T'i lëmë me gishta në gojë
Sot e përgjithmonë
Fytyrat e dhunës
Janë gjithëfare
Sëpari ato lindin prej fjalëve
Dhunës t'i zëmë pritë
Rrënjët t'ia presim
Dhe të ecim kah mbarësitë
Krahpërkrah të gjithë
Protestë përnjëmend
Zoti frymëzoi rininë
Për ta shpëtuar Shqipërinë...
A po të kujtohet
Nuk ka shumë kohë
Që kaloi nga kjo ndejë
S'kaloi as një javë
Megjithatë a po të kujtohet
Se po ka kaq shumë ngjarje
Aq shumë llafe
E bredhje
Bjerrje
Nëpër kafe
Derisa kafetë po i pijmë
E po presim
Që të thahet nga dielli
Shtresë e mbetur rrethefund filxhanëve
Derisa po shndrrohen në shkretëtira
Njëra Saharë e tjetra ç'emër ka
Dhe ne të përhumbur
Na kaplojë etje e çmendur
Që na shpije n'drejtim të ndonjë oaze
Lajm i njohur
Prej se e mbajmë mend
Kështu vazhdon kjo jetë
Pos të tjerave edhe
Shqetësim dhe shpresë
Në një qoshk qyteti
Zë vend në një qoshk qyteti,
Derisa kohë pauze po perëndon.
Mbështetur për muresh absurdi
Tash sa kohë, tash sa kohë...
Protestë
Ndërsa "mediet tona" flenë
(Ato mjeranet që i kanë mizat nër kapuça)
Gërrhasin e bërtasin në jerm
Erë e stërkeqe u vjen
Edhe
Lulet, bletët, ketrat,
Fluturat, buburrecët
Nisen për protestë...
Flamingot në Fushë Kosovë
I pashë në një vitrinë
U ndala para tyre
Për nderim
Se së fundmi
Na janë bërë simbol shpëtimi
Jam për revolucion paqësor
Dhe natyrisht
Kundër këtij sistemi të ndyrë



