Arber Shabanaj: Burri dhe caku

08.01.2016, 07:06 PM (GMT+1)

Burri dhe caku

 

Një ditë cakut i tha burri:

“Vetëm unë ty të kaloj,

Me një cak mua s`më ndalet turri,

Të gjitha garat i fitoj.”

 

Ia kthenë caku këtijë: “Këta hapa

S`kanë lavdi, haku është hak.

Emrin tim e shtove… mbrapa…

E je kthyer në burra-cak…!“

 

Arber Shabanaj

Gjakovë, më 22 Maj 2012