Ermira Jusufi Avdija: Me flatra të ëndrrës

ME FLATRA TË ËNDRRËS
Parakalojnë
zogj e shtojzavalle
Ëndrrës
ia shqyejnë çarçafin e natës
Nënkresë
ia vënë një gur, rrokullisur shekujve
Dhe
ndërtojnë bedena kështjellash prej hijeve.
Fuqishëm
dëgjohen troke kauajsh
Derisa
zbresin nga betejat me hënën
Që
prishur ua ka melodinë e tërfëllimave
Dihatja
dëgjohet larg, tepër larg
Deri
në zhbirimin e veshëve të shurdhër
Verbëri
kohe që njeriu dot s’e ças.
Me
flatra të ëndrrës
Gjithçka
parakalon nën ritmin e rizgjimit
Dhe
merr udhë me ferkun e ditës.
KËTA TINGUJ FLUTUROJNË
NË QIELL
Këta
tinguj dalin prej afshit të shpirtit
E
digjen qiejve të pafund
Deri
në pafundësinë e tyre
Nga
malli që nuk ndalon askund.
Tinguj
që fluturojnë në qiell
Dhe
atje kërkojnë bekim
Mëtojnë
ta prekin pikën e qëllimit
Të
bekuarit s’kanë tjetër kthim.
Burojnë
nga malli i djegur
Në
rrugë të përhershme hamenden
Tinguj
që kaptojnë lartësitë
Dhe
pehaten në loçkë të zemrës.
Këta
tinguj burojnë nga shpirti
Dhe
fluturojnë tutje
Në
krah të kometës.
FJALËT QË S’I THASH
KURRË
Fjalët
që s’i thashë kurrë
Nuk
janë thjesht veç fjalë
Janë
copëza zëri që kanë humbur rrugës
Fjalë
që i thashë me mendje, por nuk pata gojë
Në
heshtje të pafund e mbyllëm këtë lojë.
Ky
libër nuk është për të gjithë
Është
për ata që kanë dashuruar në heshtje
Dhe
i kanë pritur përgjigjet që s’u erdhën kurrë
Në
vend të plotnisë janë ndierë të zbrazët
Vallë
kësaj zbraztësire
Sërish
do t’i ngrisim një urë.
Fjalët
që s’i thashë kurrë
Janë
libër i papërfunduar për ty
(Ndoshta
ende shpreson në rilindje të dytë)
Ndonëse
mund të ngushëllohesh në heshtje
Apo
të zhgrehesh në vaj e lot
Tashmë
gjithçka ka mbaruar
Dhe
nuk kthehet dot.
RRUGËT JANË ËNDËRRA TË
HESHTURA
Rrugët
janë si ëndërrat
Gjithkah
të shpiejnë në çast
Të
kthejnë sa çel e mbyll sytë
Ende
pa prek rrezja e parë
Ditën
që adhuron.
Rrugët
janë ëndërra të heshtura
Furtunë
që përplasen me kohën
Askush
nuk ua din fundin,
As
fillimin nuk e kanë të sigurtë
Sa
her nis një ecje
Rrugët
të torturojnë gjithkah
Veç
rruga e kthimit në atdhe
Të
merr kaliboç në krah.
KAH LUNDROJNË KËTO GJETHE
Vjeshtë e vonë para acarit
Suprinë uji të trazuar
Kah lundrojnë këto gjethe,
Në farfurinë e erërave
Kahmot s’i kemi takuar.
Në rrugëtim me vjeshtën
Mbi shpatulla kohe lundrojnë
Përftojnë me erërat
Kohë e çoroditur
Shemb iluzione dite
Shtigjeve të ngatërruara.
Mbi lundrën e kohës
Nuk i ndalon asgjë
Kah lundrojnë këto gjethe
Herë qetas shtrijnë krahët
Herë mbi ujëra të rrëmbyeshëm
Acareve të harlisura
Pehaten pa ia nda.
PËR NJË FIJE FLOKU
Për
një fije floku më iku edhe një ditë
Më
iku sikur fluskë që era e përpinë
Natën
e vara në qepalla të kujtimeve
Që
palosur i ka koha
Në
shekullin e harrimit.
Në
vendpjekjen e dëshiruar
Nga
malli i djegur i dashurisë
Mespërmes
lojës së trillimit
U
shemb edhe një ditë.
Për
një fije floku
U
tret Arka e kujtimeve
Në
orbitë.


