Agim Gashi: Më mirë robëri se sa liri e gjakosur

20.05.2012, 10:42 AM (GMT+1)

Agim Gashi

Më mirë robëri se sa liri e gjakosur

O Zoti im,
Moj Arbëri e bekuar,
Moj Shqipëri Lule Bajraku,
Moj Kosovë kreshnike,
O Populli im i dashur!
Më lejoni tua them një fjalë
Fjalë që më rëndon
Fjalë që ma djeg shpirtin tim,
Fjalë që më ngjall trishtim;
Se më mirë të jetoj
I robëruar tërë një jetë,
Se nga vëllavrasësit
E nga kriminelët
Ta gëzoj „lirinë“
E larë me gjak vllau!

10.05.2012