Zenel Çeliku: Burgjet shqiptare mes ndëshkimit dhe rehabilitimit!
Burgjet shqiptare mes ndëshkimit dhe rehabilitimit!

Burgjet
në Shqipëri kanë qënë shpesh në qendër të diskutimeve për shkak të problemeve që lidhen me kushtet e jetesës,
sigurinë dhe trajtimin e të burgosurve gjithnjë për t’iu përmbajtur regullave
dhe ligjeve në burgjet shqipëtare. Një nga shqetësimet kryesore është
mbipopullimi në disa institucione të vuajtjes së dënimit, gjë që sjell
vështirësi në menaxhim dhe ndikon negativisht në kushtet e jetesës brënda
këtyre institucioneve të vuajtjes së dënimit. Ngjarjet në burgje shpesh
pasqyrojnë problemet e vetë shoqërisë si varfërinë, kriminalitetin,
korrupsionin dhe mungesën e drejtësisë. Prandaj, përmirësimi i sistemeve të
burgjeve, kërkon jo vetëm investime në burgje, por edhe politika sociale dhe
ligjore më të drejta. Në vazhdimësi burgjet mbeten një sfidë e ndjeshme në
publik. Trajtimi human i të burgosurve, respektimi i të drejtave të njeriut dhe
rehabilitimi efektiv i tyre, janë elementë thelbësorë për një sistem drejtësie
modern dhe të drejtë. Hara - herës, janë raportuar raste të dhunës, konflikteve
mes të burgosurve dhe incidenteve të ndryshme që kanë treguar mungesë sigurie
dhe kontrolli për të dëshiruar ku ka patur shumë diskutime. Në disa raste,
media ka pasqyruar edhe tentativa arratisjeje apo akuza për korrupsion dhe
favorizime brenda sistemit të burgjeve. Këto ngjarje ndikojnë negativisht në
besimin e qytetarëve tek drejtësia dhe institucionet shtetërore. Në krye të
burgjeve tashmë ka ardhur një zë i fuqishëm, i përkushtuar, i motivuar për të
drejtuar me koompetence këtë institucion shumë të rëndësishëm për të cilin ka
mjaft probleme në sfondit e çdo dite. Eshtë Adriatik Kupi, Drejtori i
Përgjithshëm i Burgjeve i cili që në momentin e pare që hyri në atë derë, iu
drejtua stafit se, sëbashku me punë të ndershme, të përkushtuar dhe pa asnjë
kompromis, do të përmirësimin e kushteve të jetesës për të burgosurit, do të
respektojmë dhe të punojmë për integrimin në shoqëri të të dënuarve, do të
rrisim sigurinë dhe uljen e konflikteve brenda burgjeve, gjithashtu Ai
(Kupi) kërkoj forcimin e transparencës
dhe luftën kundër korrupsionit, që ky institucion të jetë realisht për vuajtjen
e dënimit por duke mbizotëruar respektimi i regulloreve dhe ligjeve të këtij
institucioni.
Lidhur
me këto probleme që kanë burgjet në Shqipëri, un kontaktova me Drejtorin e
Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Z. Paulin Rajta, Drejtues i
Lartë. Me gjithë problematikat që egzistojnë, duke menduar se burgjet
shqipëtare kanë marrë një imazh më të besuar dhe më serioz i thash Z. Rajta,
ardhjen në krye te Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve si një personalitet
me përkushtim te Z. upi, a ju motivon Ju për moral më të lartë në kryerjen e
detyrës tuaj?
Sipa
Rajtës, pa dyshim është shumë i rëndësishëm titullari i Ri, Z. Adriatik Kupi që
ka ardhur, fryma që ka sjell Drejtori i Ri, ka frymëzuar dhe motivuar
punonjësit e burgjeve që të jenë më të përkushtuar dhe më të përgjegjshëm për
detyrat që kanë. Rajta tha; e vërteta është se në shumë vende më të zhvilluara
se Shqipëria, burgjet janë të mbipopulluara dhe me probleme të mprehta. Ka
mungesë higjiene, kushte të këqija shëndetësore dhe tension mes të burgosurve.
Një problem tjetër serioz është dhuna brenda burgjeve në këto vënde. Shpesh
ndodhin përleshje mes grupeve kriminale, abuzime dhe dhunë nga stafi, apo
mungesë sigurie, një gjë që në burgjet shqipëtare janë të rralla.
Tani
le të ndalemi tek burgjet në Shqipëri, ku dua të theksoj se vërtetë kemi probleme por një gjë duhet të theksoj.
Shumë të dënuar për vepra të ndryshme - kriminale, kanë lidhje të forta me
element të njëjtë si ata. Ky kontigjent kanë pasuri dhe ka patur raste që kanë
shkelur regulloren e burgjeve. Ata kanë bërë edhe grupime duke festuar
ditlindje por në kohën e lirë. Ka disa
media që këto raste i përgjithësojnë duke nxjer një video që një grup të
dënuarish po festonin një ditlindje. Un jam koshiet se burgjet tona kanë
probleme, por ju siguroj që problemet tona janë shumë më pak siç ndodh në
burgjet e vëndeve më të zhvilluara se vëndi ynë. Ne jemi të përgjegjshëm se kjo
situatë është bërë e ndjeshme në publik por dua të theksoj se puna e jonë është sfidë, sfidë e
përditshme në burgjet tona, por edhe në burgjet e të gjithe botës. E
rëndësishme është se ne nuk kemi ngjarje të rënda si dhune fizike, plagosje,
keqtratime dhe vrasje në burgjet tona. Ju tregoj se në një burg në Greqi para
pak ditësh janë vrarë dy të burgosur, janë kapur shumë celular dhe drogë. Në
Angli në një burg ku ka 750 të burgosur, nga kontrolli u gjetën 500 telefona
celular, mjete të mprehta, dhe drogë. Pra ka sfida të tilla kudo, por në burgjet
shqiptare kjo masë degradimi, kurrsesi nuk është, por theksoj se ne kemi akoma
shumë punë përtë bërë. Eshtë e vërtetë se në burgjet tona kemi kapur telefona
dhe drogë në sasira të vogla, dhe ne kemi marrë masa të rrepta ndaj këtyre
rasteve. Në media është përfolur se në burgjet tona futen edhe femra për qefin
e të burgosurve. Ligji e përmban qw të burgosurit kanë të drejtë të vizitohen
nga të afermit e tyre, nga miq dhe nga shokë e shoqe, por në ambiente të
kontrolluara. Pra mediat nuk e dinë këtë detaj dhe pastaj përcillet në publik
se në burgjet tona ska konrollin e duhur ligjor – ky është trillim dhe e pa
vërtetë. Eshtë e rëndësishme që para Ligjit të gjithë të burgosurit janë të
barabartë, sado të fortë e të fuqishëm të jenë ata me element kriminal jashtë,
tek personli ynë nuk dominojnë Ka të burgosur që kanë qënë me pushtet të lartë,
përsëri edhe ata janë të barabartë para traitimit ligjor. Duke filluar nga ish
Presidenti i Republikës Ilir Meta, nga ish Kryeteri i Bashkisë së Tiranës Erion
Veliaj, nga ish Ministri i Shëndetsisë Ilir Beqaj që janë në paraburgim, ata
ashtu si të gjithë të dënuarit e tjerë, ne i klasifikojmë të barabartë para
Ligjit dhe i traitojmë sipas Ligjit. Ju tregoj se Institucioni ynë ka kontakte
të ngushta me institucionet homologe në SHBA të cilët vërtetë kanë vrejtjet e
tyre por në fund të ditës ata kanë vlerësuar punën dhe situatën në burgjet
shqiptare për të cila ne jemi të vetëdijshëm se kemi shumë për të bërë. Thkesoj
se, është e vërtetë se me ardhjen e Drejtori të Ri - Z. Adriatik Kupi në krye
të këtij Institucioni, situate ka ndryshuar mjaft sepse tek Z. Kupi kemi gjetur
mbështetje, frymë dhe inspirim të fuqishëm për të qënë shumë kërkues për të
zbatuar pa kompromis rreguloren e burgjeve.
Fokusi
ynë është rehabilitimi dhe rikthimi i të burgosurve në shoqëri përmes edukimit,
punësimit dhe mbështetjes psikologjike. Këto modele tregojnë se burgu në vendin
tone, nuk është vetëm ndëshkim, por edhe mundësi për ndryshimin e jetë së tyre.
Megjithatë, vitet e fundit janë bërë përpjekje për përmirësimin e situatës
përmes reformave, investimeve dhe bashkëpunimit me organizata ndërkombëtare për
respektimin e të drejtave të njeriut. Theksoj se qëllimi kryesor i
Institucionit tonë është krijimi i një
sistemi që jo vetëm ndëshkon, por edhe edukon dhe rehabiliton individët
për t’i rikthyer ata në shoqëri si qytetarë më të përgjegjshëm. Realisht,
problemet në burgjet shqiptare mbeten një sfidë serioze që kërkojnë më shumë
investime, transparencë dhe angazhim institucional për të garantuar siguri,
dinjitet dhe respektim të të drejtave themelore të njeriut. Për këtë duke
filluar nga Drejtori i Pergjithshëm, nga un si Drejtor i Policisë të burgjeve
dhe deri tek polici dhe punonjësi më i thjeshtë, jemi të bindur e të vendosur
të punojmë, të punojmë që dita – ditës të bëjmë më të mirën – përfundoi Z.
Paulin Rajta.
Zenel Çeliku
TIR-FAX News Agency



