Gjon Keka: Siguria jonë, pavarësia jonë, atdheu ynë janë në rrezik
Siguria jonë, pavarësia jonë, atdheu ynë janë në rrezik

Nëse
shohim se si në shtratin e vdekjes kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti nxorri disa
fjalë profetike, sidomos në lidhje me rrezikun që do t'i kanoset pas vdekjes së
tij Arbërisë. Ai sëpari e dinte se biri i tij Gjoni ishte i ri dhe nuk do të
mund ta udhëhiqte betejën kundër armikut të jashtëm dhe të brendshëm, prandaj
edhe kërkoi që biri i tij të qëndronte në duar të Venedikut si i mbrojtur nga
rreziku sepse sulltan Mehmeti II donte ta vriste me duar të veta Gjergj
Kastriotin dhe nëse jo atë fëmijën dhe familjen e tij ky në fakt ishte qëllimi
i sulltanit në atë kohë.
Së
dyti ai i tregoi arbërorëve se ideologjia islamike që e kishte sulltani ishtë
ajo që do të mund ta shkatërronte nga brenda shpirin dhe trupin e arbërorëve
dhe tërë atdheut të tij e shtetit të tij.
Sipas
kryefisnikut dhe strategut arbëror nëse një ditë do të ndodhte që kombi i tij
të vuante deri edhe në vetëshkatërrimin e tij ,vuajtja e më pas edhe vdekja do
t'i vinte jo nga jashtë, por nga vetë ata që e mohuan Besën e të parëve
iliro-arbëror, Besimin në Krishtin, Identitetin rrënjësor kombëtar arbëror,
gjuhën, që i shërbyen sulltanit dhe ideologjisë së tij fetare islamike.
Fjalët
e kryeheroit janë mjaftë domethënëse si këto p.sh:"Jini vigjilent, se
politika otomane(turke) ka për qëllim të mbjellë përçarje midis jush dhe
princave të krishterë; e gjithë fuqia e saj qëndron në këtë politikë të
përçarjes(Përçaj dhe sundo ), me anë të së cilës ajo ka pushtuar e sunduar
shumë vende edhe pa patur nevojë me i përdor armët e saj."
Më
tutje ai poashtu thotë tepër qartë se : „Ai që ju këshillon për të luftuar për
hir të Zotit është një mashtrues i cili dëshiron të sakrifikojë të vërtetën për
interesat e tij perosnale. Zoti duke qenë i fuqishëm mund të bëjë gjithçka
vetë, nuk ka nevojë për këshillat apo ndihmën e askujt ",
Ndërsa
nga një letërkëmbim tjetër i qershorit të vitit 1461 ku sulltan Mehmeti II i
kërkonte peng djalin e Gjergj Kastriotit në kuadër të ndonjë marrëveshje ,por
sikur dihet Gjergji ynë i madh e kundërshtojë këtë pikë të marrëveshjes me këto
fjalë:
„Përsa
i përket dhënies peng të djalit tim, për ta pasur atë si nyje të një lidhje të
re mes nesh, zemra e një babai dhe një nëne nuk mund të përballojë një
sakrificë të tillë. Është fëmija i vetëm që Zoti na ka dhuruar, dhe është akoma
i mitur. Përveç kësaj, do t'i shkaktohej një dëm i pariparueshëm nëse nuk
rritet me zakonet dhe besimin(e krishterë arbëror) të vendit të tij."
Ndërsa
në një përgjigje tjetër të një letre që i dërgon Gjergj Kastrioti sulltan
Mehmetit II, të qershorit të vitit 1463 i kërkonte sulltanit që jo ai të bëhet
prapë i ideologjisë fetare islamike, por ai vetë(pra sulltani) duhej të kthehej
në krishterim , me këto fjalë:
„Po
më dëgjove mua, po deshe të kthehesh në besimin e vërtet te Krishti, të mendosh
më në fund për shpirtin tënd, ti do të mundesh, pasiqë të heqësh dorë nga
pabesia jote dhe nga verbërit e ideologjisë muahmedane, edhe pushtetin, edhe
emrin tënd nga i madh që është ta kthesh e ta bësh shumë më të madh, nga i
lumtur, shumë më të lumtur, nga i dëgjuar shumë më të dëgjuar; ti që shquhesh
fort mbi të gjithë të parët e tu nga shpirti i lartë dhe nga madhëria e
karakterit, mos qëndro për më gjatë bashkë me të tutë, si nga ndonjë e drejtë
trashëgimore, në këtë kokëfortësi dhe verbëri dhe bëje lirisht, me vullnetin
tënd, atë që së shpejti do ta bësh nga nevoja. Çdoherë është quajtur një turp i
madh të dëgjosh nga goja e prijësit: "nuk e pandehja". Mblidh mendjen
dhe eja në vete. Mund ta kesh rastin të bëhesh prijës i vërtetë dhe të
qeverisësh në mënyrë të ligjshme, vetëm nëse e përqafon këtë besim pra ,nëse e
adhuron Zotin e vërtetë, dhe sapo ta kuptosh do të të vijë keq për këtë dhuratë
qiellore që se ke njohur më parë, madje do të të vijë keq për kohën e humbur që
ke kaluar.
Sikur
më njeh, por edhe ke dëgjuar mjaftueshëm,se unë nuk e ndryshoj mendjen as me
lajkatime, as me kërcënime, derisa të mos keni përqafuar besimin e krishterë,
për të cilën ju keni dëgjuar e mësuar që në fëmijërinë tuaj, duke vepruar në
këtë mënyrë, do tiu mundësoni edhe njerëzve tuaj që të pagëzohen."
Nga
e gjithë kjo është parë shumë mirë që nga ajo kohë, pra pas vdekjes së Gjergj
Kastriotit e sidomos në nga shekulli XVII e këndej se sa dëme të pariparueshme
i ka bërë ngulitja e ideologjisë islamike në trojet dardano-arbërore. Kështu që
ishte i vetmi vend, komb apo popull që mbeti në mjerim, me dyer të mbyllura për
të mos pasur mundësi (çelës) të rikthimit në familjen europiane, pa dritë e
zhvillim ,i ndarë e i shkatërruar etj. Ideologjia islamike u vendos nga
pushtuesi otoman në shumicën e rasteve me shpatën kuranike të sulltanit dhe
ushtarëve të tij, sot ideologjia islamike është bërë për trojet tona, jo vetëm
një nepërk që helmon shpirtërat, zemrat dhe mendjet e popullit apo kombit dhe
shtetit tonë, por edhe një rrezik për shkombëtarizim e vetëshkatërrim shtetëror
e kombëtar.
Duhet
patur parasysh edhe një gjë, të kthehemi pak na historinë e shkurtër, Turqia me
ndihmën e renegatëve dhe mbetjeve në Kosovë dhe Shqipëri investojë në „Xhamia
politike" midis Prishtinës dhe Tiranës dhe askush nuk e ngriti zërin, kur
dihet se ai investim nuk është investim në të mirë të popullit e kombit
shqiptar, por investim në injorancë dhe turqizim, nesër mund të thotë Turqia
unë kam investu në ato xhamia dhe ato janë prona të mija, Ashtu sikur e nguli
Millosheviqi „Kishën politike" në oborrin e Universitetit të Prishtinës
dhe Bibliotekës kombëtare të Kosovës, Me një fjalë, sot për shkak të
ideologjisë islamike që ka lëshuar rrënjë helmuese në të gjitha fushat,
familjet dhe institucionet e shtetit dhe atdheut tonë, siguria jonë, pavarësia
jonë ,atdheu ynë janë tepër në rrezik.


