Gjon Keka: Vetëm Haradinaj e rikthen Kosovën drejt BE-së dhe NATO-s
Vetëm Ramush Haradinaj mund ta kthejë Kosovën në rrugën e qartë të integrimit në BE dhe të anëtarësimit në NATO

Nuk
ka asnjë dyshim se njeriu i duhur në këtë kohë krize për ta rikthyer Kosovën në
binarët e stabilitetit dhe të rilidhjes së fuqishme me miken tonë, ShBA-në, si
dhe me vendet e tjera mike europiane, është Ramush Haradinaj.
Nuk
i përkas asnjë partie politike, por këtë shkrim ia kushtoj njeriut tonë,
ushtarit të lirisë dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Ai e meriton që në
këtë kohë të jetë në krye të shtetit sepse Kosova ka nevojë për të, ashtu
sikurse kishte nevojë në kohën kur ai i doli zot atdheut të tij, duke dhënë
gjak e djersë për të.
Kosova
nuk ka kohë për të humbur. Për të zënë hapin me dinamikën e botës që po ecën me
shpejtësi drejt arritjeve teknologjike, si dhe me vendet e rajonit drejt
integrimit në Bashkimin Europian, është shumë e rëndësishme që frenat e
pushtetit t'i marrë Ramush Haradinaj. Vetëm ai mund ta drejtojë sot Kosovën
drejt anëtarësimit në NATO, drejt rikthimit të miqësisë me ShBA-në, si në kohën
e Presidentit Rugova, dhe drejt njohjeve të reja ndërkombëtare. Ai e ka treguar
veten në shumë procese, dhe veprimet e tij gjatë kohës sa ishte kryeministër
kanë pasur efekte pozitive për Kosovën, sigurinë e saj dhe rrugëtimin drejt
integrimit në familjen euroatlantike.
Ramush
Haradinaj është dardano-arbërori që dha mjaft për atdheun e tij. Ai tregoi se
vlera e lirisë së Kosovës është vetë vlera e gjakut që ujiti Pemën e Lirisë.
Prandaj, vetëm ai mund ta ndiejë dhembjen e plagëve dhe mund ta kuptojë se sa
gjak i çmuar dardan-arbëror ishte i gatshëm të flijohej për lirinë dhe për
shtetin e unitetin kombëtar, nën flamurin e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut).
Vetëm
Ramushi heroik e trim e njeh damarin e sigurisë dhe të lirisë. Ai e njeh rrugën
përpara se nga duhet të ecë sot Kosova, pasi gëzon një përvojë të mirë në
qeverisje dhe ka dhënë një kontribut të madh në vetë themelet e shtetit të
Kosovës. Ai garanton të ardhmen europiane të vendit dhe miqësinë me botën
perëndimore, respektivisht me ShBA-në, vendet e tjera mike europiane dhe
NATO-n.

Prandaj,
sot Kosova ka nevojë për Ramushin në udhëheqjen e shtetit, ashtu siç kishte
nevojë në atë kohë sa ishte gjallë Ibrahim Rugova. Të dy arritën të bënin punë
të mira për Kosovën, edhe pse për një kohë të shkurtër për shkak të pengesave
që i dolën Ramushit në atë kohë të qeverisjes me një fillim energjik e pozitiv.
Pavarësisht kësaj, ai arriti të tregonte shembullin e një biri të madh të
Dardanisë dhe të gjakut të Skënderbeut të madh.
Është
koha që Ramush Haradinaj të marrë në duar frenat e shtetit, me ndihmën e
bashkësisë ndërkombëtare dhe të ShBA-së, në mënyrë që Kosova të ecë përpara dhe
të zërë hapin në procesin e integrimit në familjen europiane, respektivisht në
Bashkimin Europian dhe në anëtarësimin në NATO.


