Vladimir Shyti: Dallgët e zemrave rinore përplasen kundër një shkëmbi të shurdhët, fati
Dallgët e zemrave rinore përplasen,
kundër një shkëmbi të
shurdhët, fati

Tashmë
po i kuptojë, në mënyrë kaq të plotë, fjalët e moçme për fatin sipas të cilave
në zemër lind një gëzim i ri, nëse ajo qëndron dhe e përballon natën e thellë
të kobit, ku kënga e jetës së një kombi kumbon hyjnisht në terr, si kënga e
bilbilit vetëm në dhëmbjen më të madhe. Vetëm tani kuptova melankoninë e instikteve
rinore si brenda dhe jashtë Shqipërisë, që u fuqizuan nga dashuria e zjarrtë
për atëdheun e tyre, aq sa u shndrrua në fatkeqësi tragjike dhe trishtimi i
përvajshëm vërshoi me vrullin e himnit në sheshin e qëndresës. Yjet e jetës të
trojeve tona nuk kishin perënduar, të vetëm në këtë terr ndezën qiellin
Shqiptarë dhe morën në duar fatin e atdheut.
Një
revoltë paqësore, që po habit anembanë tërë botën. Ata po krijojnë në
pasigurinë e të përgjumurëve një vepër tepër madhështore më e përsosura e parë
deri më sot. Po thërmojnë dita-ditës të gjitha lëvozhgat dhe guaskat, që mbanin
kyçur brenda thelbin e çështjeve dhe melodia po rrjedh lirishëm nën ritmin e
papërmbajtur të këngës të fatit. Rinia
tashmë e bashkuar gjeti harmoninë shpirtërore më të lartë:”Ata që kapërcejnë
mbi dhimbjen e tyre, ngjiten më lartë”. Protestuesit po hedhin hapin
vendimtarë, ata janë të vëmendshëm ndaj zërit të njerzëve, që sa ditë kalojnë
shtohen edhe më shumë, duke vrarë frikën e kapluar ndër vite. Ata shfaqen në
tubime me pamje madhështore dhe të çliruar nga ndjejat e kohës ku dhunoheshin e
dhunohen në mënyrat më të ndryshme nga një qeveri kriminale, e cila ndante dhe
ndan pasurinë me oligarkë e sahanlëpirës. Duke ndjekur thënien:Sa më shumë të
shtypësh një popull, aq më të lehtë e ke të sundosh. Por tashmë u erdhi fundi,
në kulmin e kësaj gjëndje, populli sikur u çlirua mga një ëndërr makthi dhe nga
ndjesia e kohës tridhjet e gjashtë vjeçare në sundimin e dy partive shtet
diktatorial.
Tashmë,
është e dukshme dhe fatkeqe përqafimi protestës nga intelektoalët, që ende se
kanë vrarë frikën kundër një shkëmbi të shurdhët fati. Itelegjenca e tyre,
nderi, format dhe parimet të cilët i mbajnë të ndrydhura do të ishin
përgjithësisht të vlefshme dhe shtytëse ndaj kësaj qeverie pështirosëse. Nuk
mendoj se është moskuptim nga ana e tyre, as neglizhencë, unë do të thoja se,
është një ndrydhje, frikë për të humbur edhe atë pak ekonomi që kanë krijuar me
mund e djersë. Ndaj, ata duhet të vihen në të njëjtin rangë me të tjerët, se
përndryshe do të ishin përgjithësisht si një gjykim i së ardhmes.
Sheshi
dhe rrugët e kryeqytetit tashmë dhe me ardhjen e diasporës me protestues nga e
gjithë bota, me njerëz të tillë, që kanë në zemër më tepër sesa në mendje, një
besim të pafund dhe të vazhdueshëm te fati dhe, në burimet e tyre për të
nxjerrë nga varfëria e mjerimi popullin e vet të shumë vuajtur shqiptarë.
Fjalimet dhe mendimet e shprehura janë një mjekim për plagët, flamujt kuqe-zi,
që mbuluan rrugët e sheshet ishte një besim te e ardhmja e vendit tonë. Së
shpejti ky revolucion tepër paqësor do të këndojë koralen e madhe, këngën e
fitores të ngadhënjimit të shpirtit. Prandaj, ulemi në gjujë para një altari të
padukshëm, duke kërkuar të n’a dhurojnë lirinë e vërtetë heronjëve tanë nga
fëmijët deri tek të moshuarit.


