Zef Mulaj: Prej qelqi

01.06.2013, 02:33 PM (GMT+1)

PREJ QELQI

 

Nga ZEF MULAJ

 

Fytyrë si qelqi

Trupin si kolona

Cromatografis separarse

Në sintezat kimike

Precipiton koha.

 

Pin akullin dimëror

Në livadhet e ngrira

Në fije bari të mbetura

Çukisin zogjtë

Lulzimin veror.

 

Ëndrrat

Precipitojnë

Si në kolonat

Cromatografis separarse.

 

Sintezë mbijetese

Pikon... pikon pikon

Misteri në fytyrat e ftohta

Si qelqi.

 

Fillim shekulli...

 

-Per ZSh-ne, nga Italia, 30 Maj, 2013-