Xhelal Zejneli: Deklarata e ministres serbe për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova, dëshmi se Beogradi nuk ka hequr dorë nga politika serbomadhe
DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR DËBIMIN E SHQIPTARËVE NGA KOSOVA, DËSHMI SE BEOGRADI NUK KA HEQUR DORË NGA POLITIKA SERBOMADHE

Ministrja e Serbisë Snezhana Paunoviq mësimin e pastrimit
etnik dhe të dëbimit të shqiptarëve nga Kosova e ka mësuar nga elaborati “Dëbimi i shqiptarëve” (Iseljavanje Arnauta)
i historianit dhe akademikut serbomadh Vaso Çubriloviq.
* * *
"Po të isha Slobodan Millosheviq në vitin 1998, do ta spastroja
etnikisht Kosovën" - deklaratë e ministres së Ministrisë së Administratës
Shtetërore dhe të Vetëqeverisjes Vendore të Serbisë dhënë televizionit Kurir më
11 korrik 2026
Snezhana Paunoviq (Pejë, 1975- ) është ekonomiste,
nënkryetare e Partisë Socialiste të Serbisë, deputete dhe nënkryetare e
Kuvendit të Serbisë.
Në televizionin e sipërthënë ajo ka deklaruar: “Po të isha Milosheviq, Kosovën do ta kisha
pastruar etnikisht”. Në frymën e shqipes, deklarata e saj lexohet kësisoj: “Po të kisha qenë në pozitën e Milosheviqit,
do ta kisha kryer pastrimin etnik të Kosovës”
Deklarata raciste dhe antishqiptare e Paunoviqit në
Kosovë u dënua ashpër. Ajo u shpall edhe e
padëshiruar. Partitë opozitare të Serbisë dhe organizatat e shoqërisë
civile në Serbi kërkuan shkarkimin e saj nga funksioni i nënkryetares së
Kuvendit të Serbisë. Sipas tyre, me një deklaratë të tillë, ministrja Paunoviq
promovon dhunë.
Deklarata u dënua edhe nga ministri i Ministrisë për
Evropë dhe për Punë të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha (Koplik,
Malësi e Madhe 1967- )
Deklaratën fashiste të saj e kanë dënuar edhe
autoritetet e Bashkimit Evropian. Deklaratën e ka dënuar edhe Departamenti
Amerikan i Shtetit. DASh-i e cilësoi deklaratën si të papranueshme. “Prioritet i ShBA-së në Ballkanin Perëndimor
është ruajtja e paqes dhe qëndrueshmëria, ndërsa normalizimi i marrëdhënieve
midis Kosovës dhe Serbisë mbetet kyç për këtë qëllim!.
Deklaratën e Paunoviqit për dëbimin e shqiptarëve nga
Kosova nuk e dënoi kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq (Prizren, 1966- ), i cili aktualisht është edhe ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë. Partisë së
tij i përket e Snezhana Paunoviq. Deklarata nuk u dënua as nga kryeministri i
Serbisë Gjuro Macut (Beograd, 1963-
), as nga kryetarja e Kuvendit të Serbisë Ana
Bërnabiq (Beograd, 1975- )*. Deklarata e Paunoviqit nuk u dënua as nga
kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq (1970-
).
Pothuajse i tërë kabineti i qeverisë dhe i presidencës
serbe e ka vendin në Hagë, ku të përgjigjen për krime lufte, për gjenocid dhe
për krime kundër njerëzimit.
Ministrja e shkretë serbe duhet ta dijë se në vitin
1999 Serbia e udhëhequr nga kasapi i Ballkanit¸ Slobodan Milosheviqi (1941-2006) dëboi me dhunë nga Kosova rreth
një milion shqiptarë. Rreth 600 mijë prej tyre u strehuan në Shqipëri, kurse
360.000 – në viset shqiptare në Maqedoni. Serbi! Mos harro se popujt e
stërlashtë, s’ka kush i shkul nga vendi. Duke qenë rrënjës në Iliri, shqiptarët
do të jenë banorë të gadishullit deri në jetë të jetëve.
Shënim: Partnere e Ana
Bërnabiqit është Dr. Milica Gjurgjiq, specialiste e radiologjisë, ? shkolluar në Londër, Vjenë, Gracë dhe Paris.
* * *
Reagimet e zbehta
ndaj deklaratës fashiste të Snezhana Paunoviqit - ShBA-ja si superfuqi globale, s’ka shumë kohë për t’u marrë
me deklarata të këtilla, sidomos në një kohë kur është në luftë me Gardën
Revolucionare të Iranit. Reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit është aq i
dobët dhe i zbetë saqë nuk meriton as të komentohet.
Të dobëta dhe të zbehta janë edhe
reagimet e BE-së. Janë aq të parëndësishme dhe të pavlerë, saqë s’meritojnë dot
të komentohen. Regim i dobët erdhi edhe Shqipëria.
Synimet hegjemoniste, ekspansioniste,
pushtuese, sunduese, dominuese, shfrytëzuese, kolonialiste serbomadhe nuk
ndalen me reagime. BE-ja, para shumë viteve duhej t’ia kishte mbyllur Serbisë
rrugët e integrimit. Me një Serbi fashiste s’duhej të kishte zhvilluar marrëdhënie
as ShBA-ja. Tirana nuk duhet të ketë raporte me Beogradin derisa Serbia të mos
e njoh pavarësinë e Kosovës. Tirana, jo vetëm që ka raporte me Beogradin, por
ishte edhe pjesë e Ballkanit të Hapur.
Problemi qëndron në
faktin se Serbia ka qenë dhe vazhdon të jetë e përkëdhelura e Bashkimit
Evropian dhe e Uashingtonit.
Politika fashiste e serbes mbështetet
fuqimisht nga Brukseli dhe Uashingtoni. Mbështet nga perëndimorët një Serbi që
s’e njeh Kosovën, që i kanoset Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinë, Malit të Zi.
Në thelb, ajo s’e njeh as Maqedoninë.
Perëndimorët e ledhatojnë dhe e
përkëdhelin një Serbi unitare, centraliste dhe gjenocidale e cila furnizohet me
armë nga Kina dhe është përçuese e interesit rus dhe kinez në rajon.
Si duket, ShBA-ja është e zhgënjyer
prej sjelljeve, qëndrimeve dhe veprimeve të shqiptarëve. Ndër shqiptarë mbase
ka edhe segmente që thonë: “Për inatin e
nuses, le të më vdes djali”. Me fjalë të tjera, për inatin e Amerikës, le të rrojnë Rusia dhe Hezbollahu.
Këta mercenarë që gjykojnë ashtu duhet ta dinë se:
“çështja shqiptare rajon, e sidomos mbyllja e shtetësisë së Kosovës nuk janë çështje fetare, as ideologjike”.
Çështja shqiptare në rajon është
çështje kombëtare. Pa ShBA-në kjo çështje kurrë nuk mund të zgjidhet drejt.
* * *
Vende të caktuara të Be-së si:
Gjermania, Franca, Austria, Italia etj. vite me radhë investojnë qindra milionë
dhe miliarda euro në Serbi. Pa këto investime Serbia vdes për bukë. Investuese
ekonomike në Serbi është edhe ShBA-ja. Askush s’e bën hesap se Serbia është e
keqja e rajonit. Secili i shikon llogaritë dhe interesat e veta.
* * *
Më 17 korrik 2026 u mbajt në Uashington
dialogu midis ShBA-së dhe Serbisë. U nënshkruan dy memorandume. Protagonistë të
takimit qenë sekretari amerikan i Shtetit
Marko Rubio (Marco Antonio Rubio, 1971- ) dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë,
Marko Gjuriq (1983- ). Me këtë rast
u nënshkruan dy memorandume – një për bashkëpunim në fushën e energjisë dhe një
memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e arsimit.
*
* *
Serbia është e prapambetur. Ajo ka
shkallë të ulët të demokracisë. Në një vend demokratik dhe të qytetëruar nuk do
të kishim deklaratë si kjo e ministres Paunoviq. E po të kishim atëherë ajo
deklaratë do të dënohej, si nga shteti ,ashtu edhe nga shoqëria. Një zyrtare
kërkon pastrim etnik në Evropën e shekullit XXI. Ku ka bërë shkollë kjo e
mjerë?! Qëndrimet e tilla anakronike dhe retrograde e mbulojnë me turp Serbinë.
Heshtën akademikët serbë, heshti Universiteti i Beogradit, heshtën shkrimtarët
serbë, heshti inteligjencia serbe. Ku humbën mediumet, analistët politikë,
mjetet e informimit, gazetat, revistat, radio-televizionet, portalet?! Ku
humbën dhe u tretën filozofët serbë?!
* * *
Akoma në Serbi është në fuqi ideologjia
politika kombëtare e historisë politike të kohës më të re. Serbia ende ndodhet
në kohën e “Naçeratnies” (1844) së Ilija Garashaninit (1812-1874) dhe të Vaso Çubriloviqit (1897-1990).
Ministrja e Serbisë Snezhana Paunoviq
mësimin e pastrimit etnik dhe të dëbimit të shqiptarëve nga Kosova e ka mësuar
nga elaborati “Dëbimi i shqiptarëve” (Iseljavanje
Arnauta, 1937) i historianit dhe
akademikut serbomadh Vaso Çubriloviq.
Serbia ecën rrugës së Vladan Gjorgjeviqit (1844-1930), autor
i librit “Shqiptarët dhe fuqitë e mëdha”,
Beograd 1913), të akademikut dhe
gjeografit serbomadh Jovan cvijiq (1865-1927),
të karagjorgjeviqëve, të
Nikola Pashiqit (1845-1926), të
autorëve të “Memorandumit” të
Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve të botuar anonim në Beograd në janar
të viti 1986. Ky farë memorandumi u quajt “nekrolog”
i Jugosllavisë. Serbia e sotme e Vojisllav
Sheshelit (1954- ) dhe e kryekriminelit të rajonit Vuçiqit ecën rrugës së akademikut me shkollë të mesme bujqësore,
babait të kombit, Dobrica Qosiq (1921-2014).
Deklarata e ministres së mjerë na e përkujton kohën e antishqiptarët të përbetuar
Aleksandar Rankoviqit (1909-1983).
Serbi, të ka mbuluar turpi!



