Xhelal Zejneli: Shqiptarët dhe vlerat që i mbrojnë
SHQIPTARËT DHE VLERAT QË I MBROJNË

- Dënojnë ideologjinë
totalitare dhe staliniste;
- Dënojnë bolshevizmin dhe
stalinizmin;
- Nuk e mbështesin sistemin
dhe regjimin e pas Luftës së Dytë Botërore dhe distancohen prej tij;
- Janë kundër qeverisjes
autoritare, autokrate, tiranisë dhe despotizmit;
- Janë kundër sistemit
monist;
- Mbështesin
pluralizmin politik dhe demokracinë parlamentare;
- Mbështesin
ndërtimin e shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës;
– Mbështesin ndërtimin e
shoqërisë civile;
- Mbështesin liritë dhe të
drejtat e njeriut;
- Mbështesin lirinë e fjalës
dhe shtypin e pavarur;
* * *
- Duhet të forcojnë dhe të
ngrenë në nivel më të lartë arsimimin;
- Duhet t’i intensifikojnë
veprimet e veta për t’i luftuar dukuritë negative në shoqëri – veprimet e
paligjshme, trafikimin e qenieve njerëzore, të armëve, të lëndëve narkotike,
korrupsionie, pasurimin brenda natës, partizimin dhe politizimin e
institucioneve publike, nepotizmin, imoralitetin, abuzimet gjatë procesit
zgjedhor etj.;
- Duhet të veprojnë për
eliminimin e plotë të fenomenit të hakmarrjes;
- Duhet të angazhohen për
parandalimin e tendencave të segmenteve të caktuara të shoqërisë për t’i lënë
vatrat dhe vendlindjen dhe për të emigruar në vendet perëndimore;
– Duhet të dinë se individi,
familja, shoqëria dhe shteti mund të zhvillohen dhe të forcohen vetëm me punë
të ndershme;
- Duhet ta rrisin
përgjegjësinë në punë;
– Duhet t’i përcjellin
arritjet më të reja në botë, në lëmin e shkencës, të teknikës, të teknologjisë,
të informatikës, të mjekësisë etj.;
– Duhet t’i përfshijnë në
procese shoqërore, politike dhe ekonomike të rinjtë e aftë dhe të shkolluar;
– Duhet të dinë se në
shekullin XXI nuk jetohet me mite dhe legjenda, as me patriotizëm folklorik;
- Duhet t’u kushtojnë
rëndësi vlerave kombëtare dhe të rrisin vetëdijen kombëtare;
– Duhet të dinë se copëtimi
i trojeve etnike të tyre është pasojë e sundimit osman dhe e rrethimit me
hienat serbe, greke, malazeze dhe sllavo-maqedonase;
- Duhet të dinë se ngecja e
tyre është pasojë e copëtimit të trojeve etnike të tyre;
- Duhet të dinë se për
ngecjen e vet, janë fajtorë edhe vetë;
- Duhet t’i tregojnë botës se janë popull
historik dhe popull politik;
- Duhet të manifestojnë
kapacitet shtetformues apo shtetndërtues;
- Duhet të
jetësojnë ideologjinë kombëtare të rilindësve;
- Duhet të ndërtojnë dhe të
ndjekin politikë kombëtare dhe strategji kombëtare;
- Duhet të kenë ideale madhore dhe të kenë
politikanë idealistë;
* * *
– Lidhjet me papatin e Romës,
të vendosura në kohën e Gjergj Kastriotit, i kultivojnë sot e kësaj dite;
- Mbështesin miqësinë dhe
partneritetin strategjik me ShBA-në;
- Mbështesin integrimin në strukturat
euro-atlantike – në NATO dhe në BE;
- Kundërshtojnë
fundamentalizmin dhe radikalizmin islamik;
– Janë popull që gjatë
Luftës së Dytë Botërore i mori në mbrojtje hebrenjtë dhe nuk i dorëzoi gestapos
gjermane asnjë hebre;
- E çmojnë lartë qëndresën e
Gjergj Kastriotit ndaj mësymjeve osmane;
– Me pushtimin e Shqipërisë
nga Perandoria Osmane, shqiptarët ranë nën një sundim shumëshekullor;
- E çmojnë lartë figurën e
heroit kombëtar – Gjergj Kastriotit (1405-1468);
- Çmojnë lartë periudhën e Rilindjes
Kombëtare dhe rilindësit;
* * *
- Çmojnë lartë Lidhjen
Shqiptare të Prizrenit (1878) dhe udhëheqësit
e saj: Abdyl Frashërin (Frashër, 1839 – Stamboll, 1892); Ymer
Prizrenin (Zgatar, Prizren, 1820 – Ulqin, 12 qershor 1887); Iljaz pashë
Çokun të njohur në histori si Iljaz pashë Dibra (fshati Kllopçisht,
1812 – Ohër, 1910)*; Sulejman Vokshin (Gjakovë, 20 shkurt 1815 –
Gjakovë, 1890) etj.
Shënim: Më 10 qershor 1878, Iljaz pashë Dibra kryesoi Kuvendin e
Përgjithshëm që çoi në themelimin e Lidhjes së Prizrenit dhe u zgjodh kryetar i
saj. Kuvendi u mbajt në xhaminë Bajrakli
të qytetit. Është nënshkrues i parë i Kararnamesë së
Lidhjes si përfaqësues i Dibrës. Sipas shkrimtarit dhe gazetarit Haki Stërmilli* (Dibër, 17 maj 1895 –
Tiranë, 17 janar 1953), Iljaz pashë Dibra e ka prejardhjen nga Maqellara e
Dibrës.
Në vitet 1843-1844, në malet e
Dibrës u zhvillua Kryengritja e Dervish Carës.
Komandanti turk Hajredin Pasha, kishte kërkuar nga malësorët dhe nga popullata e
Dibrës me rrethinë të zbatonin reformat e Tanzimatit. Në kryengritje
kundër pashait turk mori pjesë edhe Ilaz pashë Dibra. Beteja u zhvillua
në fushën e Gjoricës, pranë lumit Drin. Gjenerali turk u thye bashkë me 12.000
luftëtarët e vet. Për trimërinë e kryengritësve shqiptarë flet edhe kënga e “Hajredin Pashës”.
Shënim: Sulejman Vokshi ishte komandant ushtarak dhe udhëheqës i
Lidhjes së Prizrenit, anëtar i Komitetit Qendror të Lidhjes si drejtues i
Komisionit të Financave, ishte drejtues i degës ushtarake të Lidhjes.
Shënim: Në vitet 1923-1924, me dekretin e Ahmet Zogut (Kalaja e Burgajetit, 8 tetor 1895 – Suresnes, Francë,
9 prill.1961), Haki Stërmilli ka qenë
kryetar i Shërbimit Sekret Shqiptar.
* * *
- Çmojnë Kongresin e
Manastirit të mbajtur në Manastir prej 14 deri më 22 nëntor 1908 për
standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Data 22 nëntor quhet Ditë e
Alfabetit;
- Çmojnë organizuesit dhe
drejtuesit e Kongresit të Alfabetit, si: kryetarin e Kongresit të Manastirit
dhe nënkryetarin e Komisionit të alfabetit Mit’hat Frashërin (Janinë, 25
mars 1880 – Long Ajllend, 3 tetor 1947), kryetarin e Komisionit të alfabetit Gjergj
Fishtën (Fishtë, 1871 – Shkodër, 1940), sekretarin e Kongresit Luigj
Gurakuqin (Shkodër, 19 shkurt 1879 – Bari, Itali, 2 mars 1925) etj.
* * *
- Çmojnë lartë Vlorën e
vitit 1912;
- Çmojnë Ismail Qemalin (Vlorë,
15 gusht 1844 - Perugja, 1919). Ishte ideator dhe udhëheqës kryesor
i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë. Ka hyrë në
histori si themeluesi i shtetit modern shqiptar;
* * *
– Çmojnë lartë dijetarët gjermanë dhe austriakë
të cilët, që nga matematikani dhe filozofi Gotfrid
Vilhelm Lajbnic (Gottfried Wilhelm Leibniz, Leipzig, 1646 – Hanover, 1716)
deri më sot, u morën me studimin e vlerave kulturore dhe historike shqiptare;
* * *
- Shqiptarët
janë shembull në botë, i harmonisë fetare;
- Çmojnë
lartë flamurin kombëtar dhe himnin kombëtar;
- Nuk njohin flamur tjetër
pos shqipes me dy krerë;
- Nuk njohin himn kombëtar
tjetër përpos këtij që fillon me betimin për flamur;
- Çmojnë lartë Ushtrinë
Çlirimtare të Kosovës dhe luftën çlirimtare të saj;
- Çmojnë lartë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare
dhe luftën e 2001-shit;
- Çmojnë lartë UÇPMB-në dhe
luftën heroike të saj në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë);
* * *
- Mbështetën ndërhyrjen
ushtarake të NATO-së me në krye ShBA-në, kundër forcave pushtuese serbe në
Kosovë dhe makinerisë ushtarake serbe në Serbi;
- Mbështetën me luftë dhe
sakrifica çlirimin e Kosovës;
- Mbështetën me entuziazëm
shpalljen e pavarësisë së Kosovës;
* * *
- Çmojnë lartë
folkloristin, poetin, dramaturgun,
publicistin dhe rilindësin, të arsimuar në Universitetin e Napolit Frederiku
II, Jeronim de Radën (Shën Mitër, Itali, 19 nëntor 1814 – Kalabri,
Itali, 28 shkurt 1903). Drejtoi gazetën “L’Albanese d’Italia” (Shqiptari i
Italisë). Kjo gazetë politike, shoqërore dhe letrare në gjuhën italiane,
pjesërisht edhe në shqipen e arbëreshëve, njihet si e para gazetë në historinë e shtypit shqiptar. Numri i parë
doli më 23 shkurt 1848.
"Atë që e bëri Skënderbeu me shpatë, ti e bëre me pendë, o i madhi De Radë!"
–Naimi
Vlerësojnë tre
personalitetet gjigante të kombit – Konicën, Nolin dhe Fishtën.
a. Figurën qendrore të
lëvizjes kombëtare, studiuesin e historisë dhe të gjuhës shqipe, publicistin,
botuesin e revistës “Albania” (Bruksel,
1897-1902 dhe Londër 1902-1909), drejtuesin e Vatrës dhe diplomatin Faik
Konica (Konicë, 15 mars 1875 – Uashington D.C., 15 dhjetor 1942); Revistën e sipërthënë e filloi në
moshën 22-vjeçare;
b. Dramaturgun, klerikun
ortodoks, politikanin, diplomatin, njeriun e letrave dhe muzikantin, të
arsimuar në Harvard University, Boston University, New England Conservatory of
Music, Theofan Stilian Noli
(Ibriktepe ose Qytezë, Vilajet i Edrenesë, 6 janar 1882 – Fort Lauderdejl,
Florida, ShBA, 13 mars 1965);
c. Françeskanin,
arsimtarin, shkrimtarin, përkthyesin, kryetarin e komisionit për hartimin e
alfabetit në Kongresin e Manastirit, anëtarin e delegacionit të qeverisë së
Përmetit në Konferencën e Versajës dhe përfaqësuesin diplomatik të shtetit
shqiptar në disa konferenca ballkanike gjatë viteve ’30, autorin e poemës
epike “Lahuta e malcís”, zërin e kombit, Gjergj Fishtën
(Fishtë, 23 tetor 1871 - Shkodër, 30 dhjetor 1940);
* * *
- Vlerësojnë lartë poetin Lasgush
Poradeci (Pogradec, 27 dhjetor 1899 – Tiranë, 12 nëntor 1987). Emri i
vërtetë i tij është Llazar Sotir Gusho. Lasgush
Poradeci është pseudonim i tij. Ishte filolog, poet, përkthyes, shkrimtar dhe pionier i letërsisë moderne shqiptare.
Konsiderohet si një nga shkrimtarët shqiptarë më me ndikim të shekullit XX.
Veprat e tij lidhen drejtpërdrejt me romantizmin dhe realizmin;
- Vlerësojnë lartë poetin e
mjerimit Millosh Gjergj Nikolla (Shkodër, 1911 – Torre Pellice, Itali,
26 gusht 1938). Eshtrat e poetit u sollën në Shqipëri në vitin 1956;
* * *
– Shqiptarët i kanë dhënë
teatrit evropian një aktor kolosal si Aleksandër Mojsiu (Trieste, 2
prill 1879 – Vjenë; 23 mars 1935);
– Ia kanë dhënë botës më të
madhin aktor të historisë së kinematografisë amerikane në zhanrin e humorit
– Xhon Adam Belushin (John Belushi). Ishte aktor, komik dhe
muzikant amerikan me prejardhje shqiptare. Lindi në Çikago më 24 janar 1949. Vdiq
tragjikisht në Chateau Marmont, Los Anxhelos, Kalifornia më 5 mars 1982, në
moshë 33-vjeçare*.
Shënim: Ish-e fejuara e Xhon Belushit, këngëtarja Keti Evelin Smit (Cathy Evelyn Smith; Hamilton, Kanada, 1947 – Maple Ridge, Kanada, 18 gusht 2020) ka
vdekur në banesën e saj në Kanada. Xhon Belushi ishte 33 vjeç kur ajo i
injektoi gabimisht një përzierje të rrezikshme mes kokainës dhe heroinës. Kjo
dozë fatale heroine dhe kokaine ia shkaktoi vdekjen aktorit më të madh të asaj
kohe në ShBA. Smith u dënua me 15 muaj burg për vrasje shkalle të dytë.
* * *
- Ngrenë lart folkloristin,
akademikun dhe pajtuesin e gjaqeve, Profesor Anton Çettën (Gjakovë,
3 janar 1920 – Prishtinë, 4 nëntor 1995);
- Vlerësojnë lartë simbolin
e qëndresës kombëtare – Adem Demaçin (Podujevë, 1936 – Prishtinë, 2018);
- Vlerësojnë figurën e Ibrahim
Rugovës (Cerrcë, 1944 – Prishtinë, 2006), si pjesë e historisë së çlirimit
të Kosovës;
– Çmojnë lartë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe
luftën heroike të saj për çlirimin e Kosovës;
– Çmoj në lartë komandantin legjendar Adem
Jasharin (Prekaz i Poshtëm, 1955 – I pavdekshëm!) dhe përulen para
sakrificës së tij dhe të Jasharajve për lirinë e Kosovës;
– Çmojnë lartë dëshmorët e
kombit që ranë në altarin e lirisë, në luftë kundër pushtuesve
serbë, për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.
* * *
- Krenohen me nobelisten Gonxhe
Bojaxhiu, të njohur si Nënë Tereza (Shkup, 1910 – Kalkutë,
Indi, 1997). Më 5 shtator 2016, gjatë një ceremonie solemne në sheshin e Shën
Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku* ( ) e bëri shenjtërimin e saj.
Shënim: Papa
Françesku i lindur si Jorge Mario Bergoglio (17
dhjetor 1936 – 21 prill 2025) ishte fëmija i një çifti italian të emigruar në
Buenos-Aires. Shërbeu si udhëheqës i 1.3 miliardë katolikëve të botës. Në vitin
2014 e vizitoi Shqipërinë.
* * *
- Çmojnë lartë figurën e Eqrem
Çabejt (Gjirokastër, 06.08.1908 – Romë, 13.08.1980), studiuesit të shquar
shqipes;
– Çmojnë lartë shkrimtarin
gjenial – Ismail Kadarenë (Gjirokastër, 1936 – Tiranë, 2024), të
përkthyer dhe të botuar në 47 gjuhë të botës;
– Shqiptarët ia kanë dhënë
botës Odiseun shqiptar – Bekim Fehmiun (Sarajevë, 1936 - Beograd, 2010);
– Vlerësojnë mjekun dhe
farmakologun amerikan me prejardhje shqiptare Ferit Murati ose Ferid
Murad (Whiting, IN, 14 shtator 1936 -
Menlo Park, CA, 4 shtator 2023). Lindi në Indiana të
ShBA-së, si fëmijë i një emigranti shqiptar nga fshati Llakavicë i Gostivarit.
Në vitin 1998 mori çmimin “Nobel” në fiziologji dhe në mjekësi. Më 1 qershor
2012, Universiteti i Tetovës e shpalli nobelistin e sipërthënë Doctor Honoris
Causa. Të tillë e kanë shpallur edhe Universiteti i Evropës Juglindore në
Tetovë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2018 edhe Universiteti “Nënë Tereza”
në Shkup. Ferit Murati e ka vizituar fshatin Llakavicë të Gostivarit ku ka
lindur dhe e ka kaluar fëmijërinë babai i vet Xhabir Murat Ejupi.
* * *
- Shqiptarët mbështesin bashkimin kombëtar;
- Janë faktor paqeje dhe
qëndrueshmërie në rajon;
- E dinë se rrethohen nga
fqinj grabitqarë si Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia, të cilat, me
ndihmën e Rusisë, e kanë grabitur më tepër se gjysmën e territorit të tyre;
– Nuk do të kenë marrëdhënie
të mira me Serbinë dhe me Greqinë, derisa këto dy vende të mos e lajnë borxhin
ndaj shqiptarëve;
– Kundërshtojnë politikën
antishqiptare të Rusisë dhe politikën proserbe të saj;
- Nuk janë të drejtuar nga
orienti, d.m.th. nga bota arabe apo persiane;
- Nuk funksionojnë me sistem
oriental të vlerave – arabe apo persiane;
- I takojnë Evropës dhe janë
pjesë e familjes së popujve të kontinentit të vjetër;
- Janë popull proamerikan,
përkatësisht properëndimor.



