Xhelal Zejneli: Për shkak të skandalit seksual, çmimi “Nobel” për Letërsi për vitin 2018 nuk u nda
PËR SHKAK TË SKANDALIT SEKSUAL ÇMIMI “NOBEL” PËR LETËRSI PËR VITIN 2018 NUK U NDA

Në vitin 2018,
Akademia Suedeze e cila e zgjedh fituesin e çmimit “Nobel” për letërsi, njoftoi se në
vitin 2018 ky çmim nuk do të ndahet. Vendimi erdhi mes një krize që e tronditi
Akademinë. Kriza lindi nga hetimi për ngacmim
seksual ndaj fotografit francez Zhan-Klod Arnol (Jean-Claude Arnault,
1946- ), bashkëshort i anëtares së Akademisë Katerina Frostenson (1953-
). Fituesit e Nobelit për dy vitet do të shpallen në vitin 2019.
Akuzat kundër
Arnault u shfaqën në nëntor të vitit 2017. Për vendimin që të mos përjashtohet Frostenson-i, tre anëtarë të
jurisë prej 18 anëtarësh japin dorëheqje. Drejtori artistik Arnol (Arnault)
akuzohej gjithashtu për zbulimin e emrave
të shtatë fituesve të mëparshëm.
"Anëtarët e Akademisë
Suedeze janë plotësisht të vetëdijshëm për krizën e kapluar. Kthimi i besimit
kërkon një investim afatgjatë për ndryshime. Para se të shpallet laureati i
ardhshëm, mendojmë se na duhet kohë për ta rikthyer besimin e publikut ndaj Akademisë.
E bëjmë këtë nga respekti për laureatët e mëparshëm dhe të ardhshëm, për Fondacionin
Nobel dhe për publikun e gjerë" tha sekretar i përhershëm i Akademisë, shkrimtari dhe profesori i letërsisë në
Universitetin e Stokholmit Anders Olsson (1949- ).
Kah mesi i
prillit, nga pozita e saj dha dorëheqje Sara Danius (1962-2019) -
duke shkaktuar zemërim në Suedi për shkak se ajo po merrte përgjegjësinë për
sjelljen e keqe të burrit. "Akademia suedeze duhet të jetë një forcë që
kundërshton publikisht marrëdhëniet anakronike të pushtetit ose deklaratat që
poshtërojnë gratë", tha Danius me këtë rast.
Shënim: Sara Maria Danius (1962-2019) ishte kritike
letrare suedeze,filozofe dhe studiuese e letërsisë, profesoreshë e estetikës në
Universitetin Sódertórn, docente e letërsisë në
Univeistetin e Upsalës (Uppsala) dhe profesoreshë e shkencës mbi letërsinë në
Universitetin e Stokholmit.
*
* *
Ndërkohë, prej
gjithsej 18 anëtarëve, në juri mbetën vetëm 10 anëtarë aktivë. Akademia njoftoi
se në periudhën vijuese do të punojë për të emëruar anëtarë të ri dhe për të
bërë ndryshime në statut .
Që nga themelimi
në vitin 1901, çmimi “Nobel” është pezulluar shtatë herë, por asnjëherë për ndonjë
skandal seksual. Gjashtë herë është pezulluar për shkak të Luftës I Botërore dhe
Luftës II Botërore. Çmimi “Nobel” nuk është ndarë as në vitin 1935. Arsyet nuk
janë sqaruar kurrë.
Laureatë të çmimit “Nobel” për letërsi për vitin
2019 ishte romancieri, dramaturgu, përkthyesi, poeti, regjisori dhe skenaristi
austriak me prejardhje gjermane-sllovene Peter
Handke (Griffen, Austri, 1942- ). Çmimi iu dha “për veprën me ndikim që me zgjuarsi gjuhësore e ka eksploruar
periferinë dhe specifikën e përvojës njerëzore.”
Shënim: Handke njihet si
mbështetës i kasapit të Ballkanit, Slobodan
Milosheviqit (1941-2006). Një pjesë e opinionit ndërkombëtar, përfshi
shqiptarët, kroatët, boshnjakët etj.,
nuk janë pajtuar me vendimin e Komitetit Suedez që çmimi “Nobel” t’i jepet atij.
* * *
Çmimi Nobel për
letërsi i vitit 2018 u shty për një vit për shkak të një skandali seksual - Bashkëshort i anëtares së Akademisë Suedeze, poete dhe shkrimtare suedeze Katarina Frostenson (Alma Katarina
Frostenson Arnault; Stokholm, 1953- ) ishte Zhan-Klod Arnol (Jean-Claude Arnault, Marsejë, Francë, 15.08.1946).
Në shator të vitit 2018 Gjykata e Qarkut e Stokholmit e dënoi atë për përdhunim me
dy vjet e gjashtë muaj burg. Për këtë
arsye, ndarja e Nobelit për vitin 2018 u shty për një vit. Nën trysninë e
publikut, Katarina Frostenson dha dorëheqje nga të qenët anëtare e Akademisë. Ajo
ka qenë anëtare e këtij institucioni në vitet 1992-2019. Në vitin 2003, në
shenjë mirënjohjeje për shërbimet e saj në letërsi, ishte shpallur në Francë
Kavaliere e Legjionit të Nderit Akademia
Suedeze u ballafaqua me krizë. Lindën akuza për konflikt interesi dhe për
rrjedhjen e emrit të fitueses së çmimit Nobel. Publiku e humbi besimin ndaj
Akademisë.
Frostensoni-i u tërhoq. Ngjarjet shkaktuan
krizë në institucion që përfshinte edhe fjalët
për konflikt interesi dhe për
rrjedhjen e emrave të fituesve të çmimit “Nobel”. Kjo ndikoi që publiku ta humb
besimin ndaj Akademisë.
Çmimi Nobel i vitit
2018 u nda në vitin 2019 - Çmimi i
shkoi shkrimtares, veprimtares dhe intelektuales më të vlerësuar polake Olga Tokarçuk (Olga Nawoja Tokarczuk; Sulechów, Poloni, 1962- ) “për shkak të narracionit imagjinues i cili
me pasionin enciklopedik pasqyron
kalimin e kufijve si formë të jetës.”



