Xhelal Zejneli: Asnjë universitet shqiptar nuk është përfshirë në listën e 1.000 më të mirëve në botë
ASNJË UNIVERSITET SHQIPTAR NUK ËSHTË PËRFSHIRË NË LISTËN E 1.000 MË TË MIRËVE NË BOTË
Renditja akademike e universiteteve të botës
sipas rangimit të Shangait 2025

Në listën e 1.000 universiteteve më të mira të botës, të renditura sipas
rangimit të Shangait për vitin 2025 nuk figuron asnjë universitet i botës
shqiptare. Përse?!
Arsimi universitar është një prej hallkave të zinxhirit të sistemit të
arsimit. Hallka të këtij vargu janë: arsimi parashkollor, arsimi fillor, arsimi
i mesëm – gjimnazet, arsimi i mesëm profesional, arsimi i lartë (dyvjeçar),
arsimi universitar katërvjeçar, arsimi universitar pesëvjeçar, përkatësisht
gjashtëvjeçar. Pasojnë studimet pasuniversitare. Pa mbështetje financiare dhe
materiale s’ka arsim cilësor. Por, mbështetja financiare dhe materiale, nuk
është kushti i vetëm i cilësisë në arsim.
Sa më shumë universitete të ketë
një vend i vogël, aq më i ulët është niveli i cilësisë në arsim!
Vajzat shqiptare dhe djemtë
shqiptarë që studiojnë në universitetet më prestigjioze të Perëndimit, arrijnë
rezultate të shkëlqyera.
Universitetet e botës shqiptare ngërthejnë në vete probleme të caktuara:
- Politizimi dhe partizimi i skajshëm i universiteteve publike.
Universitetet publike shqiptare janë nën mbikëqyrjen dhe nën kontrollin e
partisë politike apo të faktorit politik. Në gjendje më të mirë nuk janë as universitetet private.
- Punësimi i kuadrit në universitet publike shqiptare bëhet kryesisht me kritere joprofesionale. Në
universitetet shqiptare njerëzit punësohen sipas parimit politik, sipas parimit
partiak, sipas parimit të nepotizmit,
sipas parimit të familjarizimit, sipas parimit të farefisnisë.
- Një numër i caktuar i kuadrit akademik të universiteteve shqiptare,
publike apo private, janë pajisur me tituj akademikë me njohuri të
pamjaftueshme. Ka shumë raste kur titujt akademikë, magjistër apo doktor
shkence, janë marrë pa kriter profesional, janë marrë mbi baza politike,
partiake, miqësie, mbi baza shoqërore, janë marrë në mënyrë imorale, janë blerë me para. Ka punime magjistrature apo
doktorata që janë punuar, jo nga personi që promovohet në magjistër apo në
doktor shkence, por nga ndonjë person tjetër, tituj akademikë të blera me para,
tituj akademikë të kopjuara, të përkthyera nga gjuhë të
tjera, nga anglishtja, nga serbishtja, nga kroatishtja, apo nga ndonjë gjuhë
tjetër evropiane.
- Në vitet e fundit, pothuajse asnjë profesor universitar i hapësirave
shqiptare nuk ka shkelur në ndonjë arkiv të ndonjë shteti për të bërë kërkime,
hulumtime, gjurmime, zbulime. Shumë pedagogë universitetesh tona nuk kanë
shkelur në ndonjë bibliotekë të madhe të Zagrebit apo të ndonjë qyteti tjetër
evropian. Askush s’e di në ka ndonjë pedagog apo ligjërues universitetesh tona
që ta ketë vizituar një panair ndërkombëtar libri.
- Mbase edhe shteti nuk i financon sa duhet veprimtaritë shkencore të
universiteteve.
- Detyrë parësore e universiteteve është studimi dhe jo propaganda,
reklama, ndarja apo dhënia e mirënjohjeve personave të pushtetshëm. Kjo sjellje
hipokrite e udhëheqësve të universiteteve dhe e ligjëruesve oportunistë,
konformistë, karrieristë, puthadorë, meskinë dhe mediokër sjellë krizë të cilën
askush nuk është në gjendje ta sqarojë drejtë dhe saktë.
- Në universitetet jashtë Shqipërisë ka profesorë të cilët shqipen e
shkruajnë si kinezë. Madje ky soj i profesorëve, veten e dinë Zot.
- Çka pret prej profesorit universitar apo profesoreshës universitare, e
mjerë dhe e thjeshtë, gjysmë-analfabete, i cili apo e cila, para se të hyjë
studenti në provim, e detyron atë t’ia blejë skriptin apo librin që s’ka
pothuajse asnjë vlerë. Tjerë njerëz janë ata që nxjerrin tekste universitare.
- Universitetet shqiptare asnjëherë nuk hyjnë në 1.000 universitetet më
të mira të botës. Megjithëkëtë, në hapësirat shqiptare në rajon, në shenjë
përgjegjësie morale, nuk ka dhënë dorëheqje asnjë rektor. Dorëheqje si akt
përgjegjësie morale, s’ka dhënë asnjë ministër i Arsimit.
- Në hapësirat shqiptare në rajon ka rektorë që pandehin se universitetin
e kanë mall babe. Mund të bëjnë aty ç’të duan, mund të bëjnë me të ç’të duan.
Me ndihmën e nënës parti, por edhe në forma dhe metoda të tjera, rektorët e
tillë, në krye të këtij institucioni të lartë të dijes duan të qëndrojnë me
dekada. Pranë vetes i mbajnë të dëgjueshmit, puthadorët dhe rrëqebujt.
- Universitetet nuk janë portale për t’u shndërruar në zyra propagande,
njoftimi dhe reklamimi.
- Universitetet nuk janë shoqata joqeveritare apo shoqëri kulturore për
t’u dhënë mirënjohje dhe certifikata “personave
të rëndësishëm”. Duke i vlerësuar me çmime këta farë persona të
rëndësishëm, krerët universitarë i forcojnë pozitat e veta. Tash e tutje le të
vijë dikush dhe le t’i luajë nga vendi. Legjenda thotë se nëpër universitetet e
hapësirave shqiptare në rajon ka raste të jenë të punësuar hiç më pak se si
ligjërues, familje të tëra.
- Universitetet e botës shqiptare duhet të kenë kujdes edhe kur e
shpallin dikë Doctor Honoris Causa ose Honoris
Causa. Jo çdokush e meriton këtë titull nderi.
- Dija apo shkenca nuk janë ekzibicion
apo ekzibicionizëm. Suksesi është
rezultante e punës së organizua dhe afatgjate, e studimit, e kërkimeve, e
hulumtimeve, e gjurmimeve brenda dhe jashtë vendit. Suksesi është çështje e
investimit të kapaciteteve mendore, shpirtërore dhe materiale të individit, të
institucionit, të ligjit, të institucioneve të shtetit. Suksesi është produkt i
punës me nder dhe përgjegjësi.
- Një shoqëri e organizuar më tepër investon në arsim dhe në shëndetësi
dhe jo në dasma e ceremoni fetare.
- Në testimin PISA Maqedonia e Veriut u rendit e katërta në botë nga
fundi, kurse Kosova – e treta nga fundi. Në shenjë përgjegjësie, asnjë ministër
i Arsimit nuk dha dorëheqje.
- Personi me titull akademik duhet të dijë të paktën dy gjuhë të huaja.
Në hapësira të caktuara shqiptare ka ligjërues universitarë, magjistra apo
doktorë shkence, të cilët nuk dinë asnjë gjuhë të huaj. Në universitetet jashtë
atyre të Shqipërisë, është i frikshëm. Ç’do të thotë të dish gjuhë të huaj? Të
dish gjuhë të huaj do të thotë të jesh në gjendje që tekstin në shqip ta
përkthesh në gjuhë të huaj. Kësaj i thonë njohuri aktive të gjuhës së huaj. Në
universitetet jashtë Shqipërisë, këtë aftësi nuk e kanë 99 % e pedagogëve. E
frikshme.
Universitetet shqiptare duhet të kenë parasysh edhe renditjen e
universiteteve të vendeve të rajonit: Greqisë, Serbisë, Bullgarisë, Rumanisë,
Hungarisë, Kroacisë, Sllovenisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë së
Veriut, Malit të Zi.
* * *
RENDITJA AKADEMIKE E
UNIVERSITETEVE TË BOTËS (AcademicRanking
of World Universities - ARWU) për vitin 2025 publikohet nga Këshilli për
Rangim i Shangait (Shanghairanking Consultancy). Që nga viti 2003, ARWU i ka
prezantuar çdo vit universitetet më të mira në botë, bazuar në metodologjitë
transparente dhe në të dhënat objektive nga palët e treta. Njihet si pararendës
i renditjeve globale të universiteteve dhe është më i besueshmi. Në vitin 2025 janë
shqyrtuar mbi 2.500 institucione dhe janë publikuar 1.000 universitetet më të
mira në botë.
Listën e renditjes, 23 vjet radhazi, e kryeson Universiteti i
Harvardit, i ndjekur nga Stanford dhe MIT. Dhjetë
universitetet e tjera kryesore janë: Cambridge (i 4-ti), Berkeley
(i 5-ti), Oxford (i 6-ti), Princeton (i 7-ti), Columbia
(i 8-ti), Caltech (i 9-ti) dhe Chicago (i 10-ti). Në Evropën kontinentale,
universiteti Paris-Saclay (i 13-ti) mbetet më i miri, i ndjekur nga ETH
Zurich (i 22-ti).
Midis universiteteve aziatike, universiteti Tsinghua (i 18-ti)
ngjitet me katër pozicione dhe siguron përsëri statusin e tij si më i miri në
Azi. Universiteti i Melburnit (i 38-ti), që nga viti 2011, për
pesëmbëdhjetë vjet rresht, është më i miri i universiteteve në Oqeani.
Dy universitete përparojnë në 100 më të mirët në ARWU 2025: Universiteti
i qytetit të Hong-Kongut (i 99-ti) nga Hong-Kongu i Kinës dhe Universiteti
i Stokholmit (i 100-ti) nga Suedia. Ka 25 pjesëmarrës të rinj që shfaqen në
listën e 500 më të mirëve dhe 39 universitete që hyjnë në 1.000 më të mirët për
herë të parë.
100 universitetet më të
mira në Renditjen akademike të
universiteteve të botës (AcademicRanking
of World Universities - ARWU) për vitin 2025
|
Renditja në vitin
2025 |
Renditja në vitin
2024 |
Institucioni |
Shteti/Rajoni |
|
1 |
1 |
Harvard University |
Shtetet e Bashkuara |
|
2 |
2 |
Stanford University |
Shtetet e Bashkuara |
|
3 |
3 |
Massachusetts
Institute of Technology |
Shtetet e Bashkuara |
|
4 |
4 |
University of
Cambridge |
Mbretëria e
Bashkuar |
|
5 |
5 |
University of
California, Berkeley |
Shtetet e Bashkuara |
|
6 |
6 |
University of
Oxford |
Mbretëria e
Bashkuar |
|
7 |
7 |
Princeton
University |
Shtetet e Bashkuara |
|
8 |
8 |
Columbia University |
Shtetet e Bashkuara |
|
9 |
8 |
California
Institute of Technology |
Shtetet e Bashkuara |
|
10 |
10 |
University of
Chicago |
Shtetet e Bashkuara |
|
11 |
11 |
Yale University |
Shtetet e Bashkuara |
|
12 |
12 |
Cornell University |
Shtetet e Bashkuara |
|
13 |
12 |
Paris-Saclay
University |
Francë |
|
14 |
16 |
University College
London |
Mbretëria e
Bashkuar |
|
14 |
14 |
University of
Pennsylvania |
Shtetet e Bashkuara |
|
16 |
15 |
University of
California, Los Angeles |
Shtetet e Bashkuara |
|
17 |
18 |
University of
Washington |
Shtetet e Bashkuara |
|
18 |
22 |
Tsinghua University |
Kinë |
|
19 |
17 |
Johns Hopkins
University |
Shtetet e Bashkuara |
|
20 |
18 |
University of
California, San Diego |
Shtetet e Bashkuara |
|
21 |
20 |
University
California – San Francisco |
Shtetet e Bashkuara |
|
22 |
21 |
ETH Zurich |
Zvicër |
|
23 |
24 |
Peking University |
Kinë |
|
24 |
27 |
Zhejiang University |
Kinë |
|
25 |
26 |
University of
Toronto |
Kanada |
|
26 |
25 |
Imperial College
London |
Mbretëria e
Bashkuar |
|
26 |
23 |
Washington
University in St Louis |
Shtetet e Bashkuara |
|
28 |
31 |
New York University |
Shtetet e Bashkuara |
|
29 |
29 |
Rockefeller
University |
Shtetet e Bashkuara |
|
30 |
38 |
Shanghai Jiao Tong
University |
Kinë |
|
31 |
33 |
Northwestern
University |
Shtetet e Bashkuara |
|
31 |
28 |
The University of
Tokyo |
Japoni |
|
33 |
30 |
University of
Michigan, Ann Arbor |
Shtetet e Bashkuara |
|
34 |
33 |
PSL University |
Francë |
|
35 |
32 |
University of
Copenhagen |
Danimarkë |
|
36 |
36 |
University of
Wisconsin, Madison |
Shtetet e Bashkuara |
|
37 |
40 |
The University of
Edinburgh |
Mbretëria e
Bashkuar |
|
38 |
37 |
The University of
Melbourne |
Australia |
|
39 |
35 |
Univ North Carolina
– Chapel Hill |
Shtetet e Bashkuara |
|
40 |
42 |
Univ Sci & Tech
Kinë |
Kinë |
|
41 |
50 |
Fudan University |
Kinë |
|
42 |
43 |
University of
Munich |
Gjermani |
|
43 |
41 |
Sorbonne University |
Francë |
|
44 |
55 |
Swiss Fed Inst Tech
– Lausanne |
Zvicër |
|
45 |
47 |
Technical
University of Munich |
Gjermani |
|
46 |
39 |
Duke University |
Shtetet e Bashkuara |
|
46 |
45 |
Kyoto University |
Japoni |
|
46 |
52 |
The University of
Manchester |
Mbretëria e
Bashkuar |
|
49 |
45 |
The University of Texas
at Austin |
Shtetet e Bashkuara |
|
50 |
43 |
Karolinska
Institute |
Stokholm, Suedi |
|
51 |
50 |
Heidelberg
University |
Gjermani |
|
51 |
47 |
University of
Minnesota, Twin Cities |
Shtetet e Bashkuara |
|
53 |
47 |
University of
British Columbia |
Kanada |
|
53 |
55 |
University Illinois
– Urbana Champaign |
Shtetet e Bashkuara |
|
55 |
58 |
University of
Maryland, College Park |
Shtetet e Bashkuara |
|
56 |
68 |
National University
of Singapore |
Singapor |
|
56 |
55 |
Utrecht University |
Holandë |
|
58 |
58 |
University of
Geneva |
Zvicër |
|
58 |
54 |
Univ Texas
Southwestern Med Center |
Shtetet e Bashkuara |
|
60 |
60 |
Université Paris
Cité |
Francë |
|
61 |
53 |
King’s College
London |
Mbretëria e
Bashkuar |
|
62 |
65 |
University of
Colorado Boulder |
Shtetet e Bashkuara |
|
62 |
66 |
Vanderbilt
University |
Shtetet e Bashkuara |
|
64 |
67 |
University of
Zurich |
Zvicër |
|
65 |
72 |
Sun Yat-sen
University |
Kinë |
|
65 |
63 |
The University of
Queensland |
Australi |
|
67 |
69 |
The University of
Hong Kong |
Kinë-Hong Kong |
|
68 |
61 |
University of Bonn |
Gjermani |
|
68 |
62 |
University of
Southern California |
Shtetet e Bashkuara |
|
70 |
64 |
University
California – Santa Barbara |
Shtetet e Bashkuara |
|
71 |
69 |
Weizmann Institute
of Science |
Izrael |
|
72 |
74 |
University of
Sydney |
Australi |
|
73 |
79 |
Huazhong Univ Sci
& Tech |
Kinë |
|
73 |
69 |
University of
Groningen |
Holandë |
|
75 |
82 |
Nanjing University |
Kinë |
|
76 |
78 |
KU Leuven |
Belgjikë |
|
76 |
74 |
McGill University |
Kanada |
|
76 |
82 |
Monash University |
Australi |
|
79 |
76 |
University of
California, Irvine |
Shtetet e Bashkuara |
|
80 |
77 |
The University of
New South Wales |
Australi |
|
81 |
86 |
Seoul National
University |
Kore e Jugut |
|
81 |
89 |
Wuhan University |
Kinë |
|
83 |
82 |
Ohio State
University, Columbus |
Shtetet e Bashkuara |
|
83 |
72 |
University of Oslo |
Norvegji |
|
85 |
80 |
Aarhus University |
Danimarkë |
|
86 |
86 |
Univ Texas M.D.
Anderson Cancer Center |
Shtetet e Bashkuara |
|
87 |
98 |
Sichuan University |
Kinë |
|
88 |
90 |
Nanyang
Technological University |
Singapor |
|
88 |
81 |
The Hebrew
University of Jerusalem |
Izrael |
|
88 |
90 |
University of
Pittsburgh |
Shtetet e Bashkuara |
|
91 |
90 |
Ghent University |
Belgjikë |
|
92 |
95 |
Xi’an Jiaotong
University |
Kinë |
|
93 |
88 |
Uppsala University |
Suedi |
|
94 |
95 |
University of Basel |
Zvicër |
|
94 |
99 |
University of
Helsinki |
Finlandë |
|
96 |
94 |
Central South
University |
Kinë |
|
97 |
85 |
Technion Israel
Inst Tech |
Izrael |
|
98 |
97 |
University of
Bristol |
Mbretëria e
Bashkuar |
|
99 |
101-150 |
City University of
Hong Kong |
Kinë-Hong Kong |
|
100 |
101-150 |
Stockholm University |
Suedi |
Të dhënat janë publikuar në Shangai të Kinës, më 15 gusht 2025.
Në 100 universitetet më të mira të botës Gjermania ka katër universitete: Universiteti
i Munihut (i 42-ti), Universiteti Teknik i Munihut (i 45-ti), Universiteti i
Hajdelbergut (i 51-ti) dhe Universiteti i Bonit (i 68-ti). Në 500 më të mirët e
ARWU-së, Gjermania ka 35 universitete, kurse në 1000 më të mirët - 51 universitete.
Universitetet e Francës tregojnë konkurrencë të shtuar në
tabelën e fundit të renditjes, me 27 universitete të renditura në 1000 më të
mirët. 18 prej tyre në 500 më të mirët. Katër universitete të Francës ndodhen
ndër 100 më të mirët e botës: Universiteti Paris-Saclay (i 13-ti), Universiteti
PSL (i 34-ti), Universiteti i Sorbonës (i 43-ti) dhe Université Paris Cité (i
60-ti).
Universitetet e Kinës kontinentale e vazhdojnë praninë e tyre të fortë në listën e
ARWU-së me 222 universitete të renditura në 1000 më të mirët, duke tejkaluar në
numër 183 universitetet e Shteteve të Bashkuara. Megjithëkëtë, Shtetet e
Bashkuara ruajnë një epërsi të konsiderueshme në nivelin e 100 universiteteve
më të mira në botë, duke mbajtur 37 vende nga 100 universitetet më të mira në
botë, shifër kjo që i tejkalon ato të Kinës (13) dhe të Mbretërisë së Bashkuar
(8).
Numri i
universiteteve më të mira sipas shteteve
|
Shteti/Rajoni |
100 universitetet
më të mira |
500 universitetet
më të mira |
1000 universitetet
më të mira |
|
Shtetet e Bashkuara |
37 |
111 |
183 |
|
Kinë |
15 |
113 |
244 |
|
Kinë |
13 |
101 |
222 |
|
Kinë - Hong Kong |
2 |
5 |
8 |
|
Tajvan |
0 |
5 |
12 |
|
Kinë – Makao |
0 |
2 |
2 |
|
Mbretëri e Bashkuar |
8 |
37 |
61 |
|
Australi |
5 |
24 |
29 |
|
Zvicër |
5 |
7 |
9 |
|
Gjermani |
4 |
35 |
51 |
|
Francë |
4 |
18 |
27 |
|
Kanada |
3 |
17 |
28 |
|
Suedi |
3 |
10 |
14 |
|
Izrael |
3 |
5 |
7 |
|
Japoni |
2 |
13 |
29 |
|
Holandë |
2 |
11 |
13 |
|
Belgjikë |
2 |
7 |
7 |
|
Danimarkë |
2 |
5 |
6 |
|
Singapor |
2 |
2 |
2 |
|
Kore e Jugut |
1 |
12 |
30 |
|
Finlandë |
1 |
4 |
7 |
|
Norvegji |
1 |
3 |
5 |
|
Itali |
0 |
18 |
41 |
|
Spanjë |
0 |
10 |
36 |
|
Austri |
0 |
6 |
10 |
|
Arabia Saudite |
0 |
4 |
13 |
|
Zelandë e Re |
0 |
4 |
7 |
|
Brazil |
0 |
3 |
18 |
|
Afrikë e Jugut |
0 |
3 |
8 |
|
Portugali |
0 |
3 |
7 |
|
Irlandë |
0 |
3 |
7 |
|
Rusi |
0 |
2 |
7 |
|
Iran |
0 |
2 |
6 |
|
Republika Çeke |
0 |
2 |
5 |
|
Poloni |
0 |
1 |
7 |
|
Egjipt |
0 |
1 |
6 |
|
Hungari |
0 |
1 |
4 |
|
Meksikë |
0 |
1 |
2 |
|
Argjentinë |
0 |
1 |
1 |
|
Serbi |
0 |
1 |
1 |
|
Indi |
0 |
0 |
15 |
|
Turqi |
0 |
0 |
11 |
|
Emiratet e
Bashkuara Arabe |
0 |
0 |
4 |
|
Pakistan |
0 |
0 |
4 |
|
Malajzi |
0 |
0 |
4 |
|
Greqi |
0 |
0 |
4 |
|
Tailandë |
0 |
0 |
3 |
|
Kolumbi |
0 |
0 |
2 |
|
Kili |
0 |
0 |
2 |
|
Etiopi |
0 |
0 |
1 |
|
Estoni |
0 |
0 |
1 |
|
Islandë |
0 |
0 |
1 |
|
Ganë |
0 |
0 |
1 |
|
Katar |
0 |
0 |
1 |
|
Kroaci |
0 |
0 |
1 |
|
Liban |
0 |
0 |
1 |
|
Lituani |
0 |
0 |
1 |
|
Luksemburg |
0 |
0 |
1 |
|
Marok |
0 |
0 |
1 |
|
Qipro |
0 |
0 |
1 |
|
Sllovaki |
0 |
0 |
1 |
|
Slloveni |
0 |
0 |
1 |
Lista e plotë dhe
metodologjia e hollësishme gjenden në faqen e internetit të ShanghaiRanking.
Renditja akademike e
universiteteve të botës (ARWU): Duke filluar nga viti
2003, ARWU ka prezantuar universitetet më të mira në botë çdo vit bazuar në një
sërë treguesish objektivë dhe të dhënash të palëve të treta. ARWU është njohur
si pararendësi i renditjes globale të universiteteve dhe tabela më e besueshme
e renditjes.
Për t’i renditur universitetet e botës, ARWU përdor gjashtë kritere apo tregues
objektivë si:
- numri i ish-studentëve dhe i stafit që e kanë marrë çmimin “Nobel” ose medaljen
“Fields”;
- numri i artikujve të botuar në revista shkencore prestigjioze si Nature dhe
Science.
-
numri i studiuesve që janë në listën e më të cituarve në botë (puna e të
cilëve citohet rregullisht në botime të tjera shkencore), të publikuar nga
Clarivate.
- numri i punimeve të indeksuar në Indeksin e citimit të shkencave,
Merret parasysh edhe:
- numri
i punimeve të indeksuar në bazën e të dhënave të SCI-Expanded dhe SSCI,
- suksesi akademik në raport me numrin e profesorëve të punësuar me vendim të
përhershëm pune.
* * *
Më shumë se 2500 universitete renditen nga ARWU. Janë publikuar 1000
universitetet më të mira. ShanghaiRanking Consultancy (Këshilli i Rangimit i
Shangait) është organizatë e pavarur që merret me hulumtimin e inteligjencës
dhe konsultimet mbi arsimin e lartë. Ka qenë publikuesi zyrtar i Renditjes Akademike
të Universiteteve të Botës që nga viti 2009.
* * *
Në
botë ka mbi 30.000 universitete. Vetëm rreth 2.500 prej tyre i plotësojnë
kriteret e renditjes për Listën e Shangait – ARWU, për të renditur 1.000 më të
mirët çdo vit.
* * *
Universiteti i Tiranës nuk është i renditur në
listën zyrtare të ShanghaiRanking (e njohur ndryshe si Renditja Akademike e
Universiteteve Botërore). Kjo listë përzgjedh dhe publikon vetëm 1.000
universitetet më të mira në botë bazuar në performancën kërkimore dhe
shkencore.
Sipas
renditjeve të tjera ndërkombëtare, Universiteti i Tiranës vlerësohet, si më
poshtë:
- Për
Rajonin e Evropës Jugore është pozicionuar në vendin e 677-të nga 688
institucionet e vlerësuara.
- Për
Publikime dhe kërkime shkencore është renditur përgjithësisht në pozicionin e
2957-të.
- Sa i
përket ndikimi në Web, sipas UNIRANKS mban përgjithësisht pozicionin e 3604-të.
* * *
Lista e Shangait publikohet që nga qershori i
vitit 2003. Çdo vit në Renditjen Akademike të Universiteteve të Botës
përfshihen mbi 2.500 universitete. Publikohen 1.000 më të mirët.
Nga institucionet e arsimit universitar në
rajon, Universiteti i Beogradit
ndodhet në vendin 301-500. Krahasuar me vitin e kaluar kur ishte në vendin
301-400, shënon rënie. Në listë siguroi vend edhe Universiteti i Zagrebit (vendi 401-500). Universiteti i Lubjanës ndodhet në vendin 501-600. Midis
universiteteve më të mira, ndodhen gjashtë
universitete nga Greqia. Në listën e universiteteve më të mira nuk figurojnë
universitetet as nga Bullgaria, as
nga Shqipëria. Në renditjen e fundit
të Shangait, midis 1.000 universiteteve më të mira në botë nuk figuron asnjë
nga Maqedonia e Veriut.
Universitetet e Maqedonisë së Veriut, vite me radhë nuk figurojnë në listën e
Shangait. Në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, Universiteti i Shën Kirilit
dhe Metodit në Shkup shënoi rënie prej 47 vendesh. Kritikët thonë se në 30
vitet e fundit shteti dhe Ministria e Arsimit e Maqedonisë së Veriut nuk kanë
bërë mjaftueshëm për ta përmirësuar cilësinë në arsim, kushtet dhe standardin e
studentëve. Ka munguar edhe financimi i punës shkencore. Nuk u është kushtuar
kujdes studentëve të talentuar.





