Xhelal Zejneli: “Dashuria në kohë të kolerës” – Markez
“DASHURIA NË KOHË TË KOLERËS” – MARKEZ

Romani “Dashuria
në kohë të kolerës” (El amor en los tiempos del cólera) i Gabriel
Garsia Markezit është rrëfim për një dashuri plot pasion dhe durim që zgjat mbi
pesëdhjetë vjet. Personazhi kryesor Florentino Arisa e pret të dashurën e tij Fermina
Daze mbi gjysmë shekulli, ndërsa ajo jeton e martuar me mjekun e respektuar
Urbino në një qytet bregdetar të Karaibeve, të përfshirë nga luftëra dhe
epidemi.
Florentino Arisa është nj poet modest dhe telegrafist i cili kurrë nuk
e harron dashurinë e tij të rinisë.
Fermina Daze është një grua krenare dhe e bukur e cila në rini e
refuzon Florentinon dhe martohet me një
doktor.
Doktor
Juvenal Urbino është mjek i respektuar, luftëtar kundër kolerës, i cili sjell
rregull dhe racionalizëm në jetën e Ferminës.
Florentino
pret që burri i Ferminës të vdesë që të mundë t’ia shprehë asaj përsëri
dashuri.
* * *
Autori flet për
dashurinë që zgjat me dekada dhe që s’ka të shuar,
Markezi flet edhe për sëmundjen dhe
pleqërinë. Flet për kolerën si një sëmundje reale dhe si metaforë për plagët
sociale dhe të dashurisë.
Prozatori kolumbian tregon se si koha i
ndryshon njerëzit, por jo edhe obsesionin e vërtetë.
Kemi të bëjmë me një histori
emocionuese e cila nuk njeh kufij të kohës as rrethana.
Roman është shkruar në gjuhën spanjolle
. Botues është Editorial
Oveja Negra. Për herë të parë është botuar në vitin 1985. Ngjarja zhvillohet në
Kolumbi. Personazh kryesor është: Florentino Arize. Vepra ka 348 faqe. Vepra
është botuar në 37 gjuhë të botës.
* * *
„Dashuria në kohë të kolerës“ është roman i shkrimtarit kolumbian, laureat i çmimit “Nobel”, Gabriel Garsia Markez (Gabriel Garcia Marquez, 1927-2014).

Florentino e pret dashurinë e vet më shumë se gjysmë
shekulli. Pas 53 vitesh, 7 muaj dhe 11 ditë e net, shkon me Ferminën në lundrim
romantik nëpër lum.
Romani është shkruar me një stil të diskret. Ngjarja
zhvillohet në bregdetin e Karaibeve. Karakterizohet nga një rrëfim ciklik me të cilin
Markezi ruan një atmosferë dramatike.
Një sërë personazhesh dytësore përshkruhen në mënyrë komike, kurse emocionet e personazheve kryesore autori i paraqet në
mënyrë sinestetike.
Konsiderohet se me tregimin e pazakontë për dashurinë
në shtigje të gjata, Markezi ka arritur pjekuri letrare. Sipas këtij romani
është xhiruar filmi me të njëjtin emër. Rolin e Florentino Arizes e ka luajtur aktori
spanjoll Javier Bardem (1969- ), i
cili është burrë i aktores spanjolle Peneleope
Kruz (Penélope Cruse, 1974- ).
Shënim:
Gabriel Garsia Markezi (Gabriel José
García Márquez; Aracataca, Kolumbi, 6
mars 1927 – Meksiko, Meksikë, 17 prill 2014) ka qenë shkrimtar dhe gazetar kolumbian.
Në krejt Amerikën Latine njihej me dashuri si Gabo ose Gabito.
Grua e Markezit ishte Mercedes Raquel Barcha Prado (Magangué,
Kolumbi, 6 nëntor 1932 – Meksiko, Meksikë, 15 gusht 2020). Fëmijë të tyre
ishin: Indira Cato, Rodrigo Garcia, Gonzalo Garcia Barcha.




