Thani Naqo: Manteli më i bukur në botë

21.04.2013, 11:27 AM (GMT+1)

Thani Naqo

 

MANTELI MË I BUKUR NË BOTË

 

S’përgjova diellin kur u fsheh pas malit,

Muzgu grizon pyllin e me nxit për rrugë.

Fshatari i regjur gjen rrugën e fshatit,

Mer rrjedhën e lumit mbi zhavorre e gurë.

 

Pllaq-plluq, pllaq-plluq, mes lumit ndal,

Kur do t’ta dëgjoj sërish zërin fërfërimës?!

I mbërthyer u ndjeva brenda guaskës – metal,

Zhgënjimpërzhitur nga stina e brymës...

 

Ky çast hutimi ishte gjumi im më i gjatë,

Një klithmë mëllenje nga hutimi më shkund!

Shoh muzgun e mbrëmjes që po zbriste mbi fshat,

Më të bukur mantel nuk kisha parë kund!

 

2007