Thani Naqo: Edhe era e marrë me grish

28.07.2013, 09:49 AM (GMT+1)

Thani Naqo

 

EDHE ERA E MARRË MË GRISH

 

Sa larg jetojmë, sa larg,

Më larg se polet akull.

Largësia mall e ankth,

Zjarrmi e ëndërrmardhur.

 

Perëndimi vjen me bujë,

Spërkat jod e kripë,

Diellin zhyt nën ujë,

Dhe ujin e ngop me dritë.

 

Çdo perëndim më shfaqesh,

Ti natën zgjedh si limfë.

Ëndrra tezarur, dy skajesh,

Ylber i florinjtë.

 

Sa larg jetojmë, të ndarë,

Mos ki dyshim, një dit'.

Do nisem me erën e mbarë,

Por dhe era e marrë më grish...

 

2010-2013