Thani Naqo: Bukuria e vjeshtës
23.08.2013, 07:47 PM (GMT+1)
Thani
Naqo
PËR
BUKURINË E VJESHTËS
Për ty
grabita karvanin me yje,
Afërditës
i rrëmbeva kurrorën e princeshës.
Emrin
tënd e mbolla në oqeane e pyje,
Moj,
Bukuri e Vjeshtës.
Për ty e
shkela botën tej e ndanë,
I uritur
thitha sisët e pelës.
Akullova
gjurmët në Alaskën e Bardhë,
Për ty,
Bukuri e Vjeshtës.
Për ty u
ktheva, pa shpresë
Ish
dashuria me Humbëtirën e Heshtjes.
Firomën e
fundit... pastaj të vdes,
Në
prehërin tënd, Bukuri e Vjeshtës.
Për ty e
shrydha hënën e florinjtë,
Florizova
kurmin tënd lavrak.
Gjersa të
thinjemi si guna e dhirtë,
E zjarruar, psherëtifsh, ah! kaçak-kaçak!
Të Tjera
Në Fokus










