Skënder Hoxha: Jetën e rrita në këngët e mia

24.03.2013, 07:25 PM (GMT+1)

SKËNDER R. HOXHA

 

JETËN E RRITA NË KËNGËT E MIA

 

1.

Jam udhëtar i palodhur –

Kam mposhtur dyert e llahtarisë

Shigjetat i thyeja me një dorë…

 

2.

Me gjithë baticat dhe zbaticat

Jetën e rrita në këngët e mia –

Unë e Ti të jemi bashkë.

 

3.

Edhe fshatin e strukur n’bungishtë

Edhe qytetin e zhurmshëm –

Në lirikë dashurie i mbaj…

 

4.

Në zinxhirët e jetës

Ëndrra ime merr frymë –

Në parzmen e Takimit të Parë…

(18 mars 2013, Pejë.)