Shprehim ngushellimet per viktimat dhe sherim te shpejte per te plagosurit ne Gerdec te Vores
Me dhimbje te thelle po perjetojme tragjedine qe ndodhi sot ne fshatin Gerdec te Vores.
Ju shprehim ngushellimet familjeve shqiptare dhe amerikane, qe humben pjesetaret e tyre, si dhe te plagosurve sherim sa me te shpejte.
Gjithashtu i japim ngushellime Qeverise dhe Kryeministrit Berisha per kete ngjarje teper te rende qe ndodhi ne Tirane dhe qe ata me shpejtesi moren masat e duhura per te parandaluar nje tragjedi tjeter nga shperthimet e depove te armeve.
Ju shprehim ngushellime Ambasadave shqiptare ne New York dhe Washington, per te gjithe viktimat e humbura nga kjo ngjarje nga me te rendat ne kete fillim shekulli per Shqiperine.
Shoqata e Shkrimtareve shqiptaro-amerikane ne USA, u eshte prane ne keto momente teper te veshtira qe po kalojne bashkatdhetaret tane atje, dhe falenderojme gjithe shtetet qe kane afruar ndihmat e tyre si materialisht dhe shpirterisht.
Falenderojme vellezerit tane ne Kosove dhe qeverine Thaci, qe afruan nje bashkepunim te ngushte per t’i ardhur ne ndihme viktimave dhe Qeverise Berisha.
Nje solidarizim i tille tregon dhe njehere shpirtin fisnik te shqiptarit dhe dashurine qe kemi per njeri-tjetrin, duke dhene ndihme ne momentin e duhur.
Keto tragjedira mos ndodhshin me kurre!
U prefshin ne Paqe shpirtrat e te vrareve dhe u sherofshin sa me shpejt te plagosurit nga ky shperthim bombash dhe armesh.
Sekretare e shtypit per Shkrimtaret,
Keze (Kozeta) Zylo
Mars 2008, New York


