Florim Zeqa: Dorëheqja kolektive shpëtim për LDK-në!
Dorëheqja kolektive shpëtim për LDK-në!

Tashmë një gjë është
e qartë, vetëm dorëheqja e Lumir Abdixhikut nuk paraqet zgjidhje për LDK-në!
Mbase pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të kaluar, largimi i kryetarit
aktualë do t'i hapte rrugën një procesi për zgjedhjen e një kryetari të ri, për
të vazhduar me reforma dhe zgjedhje të brendshme në këtë subjekt politik.
Grupet e interesit brenda LDK-së në pikën e vlimit
Kurse tani pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe
humbjeve serike të LDK-së, dorëheqja e kryetarit aktualë nuk kryen punë! Dy
dekada pas shkuarjes në amshim të liderit historik Ibrahim Rugova, LDK nuk e ka
shijuar as për një herë të vetme fitoren në zgjedhjet parlamentare!
Madje
rrëshqiti aq poshtë saqë vendi i dytë do të ishte i barasvlefrshëm me fitore
për LDK-në!
E themë
pikërisht kështu për faktin se nga zgjedhjet e vitit 2007 e deri në zgjedhjet e
vitit 2019 ishte mbetur partia e dytë në vend, kurse pas zgjedhjeve të vitit
2021 ka rrëshqitur në vendin e tretë duke i humbur katër palë zgjedhje
parlamentare, të tretat më radhë me Abdixhikun në krye të saj!
Dihet
mirëfilli se kryetari aktualë hyri në zgjedhjet e 7 qershorit me pompozitet të
madh nën slloganin e bashkimit të 'djathtës shqiptare', duke besuar në ngritjen
e madhe pas bashkimit me Vjosa Osmanin!
Ngritja e
vogël simbolike e la përseri LDK-në largë vendit të dytë, për t'i mbetur kështu
vendi i parë endërr në shuarje!
Pas humbjes
skandaloze të 7 qershorit, jo vetëm që nuk ndodhi bashkimi i të 'djathtës
shqiptare', ndodhi ndarja dhe përqarja e brendshme më e madhja pas vdjekjes së
Ibrahim Rugovës!
Kjo erdhi si
rezultat i ngritjes së tensioneve në mes klaneve dhe grupeve të interesit në
LDK, të cilat ditëve të fundit e kanë arritur në pikën e vlimit!
Ku si pasojë e
kësaj, secili klan dhe grup i interesit kanë filluar të lakojnë emra për të
parin e partisë.
Për fatin e
keq, asnjëri fraksion politik dhe asnjëri nga politikanët aktualë nuk paraqesin
shpresë për ndryshim në LDK, shkaku i konsumimit të skajshëm të tyre në skenën politike
për 20 vite rresht humbje dhe dështime në politik-bërjen kosovare.
I kërkoj vetëm gjashtë muaj kohë për ta ringritur
LDK-në
Siq e dini ju lexues besnik të shkrimeve të mia,
qytetar të respektuar dhe mërgimtarë, pas humbjes së LDK-së në zgjedhjete e 28
dhjetorit të vitit të kaluar, i shtyrë nga dashuria e pafundme për vendin tim
dhe dëshira e madhe për rikthimin e LDK-së në partinë e parë politike në vend,
pa asnjëlloj ambicie pushteti apo privilegji politik, e paraqita publikisht dhe
zyrtarisht kandidaturën time për Kryetar
të LDK-së.
Kjo erdhi si
pasojë e katandisjes së partisë drejt greminës së pafund dhe zhgënjimin e
thellë të elektoratit të LDK-së ndaj humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje, e
shpreha gatishmërinë për të marrë përgjegjësinë e drejtimit të partisë më të
vjetër në vend, jo pse kam ambicie personale, por, për të ndihmuar në ngritjen
dhe rikthimin e LDK-së në vendin që e meriton.
Edhe tani, po
e përserisë të njëjtën gjë për ta evituar fundin e turpshëm të LDK-së, me
zotimin se do të punoj më nder dhe përkushtim për LDK-në, më dashuri hyjnore
për vendin dhe qytetarët, duke ju garantuar që nga tani e deri në zgjedhjet
eventuale të jashtëzakonshme në vjeshtën e këtij viti, LDK-në do ta kthejë në
vendin e dytë, kurse në zgjedhjet e rregullta parlamentare pas katër viteve,
LDK-në do ta bëjë 'Zonje' të skenës politike kosovare, duke e rikthyer aty ku
na e la lideri historik Ibrahim Rugova.
Ky nuk është
vetëm premtim dhe deshirë personale, por mundësi reale për të përmbushur
kërkesat e elektoratit Rugovian të LDK-së.
Për këtë më duhen vetëm 6 muaj kohë për ta kthyer
në rrugë të mbarë ish LDK-në rugoviane!
Kjo që ofrojë unë nuk është rrugë e re dhe as e
vjetër, por është kthim në ADN-në politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e
cila për qëllim ka rikthimin e besimit të qytetarëve në politikbërje dhe
shtetndërtim.
Vetëm dorëheqja kolektive e Kryesisë dhe e
Këshillit të Përgjithshëm do t'i hapë rrugën ndryshimit substancial dhe
përmbajtësor në LDK.
Ju garantoj se do të organizoj zgjedhje të
brendshme dhe të ndershme, të lira dhe demokratike nga poshtë-lartë, prej të
cilave do të dalin organet drejtuese të partisë.
Besimi i juaj, përgjegjësia ime!
Me përkushtim dhe dashuri: Florim
Zeqa, kandidat për Kryetar të LDK- së.
Orsago (TV-Itali), 03.07.2026


