Gjon Keka: Prezantimi më i mirë para botës së civilizuar se kush ishim e kush jemi
Prezantimi më i mirë para botës së civilizuar se kush ishim e kush jemi

Ky
do të ishte një prezantim më i mirë para botës së civilizuar se kush ishim e
kush jemi në fakte ne:
Gjon
është emri im dhe Dardania atdheu im; nëna jonë e përbashkët është nga
fisnikëria e lashtë ilire, emri i saj është Arbëri( e njohur tani si Shqipëri).
Çertifikata
jonë është kryeheroi Gjergj Kastrioti (Skënderbeu).
Pasaporta
jonë është Nënë Tereza.
Homeri
ynë është Gjergj Fishta.
Shkrimtari
ynë i madh e i njohur në mbarë botën është Ismail Kadare. Këngëtaret tona të
njohura në mbarë botën janë: Dua Lipa, Rita Ora etj.
Bilbilat
e kombit tonë janë: Sabri Fejzullahu, Ilir Shaqiri, Shkurte Fejza etj.
Arkitekt
i Republikës së Kosovës është presidenti i urtë e vizionar Ibrahim Rugova.
Jezu
Krishti është „udha, e vërteta dhe jeta",ashtu sikur ishte njësojë edhe
për kryeheroin tonë Gjergj Kastriotin, Pjetër Bogdanin dhe Nënë Terezën,
poashtu është edhe për ne sot si e vetmja udhë dhe e vërtetë e shpëtimit dhe
dritës së kombit tonë.
Miqtë
tanë që na shpëtuan e po na mbrojnë dhe ndihmojnë edhe sot, janë Austria dhe
ShBA si dhe shumë vende tjera mike europiane.


