Shahbaze Vishaj: Amaneti yt
20.07.2010, 08:39 PM (GMT+1)
Shahbaze Vishaj
AMANETI YT
(Jusuf Gërvallës)
(akrostik)
Ulurimë bishash shemben varre
Stoik qëndrove i pathyer me ideale
Uratën të dha Nënëlokja e Madhe
Fortesë pate shkëmbinj graniti
Guri i atdheut në ty ëndrrën nguliti
Ëndrrën që gjumin ta kishte tretur
Realizuar sot në këtë tokë të djegur
Velloja e nuses t'u bë roje nderi e shtëpie
Atdheu thërriste grishje lirie
Llahtari e tmerrshme mbi armiq
Amaneti yt bartet sot ndër miq
Të Tjera
Në Fokus








