Selim Hasanaj: Urime shteti i Dardanisë, atdheu im Shqipni, urime vllazën shqiptarë...
21.02.2008, 07:37 PM (GMT+1)
URIME SHTETI I DARDANISË, ATDHEU IM SHQIPNI, URIME VLLAZËN SHQIPTARË DHE URIME LIDERSHPI I POLITIKËS SË SHQIPNISË
![]() |
| Selim Hasanaj |
Urime të perzemerta per Presidentin që per mue asht Krenari e kombit tonë , Zotit Prof. Dr. Bamir Topi, Kryeministrit, burrit dhe patriotit të padiskutueshem prof. Dr. Sali Berisha, Kryeparlamentares amblemes së bukurisë dhe burrneshes shqiptare të madhes Zonjë Jozefina Topalli, Kryediplomatit zotit Lulzim Basha dhe të gjithë Parlamentit dhe Qeverisë së Tiranës. Këtë urim vec si shqiptarë e bajë edhe si Kryetar i Degës së LDD-së në Norvegji.
Diplomacia Shqiptare e nanës Shqipni me në krye katershen brilante ; Topi, Berisha, Topalli dhe Basha , kanë vendin në historinë e re të popullit shqiptarë dhe emni i tyne duhet të shkruhet me shkronja të arta. Ata së bashku me diplomacinë mike evroprendimore dhanë maksimumin per të lindë Kosova shtet dhe bile edhe ma shumë se vetë GRUPI i KONTAKTIT nga Kosova të cilet shpesh u shtyjshin me brryla se cili do futet i pari neper kancelaritë e Evropës. Andaj unë si dardan i falenderojë nga zemra.
Zoti e bekoft Popullin Shqiptarë.
Zoti i bekoftë Topin, Berishen , Topallin dhe Bashen.
Me respekt të devotshem i pershendes të katert nga Sarpsborg i Norvegjisë.
Selim Hasanaj
Dega LDD
Kryetar
Të Tjera
Në Fokus



