Sejdi Berisha: Por kurrë mos më rrëfeni...
28.12.2010, 03:08 PM (GMT)
POEZI NË VEND TË URIMIT PËR VITIN
Sejdi BERISHA:
POR KURRË MOS MË RRËFENI...
Duke ecur nëpër histori
Edhe nëpër shkretëtirat e saj
Më thanë
Rri këtu duke shëtitur
Derisa ta zbulosh tapinë e njeriut
Për fjalën e saktë
Për buzëqeshjen pa hile
Kërkova përgjigjen
E fshehur në kripë
Më ndihmo tani
O, vargu im përcëllues
Derisa ta zbuloj vetveten
Derisa t’i tuboj disa grimca rërë
Farën e lumturisë për ta mbjell
Atëherë më hidhni ku të doni
Por kurrë mos më rrëfeni
Për ujin, lulet as gjelbërimin
Sepse e di
Brenda vetes kanë shkrumb
Për tapitë e djegura të tokës
Tema:
Sejdi Berisha
Lajme të tjera
Lajme Popullore


















